Kulturë
Nue Oroshi: 76 vjetori i rënies heroike të Kapidan Mark Gjon Markut
E hene, 11.07.2022, 06:36 PM
Fjala
e Hapjes e mbajtur në Lezhë më, 14 Qershor 2022 me rastin e mbajtjes se
Akademisë përkujtimore të 76 vjetorit të rënies heroike te Kapidan Mark Gjon
Markut nga Mr.sc. Nue Oroshi Kryetar i
Shoqatës së Intelektualeve Shqiptarë “ Trojet e Arbrit “
Të
nderuar pjesëmarrës të kësaj Akademie përkujtimore me rastin e 76 vjetorit te
rënies heroike të Kapidan Mark Gjon Markut;
Zonja
dhe zotërinj,
Pikërisht
sot e 76 vjet më parë Shqiptarisë në përgjithësi dhe Mirditës në veçanti ju vra
Ora.Në historinë shqiptare dihet qartë se kur te vritet ora atëherë ai komb e
merr tatëpjetën.Meqenëse para 76 vjeteve Shqipërisë Etnike ju vra ora,pra ju
vra komandanti legjendar Kapidan Mark Gjon Marku edhe sot e kësaj dite
Shqipëria dhe shqiptarët janë duke i ndier pasojat e vrasjes së orës së
shqiptarisë. Mirdita është me fat që për pesë shekuj bëri qëndresë
antiosmane,dhe kësaj qëndrese i priu dera famëmadhe e Kapidanëve të Mirditës të
cilët me një kushtrim burrash mblidheshin në Shpalë 12 mijë burra të pregaditur
për luftë.
Këtë
kushtrim si çdo herë e thërriste Dera e Kapidanëve të Mirditës e të përgaditur
nga një burrë për shtëpi vinin Mirditorët të armatosur të gatshëm ti marrin
armikut gjak nder vetull. E ky kushtrim burrash zgjati nëpër 13 brezni të
Kapidanëve të Mirditës.Nuk ishte e rastit që kur mordja e zezë komuniste filloj
ta brej si krimb Shqipërinë duke e futur ideologjinë e kuqe pansllaviste, edhe
një herë u dashtë të thirrët kushtrimi.E kët kushtrim nga Dera e kapidaneve te
Mirditës e dhanë tre vëllezërit Kapidan Mark Gjon Marku, Kapidan Ndue Gjon
Marku dhe Kapidan Llesh Gjon Marku. Kapidan Mark Gjon Marku si vëllai me i madh
sipas Kanunit e traditës shumëshekullore të derës se Kapidanëve të Mirditës i
ra prija që ti prinë luftës antikomuniste.
Ai
me një menquri, trimëri dhe devotshmeri të pashoq e udhëheqi luftën
antikomuniste, deri në renien heroike.Në këtë fjalë hyrese të kësaj Akademie e
kam një thirrje për të gjithë Mirditorët pavarsisht se ku jetojnë në Mirditë,në
pjesë të ndryshme të Shqipërisë, Kosovë, Evropë dhe Amerikë që t´iu kthehen
vlerave të historisë dhe traditës se Mirditës. Nuk mundet të shkruhet historia
e Mirditës pa Derën e Kapidanëve të Mirditës se pikërisht kjo derë për 13 breza
ishte në krye të Mirditës dhe ju ndejti afër Mirditoreve si për mirë si për
keq.Kjo familje ishte e afërt me Mirditorët dhe shquhej si për pajtimin e
gjaqeve dhe ngatrresave si në udhëheqje të luftës pa lënë anash edhe shumë
ndihma tjera që ju ofronte mirditorëve në situata të vështira duke shfrytëzuar
kontaktët me Evropën.
Meqenëse
ka tri dekada që mirrem me shkrimin e historisë se Mirditës i di shumë mirë
edhe ngjarjet tragjike që ka pësuar Mirdita gjatë Luftës se Dytë Botërore e
sidomos pas kësaj lufte ku në Mirditë u krijuan dy grupe politike, ai i pari
perbeheji nga atdhetarë e nacionalistë që orientimin politik e kishin drejt
Evropës dhe Amerikës, për një Shqipëri Etnike e Demokratike dhe grupi komunistë
që ishin manipuluar disa të rinj dhe të reja nga kjo ideologji pansllaviste.Kjo
konferencë shkencore nuk e ka për qëllim ta ndaj Mirditën por ta bashkoj.
Mirdita
historikisht ka ditur që të bëj pajtimin. Edhe unë sot si pinjoll i familjes se
Llesh Kokës, nga Oroshi që dikur ishte familje e Bajraktarit të Oroshit, i ftoj
të gjithë Mirditorët që të bashkohën rreth flamurit të shqiptarizmës. Kjo do të
thotë ta vendosim në vendin e duhur historinë e Mirditës,të fillojmë me një
vlerësim ndryshe për Kapidanët e Mirditës e jo siqë i kishte anatemuar dhe
përqudnuar historia e vijës ruso-serbe. Shoqata " Trojet e Arbrit" ka 18 vite që mirret me ndriçimin e historisë
shqiptare. Një vend të veçantë në këto sesione shkencore dhe botimeve të
librave enciklopedik e ka zënë edhe Mirdita.
Për
këtë në pjesën e dytë do të flasim për grumbullimin e materialeve për
përgaditjen e një enciklopedie të krimeve komuniste në Mirditë.Kjo enciklopedi
do ti vëndos në vendin e nderit të gjithë ata burra dhe gra atdhetare që u
flijuan për shqiptarizëm.
Për
tu vendosur historia e Mirditës në vendin e vet, sot do t´iu propozojmë tri ide
që duhet të realizohën shumë shpejt dhe që të fillojnë ngjarjet e të vëndosen
në vendin e duhur. I pari propozim është vendosja e monumentit të Kapidan Mark
Gjon Markut në Shkodër, propozimi i dytë është vendosja e monumentit të Nderit
të Kombit Preng Bibë Doda në Lezhë, kurse edhe Rresheni si qendër e re e
Mirditës nuk do ta lëmë pa ja rikthyer bijtë e vet.
Në
qendër të Rreshenit propozojmë që të vendosët një memorial ku do të shënohen me
shkronja të arta emrat dhe mbiemrat e të gjithë Mirditorëve që janë vrarë nga
komunizmi qofte duke bërë rezistencë heroike në malet e Mirditës, qoftë ata që
u mbytën në torturë nëpër zyret e sigurimit famëkeq komunist.
Këto
tri ide janë të Shoqatës " Trojet e
Arbrit " Kurse tash më dihet dhe është bërë publike nga fondacioni i
familjes Gjomarkaj ndertimi i Sarajeve shekullore në Orosh të Mirditës ku qdo
mirditor në Shqipëri , Kosovë , Evropë dhe Amerikë e ka obligim kombëtar që ta
jep kontributin e ti për ta rindërtuar kullën shekullore. Me këtë rindertohët
edhe historia e Mirditës heroike.Sot kapidan Mark Gjon Marku pas 76 viteve po
ju kthehët Mirditës dhe mbarë shqiptarisë. E gëzofshin të gjithë shqiptarët
heroin e vërtetë të Shqiptarizmës kurse Mirditë faleminderit qe i dhatë
Shqipërisë Etnike komandantin legjendar Kapidan Mark Gjon Markun!