Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Ambasadori Blerim Reka midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life”
E hene, 12.12.2022, 07:55 PM
Konsulli I Përgjithshëm I Kosovës Në NY, Ambasadori Blerim Reka Midis Nxënësve Të Shkollës Shqipe “Alba Life”, Brooklyn
Unë
biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura/ t'i njoh ëndrrat, erërat e
fjetura me shekuj… - Ali Podrimja
Nga
Keze Kozeta Zylo
Shkollat
Shqipe “Alba Life” janë model i mësimit të Gjuhës Shqipe dhe i kultivimit të
vlerave kombëtare dhe atdhetare.
Ambasadori Reka
Mësues,
Nxënës, prindër dhe stafi i Shkollës Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit në
Brooklyn mirepritën me plot përzemërsi Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në
New York, Ambasadorin Blerim Reka.
Ambasadori Blerim Reka shoqërohej nga bashkëhortja e tij, pedagogia
Ymrane Reka dhe Diplomati Fatmir Zajmi.
Nxënësit
të gëzuar e mirëpritën me duartrokitje Ambasadorin Reka dhe bashkatdhetarët nga
Kosova dhe kjo është një traditë e mrekullueshme për gati 16 vjet brenda
mjediseve tona në shkollë. Në dërrasë
shkëlqente si Dielli, Flamuri Kombëtar dhe Flamuri i shtetit të Kosovës. Nxënësit gjithmonë janë kurreshtar, ngacmues
të kujtesës, truri i tyre kërkon sa më shumë të thithë historinë, kulturën,
traditat tona. Një nxënese me sy të
shndritshëm blu më pyeti se pse ne kemi dy Flamuj ku ju i keni shfaqur në
dërrasë? Çdo Komb ka vetëm një
Flamur? Natyrshem ia spjegova me kujdes
për aq sa i lejon mosha e tyre për ta kuptuar, por nga ana tjeër ju ngulitet
mirë në kokë se Bashkimi Kombëtar është detyrë immediate dhe atëhere do të
valojë vetëm Flamuri i Gjergj Kastriot Skënderbeut.
Ambasadori
Reka përshëndeti gjithë të pranishmit, mëuesit, nxënësit, prindërit që i janë
bashkuar Misionit Kombëtar. Me një
elekuencënë të folur dhe plot kulturë ai i falënderoi nxënësit dhe i porositi
që të mos i harrojnë kurrë rrënjët nga kanë ardhur dhe të vazhdojnë të mësojnë
Gjuhën Shqipe, pasi ai është identiteti ynë kombëtar. Është kënaqësi të jem midis jush dhe t’i
dorëzoj z. Qemal Zylo themeluesit dhe drejtuesit të Shkollave Shqipe në të
gjithë Nju Jorkun dhe në Online Abetaren e unifikuar në një nga shkollat tuaja
në Brooklyn. Shkolla Shqipe “Alba Life”
është një model i mësimit të Gjuhës Shqipe dhe i kultivimit të vlerave
kombëtare dhe atdhetare. Ju gjithmonë do
ta keni përkrahjen e qeverisë së Kosovës e cila ka projektet e saj për të
mbështetur dhe bashkërenduar me Diasporën.
Z.
Qemal Zylo e falënderoi në emër të Bordit dhe gjithë mësuesëve Konsullin e
Përgjithshëm të Kosovës në NY, Ambasadorin Blerim Reka për vizitën e tij në
këtë shkollë. Dua të theksoj se Shkollat
Shqipe “Alba Life” gjithmonë e kanë ndjerë përkrahjen dhe mbështetjen e
qeverive të Kosovës dhe për këtë ju shprehim mirënjohjen tonë të pakufishme.
Më
duhet të shtoj këtu se Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në vitin 2018 hapi
siparin e 10-të Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës me nxënësit e Shkolles Shqipe
“Alba Life”.
Disa
nxënës e përshendetën me poezi të ndryshme ardhjen e Ambasadorit Reka. Nxënësit e talentuar si Kelvin Rustani, Altea
Bala, Henri Cami etj interpretuan poezi të ndryshme. Psh Altea Bala interpretoi poezi me titull
“Ëvetarin”, që i kushtohet Abetares së parë, më 1844 nga Naum Veqilharxhi.
…Është
gjuhë e Perëndisë,
Me
Ëvetarin e Veqilharxhit,
Veç
ajo ty do të ndrisë,
Si
një yll në mes të ballit.
Në
mbyllje të vizitës nxënësit bënë fotografi me Birin e Kosovës, Ambasadorin Reka
duke e falënderuar për dhuratën e çmuar që iu solli: Abetaren e unifikuar
Shqipëri-Kosovë.
Duke
bërë fotografi me vehte interpretoja poezinë e famshme të Ali Podrimes si:
Unë
biri yt, Kosovë, t'i njoh dëshirat e heshtura/ t'i njoh ëndrrat, erërat e
fjetura me shekuj…
Faleminderit
Kosovë!
9 Dhjetor, 2022
Brooklyn, New York