E shtune, 20.04.2024, 02:04 PM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Europe mashtruese

E merkure, 06.07.2022, 04:52 PM


Neki Lulaj

EUROPË MASHTRUESE

Çuditërisht

Këtij shekulli po i vje era  mashtrim

Ajrit po i vjen era gënjeshtra

Tokës akoma  po i vjen era gjak

Arsyes po i vjen era  zhgënjim

Servilët  me thika pas shpine

Koten e zgërdhihën si qenët

Gulfat e djersës  ju rrjedhin laprave rreth qafe

Në llogoret e premtimeve boshe

Në këtë shekull me fërfëllazë, me borë baltë

E tradheti .

Demonët e zi me sy gjarpëri

Ngatrruar me kollare

Flejnë mbi harta me gërsherë në dorë.

E mbarë  qytetarët e Dardanisë

Në mes ëndrres dhe zhgjëndrrës.

Dridhem

Nga  kryeneçësia që  mallkon.

Po mashtrohem sërish me gënjeshtra shekullore

Ata po e lëmojnë atdheun  me shputa ariu

Me gërshërë leshi.

Më prangat që të mbeten mes dore.

Po druajë  se do ti mallkojë  perendija

Shpirt zinjët e ketij shekulli

Qe i mban shpresa

Shoh zogjtë e atdheut plotë gaz

Dhe pyesin…?

Kur do te rrezeje drita e shpresës

Qe sjellë edhe për ne me shumë dashuri !...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora