Kulturë
Kasam Shaqirvela: Bjeshkëve të mia
E premte, 29.07.2022, 06:49 PM
BJESHKËVE TË MIA
Nëse
një herë të vetme
të
shkeli këmba në bjeshkët e mia
dhe
etjen e shuajte krojeve të bardha
nëse
veç njëherë e preke majën time
atë
majën e malit që shpon qiellin
për
puthje të reve të bardha
ti
do të kthehesh saherë që
trupi
yt të ketë zjarrmi
aty
do të kërkosh
për
shpirtin tënd freski
bashkë
me aromën e luleshqerave
do
t’ia ndiejsh dheut të atdheut
erën
e baltës së shkelur
por
kurrë e terur...
reshjesh
prej gjaku
dhe
nëse një ditë prej ditësh
vullkani
shpërthen në mua
dhe
lava e tij më derdhet si krua
livadheve
t’mendimeve t’befta
ti,
mblidhi gurët nga dheu...
dhe
me ta ndërtoje kështjellën tënde
sepse
ata gurë të vendit
mbanë
akoma erë Atdheu!
© Kasam ShAQIRVELA
Komentoni
Artikuj te tjere
Ulku Bardh: Sikur e parandjejshme
Hamza Halabaku: Prof. Dr. Ismet Salihu, intelektuali i pathyeshëm që punon vazhdimisht
Gjon Keka: Stema e familjes fisnike Basta
Tahir Bezhani: Njeriu që kujtohet gjithmonë me krenari
Timo Mërkuri: Hymn për fjalën poetike
Visar Zhiti: Hartë e atdheut
Elena Kocaqi: Arvanitët
Luan Kalana: Kush është Prof. Spiro Konda
Neki Lulaj: Himarë
Ziko Kapurani: Vargmali i një romani
Gjon Keka: Arbërorët ose ilirët e vjetër të trimit me famë botërore Gjergj Kastrioti
Blerim Rrecaj: Lulet e bregdetit
Satira nga Sevdail Hyseni
Përparim Hysi: Një poete që "djeg vajguri" me hallet e botës
Gjon Keka: Fjala ''o bir i dashtun'' i shkruar qysh nga lashtësia në një diplomë ushtarake
Mehmet Kraja: Për Ali Podrijen dhe Martin Camajn
Jahja Drançolli: Monumenti i kultit saksono-gjerman në Artanë
Tahir Bezhani: Doli nr.9 i revistës 'urat'
Meti Rexhepi: Medaljone tregimtare
Albert Zholi: Frederik Rreshpja vuajti 17 vjet burg, por mbijetoi me poezinë