Kulturë
Shyqyri Fejzo: Kur mrekullitë ndjekin njëra-tjetrën
E diele, 11.12.2022, 08:55 PM
Faximile
e kopertinës të librit “Mrekulli muzikore në Gramsh” shkruar nga Mjeshtër i
Muzikës, Alajdin Topciu
Kur mrekullitë ndjekin
njëra-tjetrën
Shënime
për librin “Mrekulli muzikore në Gramsh” shkruar nga Alajdin Topciu
Nga
Shyqyri Fejzo
Duke
punuar për një kohë relativisht të gjatë në rrethin e Gramshit, në vazhdimësi
kam njohur mjaft njerëz, vendas dhe të ardhur, të emruar që punonin në këtë rreth.
Midis tyre bën pjesë dhe familja e Alajdin e Loreta Topciut. Në fillim ata si
arsimtarë u emruan e filluan punën në fshat. Më pas, gradualisht “ngjitën
shkallët” duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre, sidomos në fushën e muzikës. Por
për Loretën, bashkëshorten e Alajdinit, nëpërmjet punës ku punoja, ishin të
interesuar dhe pyesnin se si e kalonin në Gramsh, disa individë me origjinë
hebrej si Jozef Jakoel, ish pedagogu im i mrekullueshëm i kontabilitetit në
shkollën e lartë, me të cilën kam mbajtur lidhje pune dhe më pas, kur punoja në
Bankë, me Mojisi Kantozin që e kishim inspector kontrolli në Drejtorinë e
Përgjithëshme të Bankës Shtetit, si dhe Pepe Kantozin kuadër i rëndësishëm në
Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo ishte njëra anë që për këta njerëz e këtë familje
mu rrit simpatia e respekti. Por, me kalimin e kohës, Alajdini,me punën e tij,
u bë personazh shumë i njohur, për Gramshin, festivalin në Gjirokastër dhe
gjithë personat e institucionet që merreshin me muzikën.
Pas
viteve nëndëdhjetë ata shkuan në Izrael. Gjatë asaj periudhe e deri më sot me
ata na ka lidhur miqësia që kemi bërë me njerëzit e Alajdinit si dhe
krijimtaria në fushën e letërsisë e
televizionit. Po këtë lidhje e ka mbajtur e forcuar dhe fakti qe këta njerëz
janë mirënjohës për jetën që kanë bërë në Gramsh, për njerzit e miqtë e tyre,
duke mbajtur lidhje të vazhdueshme. E quaj me vend të theksoj, se Loreta në
vazhdimësi ka qënë e mbetet e vemendëshme për cdo zhvillim pozitiv që vihet re
në rrethin e Gramshit. Në këtë mes kemi këmbyer mesazhe e vlerësime për
krijimtarinë(sidomos në fushën e muzikës e instrumentave popullorë) për të cilët Alajdini dhe Loreta
kanë një “dobësi” të vecantë. Në qytetin e Hamburgut të Gjermanisë, ku jetoj,
një ditë më vjen njoftimi se “Eja tërhiq një object postar që të ka ardhur nga
Izraeli.” Atë ditë jam lumturuar dhe gëzuar, se mora në duar librin e Alajdin
Topciut “Mrekulli muziokre në Gramsh.” “E përpiva” duke e lexuar e rilexuar në
kohë record. Më dukej sikur lexoja dhe shmallesha me autorin familjarisht, me
rrethin tim, me personat e shumtë që ai përmend në libër nga të gjithë fshatrat
e Gramshit, me vendlindjen time.
Ndërkohë dëgjoja dhe muzikë të krijuar nga kompleksii fyejve të Gramshit e
mjeshtri A.Topciu në dokumentarin “Legjenda e Liqenit të Zi,” ku ato pjesë orkestrale përbëjnë dhe boshtin e filmit. Nuk
jam kritik kompetent i muzikës, por paraprakisht mendoj se ky libër është ashtu
si vetë titulli, një mrekulli. Së pari: Sot ka botime pa masë, të mira, mesatare
dhe të dobëta fare. Në këtë proces nuk përjashtohet dhe roli iparasë, miqtë e
shoqëriae sëmueë, mbase dhe nga mungesa e kritikës e oponencës nisur nga shkolla deri në Akademinë e
Shkencave, ku mungojnë strukturat dhe kritika është tkurrur komplet. Ksisoj,
bota letrare, lexuesi pret me shpresë se një ditë “nga ferra e vogël do të dalë
një lepur imadh.” Po në rastin e Alajdinit ardhja e kësaj vepre është vërtet
një eveniment shumë i rëndësishëm, ku shpalosen njohuritë e autorit, horizonti
i tij në këtë fushë, që për formën si analizohet dhe ku ndodhet, për Gramshin
është një libër fundamental. Së dyti.-Analiza bën fjalë për muzikën në një
rreth që pak kaq ënë i njohur e i ndjerë në këtë fushë. Zbulimi i Alajdinit,i
krahasuar në mënyrë letrare me zbulimin e Kolombit, ishte kryesisht merita e tij.
