Kulturë
Jahja Drançolli: Vanja Radauš - Skënderbeu
E shtune, 29.04.2023, 06:36 PM
Jahja Drançolli:
Si
sot në vitin 1906 lindi skulptori kroat Vanja Radauš (Vinkovci, 29 prill 1906 -
Zagreb, 24 prill 1975), i njohur për skulpturat e tij në mbarë botën. Ai u bë i
njohur në Shqipëri me skicat e tij kushtuar Skënderbeut në vitin 1937!
Vanja
Radauš u diplomua në vitin 1930 në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb, në
klasën e skulptorit të madh Ivan Meštrovi?. Në vitet 1931-32 punoi edhe në
Paris. Nga viti 1940 u bë profesor në Akademinë e Arteve të Bukura 1945-69, ku
drejtoi Punëtorinë e Mjeshtërve të Skulpturës 1950-75. Që nga viti 1947 është anëtar
i Akademisë Kroate të Shkencave dhe Arteve (HAZU). Në fillim ai u ndikua nga
skulptorët I. Meštrovi?, A. Rodin dhe É. A. Burdelle. Radauš u bë e njohur edhe në Shqipëri me
rastin e 25-vjetorit të Pavarësisë (1937), këtë vit kur qeveria Zogu shpalli konkursin
për ngritjen e monumentit të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Tiranë. Atëherë,
skulptorja tashmë e njohur Radauš mori pjesë me dy skica, por në këtë Konkurs u
përzgjodh portreti i bashkatdhetarit dhe bashkëpunëtorit/bashkautorit të
ngushtë, skulptorit të madh kroat dhe botëror, ?ntun Augustin?i? (1900-1979).
Për shkak të pushtimit italian të Shqipërisë (1939), monumenti i Augustin?i?it,
"Gjergj Kastrioti-Skënderbeu", mbeti i parealizuar, ndërsa boceti i
përgjedhur sot ruhet në Arkivin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të
Kroacisë, HAZU. Dhe këtu janë edhe dy skica të Radaushit (që ne i publikojmë),
të cilat u vlerësuan shumë nga juria e përzgjedhur nga Qeveria e Shqipërisë!