Kulturë
Blerim Rrecaj: Perëndim dielli në Prishtinë
E merkure, 13.07.2022, 07:08 PM
Blerim Rrecaj
PERËNDIM
DIELLI NË PRISHTINË
Këmbët
këtu na shpiejnë padashur
Për
herë të parë
Në
verandën e epërme të këtij hoteli
Nga
lart të shohësh është bukur
Edhe
rrugët, edhe njerëzit, edhe ndërtesat
Gjithçka
duke përfshirë edhe shtresa kaosi
Nëpër
rrugët ajrore aeroplanë muzgu
Edhe
dallëndyshe, pëllumba, sorra e korba
Edhe
një shpend më i madh e fillikat
Që
siç duket është lejlek që asgjë s’bart
Dhe
ka kohë që rri varur
Kjo
formë balene prej resh
Në
bishtin e së cilës qëndron dielli
E
kjo pamje që lë gjurmët e veta
Përpara
se të shprishet vetvetiu a nga nata
Mban
brenda vetes në gji
Udhëtimin
e një dite vere endërrzjarrtë
E
vazot me lule në pravazin e verandës
Janë
forca mbrojtëse e saj
NË PARKUN E ERËS NË
SELAC
Pak
para se të mbërrijmë
Në
Parkun e Erës në Selac të Vushtrrisë
Një
krua i bardhë na përshëndet
Na
ofron ujë të freskët të pijmë
Dhe
hedh në duart tona ujë pandërprerë
Që
të lajmë fytyrën e sytë
Këtu
pastaj shohim kthjellët shumë
Peisazhe
përreth
Se
këtu qiellin e kemi bashkudhtar
Që
ec me ne krahpërkrah shoqëruar prej resh
Dielli,
drunjët, bari, gurët e shkëmbijtë
Fluturat,
lulet, insektet e shpezët
I
gëzohen ndjellamirës erë
Hapave,
fjalëve e shkrepjeve tona
Dhe
zukatjes së fluturave gjigande
Që
ia kanë marrë valles
Në
Bajgorën e bukur
Duke
na dhuruar
Energji
të ëmbël e të pastër sot e përherë