Fyejt e Gramshit aty kanë qënë nga Pani i lashtësisë që njihte dhe ekzekutonte
17 avaze me fyell e deri më sot që ka shumë instrumentistë vyrtiozë të kësaj
vegle. Qartësia e mendimit e kompetenca e Alajdinit, së bashku me këmbënguljen
stoike të tij, bënë që këto instrumenta të bashkojnë bukur notat e zërat e tyre
dhe të formojnë atë mrekulli të cilën sa herë e shikon dhe dëgjon magjepsesh
për bukurinë e kënaqësinë estetike që të krijon. Ky libër, forma e thjeshtë dhe
e qëndrueshme se si i trajton problemet, është tamam një udhëheqje për veprim për krijuesit e rinj dhe nxënësit që
futen në këtë rrugë të bukur të artit. Për fyelltarin e Gramshit dikur kam
shkruar e botuar një poezi disa vargje të së cilës po I paraqit lexuesit si më
poshtë:
Fyelltari i Gramshit
“Avaze”mori
nga fauni i lashtë me gunë
Dhe
erërat që aty fryjnë vazhdimisht
Ti
mësonte të gjitha iu desh shumë punë
Zotëroi
shumë melodi e avaze,sigurisht
Në
cdo vrimë të fyellit gishtat zenë
Vuajtjet,
gëzimet, gjakun e plagëve
Shpirti
i derdhur në tinguj perlë
Cel
hareshëm kuptimin e fjalëve
Ai
ngjalli në Liesc krushqit e ngrirë
Në
Liqenin e Zi zanën e bukur zgjon
Rreze con në majë të Tomorrit të mirë
Jehona
prêt e përcjell i lashti Kodrion
U
desh Alajdini i mirë fyellit ti japë
jetë
Instrumentat
tradicionale të bashkonte
Me
ato ai krijoi një sinfoni të vërtetë
Me
zell e modesti traditën të krijonte
Orkestrina
komplekse e Gramshit lauruar me medalje të artë në Festivalin Folklorik
Kombëtar në Gjirokastër në vitin 1983
Së
treti.-Libri i Alajdinit del në një kohë kur muzika dhhe vecanërisht ajo
popullore tradicionale ka problemet e veta.
Veprat
muzikore të krijuara nga Alajdin Topciu në lëmin e muzikës, fatmirësisht janë gjithnjë ‘shtatzënë” dhe japin si
në dritën e diellit muzikën e pentagramit, muzikë e cila na ngre në
sferat më të larta duke na pastruar të gjitha pocaqitë, si veset, ferrat apo
cdo bëzhdilë të shpirtit. Ajo muzikë është marrë direct nga kultura e burime
popullore dhe si e tillë,ajo i qëndron kohës. Në lëmin e mpleksur të këngëve
dhe poezive ka dukuri sa të bukura e vyrtioze aq dhe të papajtueshme e
kontradiktore. Ndalim në disa grimca të tyre të cilat në vend që të relaksemi,
na trishtojnë.”Ai që nuk pi rakinë dhe verën, kurrë mos e paftë pranverën”,”Do
të vras babanë…dhe s’të lë pa marrë” “O
pasha…more pasha”, “hani pini dhe këndoni sa të jetë lalagjoni…” Gjithë se kush
bën pyetjen: “Si u ngjitën në pentagram këto poezi?” Kjo, kur sot ka poetë
klasi, në poezi të cilat jo rrallëherë kanë zënë vend natyrshëm në këngën
qytetare dhe popullore. Përvoja tek ne ka treguar se kur shtrohet në pentagram
poezia e tyre, të cilët nuk po i përmend me emër, kënga e vecanërisht ajo
popullore apo ndonjë pjesë muzikore
ekzekutuar nga instrumentë popullorë, del e përkryer dhe merr jetë. Më mirë se
kushdo këtë e ka bërë dhe provuar mjeshtri A.Topciu. Po ashtu dhe instrumentat
popullore, që nën punën këmbëngulëse nën
shëmbullin e Alajdinit mund të cohen më tej , në maja më të larta.
Duke
parë dhe njohur veprimtarinë e mjeshtrit të muzikës Alajdin Topciu dalim me një
konkluzion nisur nga urtësia popullore, se puna është babai i të gjithave.
Alajdini në punën e vet ka qënë një puntor i jashtëzakonëshëm. Kjo vihet re në
takimet, marrje mendime në vazhdimësi në të katër anët e rrethit të Gramshit,
për instrumentat muzikore,për këngët,për vallet dhe gjithë elementët e kulturës
popullore. Ai nisej nga parimi se “ai që kërkon gjen, po ai që këmbëngul, gjen
dhe merr.” Për këmbënguljen Alajdini ka pasur shok veten.
Ky
libër është i veçantë dhe shumë i rëndësishëm, ndoshta, edhe i vetëm i këtij
lloji në Gramsh dhe përbën një ndihmesë tjetër të vyer të autorit nga Izraeli
për Gramshin dhe jo vetëm. Libri është një pasurim i mëtejshëm i literaturës
kulturore-artistike e studimore-shkencore në fushën e kulturës dhe i
bibliotekës së Gramshit e më gjerë, i cili do t’u shërbejë më së miri lexuesve
gramshiotë dhe jo vet?m.A ka dhuratë më
të bukur se kjo që ai i dhuron komunitetit Gramshiot,intelektualeve, shokëve,
shkollave e nxënësve të cilët me një zëri së bashku me ne i urojmë Alajdinit
familjarisht shëndet, gëzim e mirësi, lumturi familjare në prag të vitit të ri
2023.
Hamburg, 10 Dhjetor 2022.