Kulturë
Ilir Muharremi: Pse është e veçantë skulptura e Nënë Terezës në Rinas?
E diele, 30.04.2023, 07:55 PM
Pse është e veçantë skulptura e Nënë Terezës në Rinas?
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Ajo
lutet për ne. Hija e saj na vëzhgon kalimthi. Manteli i bardh që mori
identitetin global, shiritat blu në kokë, dy duart në formë lutjeje bashkohen,
simbol i asaj që lutja është kërkesë, dorëzim në duart e Zotit, dëgjimi i zërit
të tij brenda vetes sonë. Skulptura e Nënë Terezës dje u zbulua në Aeroportin e
Rinasit-Shqipëri, mbështetur nga Union Bank për realizimin e saj, e krijuar nga
skulptori Ilirian Shima e cila në vete
ngërthen kompozicion simbolik. Është e kërrusur, imazh i veçimit të saj, skulptori
thekson idenë e jo kopjen origjinale, ai e stilizon në bardhësinë e ujërave të
këtij mermeri.
Skulptura
si njëra ndër artet më e madhërishmja, fokusohet në gjestin, lëvizjen,
raportet, ngjashmërinë e figurës, kapjen e shpirtit, pra hijes se personazhit
sepse ngecje e çdo skulptori stagnon te shpirti real, të cilin ndonëse edhe
mjeshtrit e Renesancës e vështronin skeptik.
Potreti
te kjo figurë zëvendësohet me hijen, duart e saj mbulojnë fytyrën si një
ndërveprim i së brendshmes me të jashtmen, interaktivitet edhe negativ nën
ombrellën e përcepmtimit të opinionit. Por skulptura e sotme e cila jetëson mbi
monumentalen duke theksuar figurat e
njohura kufizohet nën kufijtë e kohës pra stilizimi si mjet force veçantie e
skulptorit që prishë çdo gjë klasike e realiste duke mos anashkaluar asnjë
detaj ngjashmërie mbi petkun kompozicional. E dyta, skulptori ikën nga ajo
shprehje se skulptorët janë të kufizuar nga koha dhe vendi. Këtu vërejmë idenë
e materializuar me një gjetje të veçantë të një guximi artistik mes abstraktes
e pak edhe konceptuales, por abstraktja nuk thellohet shumë në format e veta
sepse secili në pamje të parë ndjenë Nënë Terezën, e pikërisht mjeshtria e
skulpturës qëndron në vrojtimin dhe përjetimin e parë. Pastaj vërshohen
gjykimet te ana proporcionale, baraspesha, draperia, raporti me
hapësirën-arkitekturën që në këtë rast e zbehë shumë skulpturën sepse bardhësia
merr njollë nga ato konstrukte afër.
Kjo
vepër ka shije, ka art individual por edhe kolektiv nëse e shohim nga bardhësia
jonë shpirtërore figurën. Është mishërim idealistik i natyrës së saj, shpirtit
mendjes, një tundim i ikjes nga ajo reale që jemi mësuar ta shohim e të shohim
(arti vepron më ndyshe sepse është art), shprehjes së zakonshme,një orvatje
drejt pasqyrës absolute të idesë si skicë shpirtërore e pastaj material i
bardh. Një ndjenjë racionale e shumë konvencioneve që rregullon shpirtin dhe
mendjen me tentativa abstrakte e që ngjiz syrin e njeriut drejt këtij shtegu pa
kushte. Guximi i artistit tejkalon çdo shabllon kohe.
Dy
skulptura për Nënë Terezën që jetuan shkurt në këtë hapësirë dështuan. E apara
ishte hollakte e zgjatur merret pamjen e raketës, derisa e dytë ishte një copë
bronze e kërrusur si një plakë e varfër, e vajtur tentim për të kopjuar
origjinalen, por fyente figurën e Terezës. Kjo e treta është më e qëlluara dhe
do t’i rezistoj kohës.