Kulturë
Ilir Çumani: Artistë të mëdhenj të një brezi të 'humbur'...?
E diele, 11.12.2022, 07:55 PM
ARTISTË TË MËDHENJ TË NJË BREZI TË “HUMBUR…?”
Ilir
Çumani bën bashkë dy aktorët e mëdhenj, Reshat Arbana dhe Zhani Ziçishti, ashtu
si dikur në filmin e mirënjohur artistik
shqiptar: “Fije që priten”.
Drejtori
i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani
ka postuar një foto me aktorët e mëdhenj Reshat Arbana dhe Zhani Ziçishti, të
njohur për rolet e tyre në filmat e kohës së komunizmit, kryesisht “Fije që
priten”, ku Arbana luante rolin e Sami Amenit, një ish-oficer kriminel i
gestapos, i arratisur pak kohë para vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri,
ndërsa Zhani Ziçishti luan rolin e përkthyesit.
_____________
AKTORË TË MËDHENJ, QË E
SHPËRFAQËN LOJËN BRILANTE NË RRETHANAT E NJË LIRIE TË KUFIZUAR….!
NGA
ILIR ÇUMANI
Sot,
këtë fundjavë, kafen e mëngjesit e konsumova mes një bisedë mjaft të këndshme
dhe interesante me dy nga Miqtë e mi më të mirë, të dy Artistë elitarë,
mjeshtra në lojën aktoriale të ekranit dhe të Kinematografisë Shqiptare:
RESHAT
ARBANA Artist i Popullit dhe Nder i Kombit, ZHANI ZIÇISHTI, Mjeshtër i Madh.
Të
dy artistët janë bashkëmoshatarë 83 vjeçarë. Të dy kanë qënë bashkëstudent në
një kurs, në Institutin e Lartë të Arteve për aktrim, dega Arti Dramatik….
Ata
kanë realizuar bashkë ose veçmas role dhe karaktere shumë domethënëse, mjaft të
spikatura e mbresëlënëse, të cilat kanë mbetur të gjalla në kujtesën shikuesit
shqiptar.
46
vjet më parë, (në vitin 1976), ata do ti bashkonte si partnerë në një shesh
xhirim Filmi mjaft i njohur Artistik Shqiptar “Fije që priten”.
Reshat
Arbana, në këtë film është protagonisti kryesor, në rolin e Sami Amenit, një
ish oficer i gestapos kuislinge, i arratisur shqiptar para vendosjes së
rregjimit komunist në Shqipëri, i cili, disa vite më vonë kthehet i maskuar si
turist i huaj, i infiltruar si agjent për sabotimin e këtij regjimi.
Ndërsa
Zhani Ziçishti, (personazhi me emrin Genci), në këtë film, ishte në rolin e tij
si përkthyes i Sami Amenit…
34
vjet më parë, (në vitin 1988), ata do të ishin sërish partnerë në një tjetër
film televiziv me dy pjesë, “Rikonstruksioni”.
Arbana
në këtë film do të ishte në rolin e një kryeinxhinieri burokrat, megaloman e
mediokër i një porti detar, një kantier nga më të rëndësishëm në vendin tonë.
Shpesh,
me arrogancën, konservatorizmin dhe paaftësinë e tij pengonte novatorizmin, të
rejat e shkencës dhe përparimin e inxhinierëve të rijnve që bënin shpikje të
reja dhe synonin përparimin dhe modernizimin e tenologjisë, rritjen e
efektivitetit ekonomik në këtë kantier…
Në
këtë film, aktori Zhani Ziçishti është në rolin e shefit ekonomist të këtij
kantieri, (një vartës frikacak, i paguximshëm dhe aspak kurajoz, që
shantazhohet dhe trysnohet prej kryeinxhinierit burokrat.
Ky
i fundit, shfrytëzon ndonjë të metë e dobësi të vartësit të tij në punë, duke e
detyruar që të paraqesë një bilanc shifrash fiktive për të mbuluar dështimet në
realizimin e planit 6 mujor…. etj.
Këta
janë Aktorët tanë, që në kushtet e një Shqipërie të izoluar dhe të
indoktrinuar, (ku shumë gjëra kufizoheshin për shkak të propagandës së kohës),
por që gjithsesi, me dashurinë për punën dhe profesionin e tyre mundën që me aq
pasion dhe talent të bënin artin e bukur të lojës aktoriale, që të magjepste
dhe të mbante mbërthyer në ekranin e televizorit të shtëpisë dhe në ekranin
gjigand të kinemasë….
A
mund të konsiderohen këta artistë të mëdhenj një brez i “humbur”, që talentin e
tyre brilant e shpërfaqën në rrethana të kufizuara të një Shqipërie të izoluar
…!?
Nderim
për ta…!