E premte, 01.11.2024, 12:02 AM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Në pritje

E enjte, 04.05.2023, 06:50 PM


Tahir Bezhani: tri poezi.

NE PRITJE....

Sot

Tërë ditën jam në pritje

Do më vizitojnë shumë miq

Që me mallin e kohës së ikur

Fortë do i përqafoj

Ata

Moti nuk i kam parë

Edhe pse gjithnjë më rrinë varur

Në bebëzat e syve

Si shkrumb i mbetur moteve

Sot

Jam në pritje të takimeve të reja

Të përhajreve të viteve të  përcëlluara

  ngushticës së  oxhaqeve

Të nxira  nëpër motet

Edhe zerzeleve të rritës sime

Dera po troket lehtë edhe gëzueshëm

Hyni

U them trokitjeve të ngroha

Më djegin përqafimet

E lagën parmakët e heshtur

Po pse t’i numëroj vitet në lodhje

Këta barinj të  shpirtit

Që ruajnë  bukurinë time

Sa interesant

Heshtja që rri në pritjen e gëzuar

Si  tingëllimë e bukur......

DALLGË TË VETMUARA

Më vijnë shushurima të lehta,

Si zhurmë gjethesh n ‘erë

Hyjnë pa trokitje  në dhomën  e  mendimeve

Nguliten  në merimangat e pyllnajës

Buzëqeshja e hidhur i  zbukuron këndet

Pa trazime me krisma anash

Ledhatojnë vetminë time hijeve të mjegullta

Sa më janë ënjt sytë e pafjetur moti

Mes ngrirjes e shkrirjes është tharë ashti

Ndiej fishkëllima këngësh të moçme

Do tela në dridhje vajesh valëviten

Duke i kënduar  durimit të bardhë

Floska malli përkunden rrasave të gurta

Diçka  si tym digjej në brendi,

Në heshtje

E pi  lotin si piklat e shiu etshëm

Buzëqeshja  tretet  qiellnajës

Rrugëve të jetës mistike.....

PIKLA NGA QIELLI....

Një re e zezë n ‘hapësirë

Sillet në boshtin e rrëmujave

Konfrontohet sferave trishtueshëm

Udhëtimeve të asteroideve  në galaktikë

Në planetin toke dridhet frika

Pikla nga qielli vijnë, re të zeza...

Kundërmojnë mbetjet mëngjeseve

Frika humbë rrugën merdianeve

Fjalëboshet i mëshef hëna

N ‘horizont shëtisin mjegullat

Në boshtin e vet të rrëmujave

Rrezet e diellit ndriçojnë ëndrrat

Ripërtërihet buzëqeshja  e vrarë

Pikla nga qielli vijnë pandarë.....

Gjakovë,

Mars,2023



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora