Kulturë
Jahja Drançolli: Monumenti i kultit saksono-gjerman në Artanë
E enjte, 21.07.2022, 07:00 PM
Monumenti i kultit saksono-gjerman në Artanë (Nuovabarda, Nouvamonte) i njohur së paku nga shek. XIII-XIV!
Nga
Jahja Drançolli
Monument
i kultit në fjalë në lidhje me dokumentacionin, që doli nga konservimi i vitit
1955 zotëronte këto dimensione: 27,70 x 12, 60. Ndërsa, sipas argjipeshkvit të
Tivarit Marin Bici, i cili kishte vizituar këtë në vitin 1610, monumenti në
fjalë ka mundur ti zinte rreth 3000 besimtarë. Emri i tij, siç e ndeshim në
dokumentet e kohës, Shën Mëria ose kisha sase (Santa Maria chiesa canonicale in
Nouamonte), u bë i njohur në botë edhe sipas shërbimit aty të humanistit Martin
Segoni (?-1485). ). Ajo që tërheqë më tepër vëmendjen këtu janë njoftimet nga
dorëshkrimet të cilat zbulojnë vetëm fillimin dhe fundin e rrugëtimit të jetës
së Segonit. Fillimi ndërlidhet me Artanën, ku lindi në shtëpinë e t’et, Gjon
Segonit, dhe fundi me Ulqinin (1482-1485). Duke bërë kërkime e arkivore në
Padova për arbërit në Universitetin e Padovës, kam pasur privilegj, për të
ndeshur me njoftime që shpiejnë në veprimatrinë e Segonit në Universitetin e
Padovës gjatë viteve 1474-1475. Në universitetin e kësaj qendre të madhe të
kohës, kishte mbaruar studimet dhe në shkurt të vitit 1475 kishte mbrojtur
doktoratën nga e drejta kanonike. Jo vetëm në atë kohë, por edhe disa dekada më
parë u bën të njohura marrëdhëniet në mes të Artanës dhe Universitetit të
njohur në Padova. Brenda këtij kuadri Martin Segoni, njëri ndër humanistët më i
cituar i kohës për tema të luftës, në latinishtën vulgare kishte shkruar
dorëshskrimin e shkurtër kushtuar Skënderbeut: “Tregim mbi Gjergj Kastriotin
[...], i quajtur Skander Beg, Aleksandri i Madh”. Përveç këtij dorëshkrimi janë
të njohura edhe disa shkrime të Segonit në latinisht në të cilat bëhet fjalë
për rrugët e Eurpës Juglindore, si, rrugët që shpien për në Kosovën e sotme, të
cilën e quan Dardani; rruga Egnatia, e cila që nga Durrësi dhe Apollonia shpie
për në Lindje. Gjithashu, në dorëshkrimet e Segonit ndeshim njoftime për trevat
e Arbërisë Veriore dhe Jugore.