Kulturë
Lekë Mrijaj: Është përkujtuar dhe promovuar monografia e prof. Prend Buzhalës kushtuar Osman R. Gashit
E marte, 28.06.2022, 07:01 PM
Është përkujtuar dhe promovuar monografia e prof. Prend Buzhalës kushtuar Osman R. Gashit me titull "E bukura ka vetëm një emër"
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Me
21 maj 2020, në hollin e Shtëpisë e Kulturës "Jehona e Dukagjinit" n?
Klinë është përkujtuar krijuesi, dramaturgu dhe piktori i mirënjohur, Osman R.
Gashi, njëkohësisht edhe është promovuar monografia e prof. Prend Buzhalës
kushtuar Osman R. Gashit me titull "E bukura ka vetëm një emër" .
Është një libër i cili edhe është vlerësuar nga dashamirët e librit e
referuesit në fjalë u cilësua si një libër i nevojshëm për të pasuruar kulturën
artdashëse të historiografisë klinase e kosovare. Njëkohësisht është një libër
që taman tregon profilin letrar dhe kulturor të poetit, dramaturgut,
prozatorit, aktorit dhe prozatorit të mirënjohur, Osman R. Gashi.
Paraprakisht
autori i librit, prof. Prend Buzhala, me një grup veprimtarësh e
bashkfamiljarët e Osman R. Gashi, benë homazhe te varri i kulturologut e
eruditit klinas, Osman R. Gashit në Çabiq, homazh në kuadër të 42-vjetorit të
vdekjes aksidentale të tij.
Ky
manifestim përkujtues e promovues është mbajtur nën patronatin e Dejtorisë për
Kulturë Rini dhe Sport të Klinës e që është drejtuar nga panelistet, znj/sha
Fatjona Gashi, drejtoreshë e kulturës, prof. Mikel Gojani, redaktor i librit,
prof. Idriz Berisha, e prof. Prend Buzhala, autor i librit. Me ç'rast veç
familjarëve e miqve të Osman R. Gashit morën pjesë edhe shumë kulturdashës
klinas e dukagjinas.
Autori
i librit "E bukura ka vetëm një emër”, gjatë promovimit të sotëm të
librit, përshkroi rrjedhën e subjektit të librit-Osman R. Gashit, pikërisht tha
se ndjehet i lumtur që arriti ta botojë këtë libër, duke shprehur falënderim
për të gjithë ata që kontribuan në botimin e tij si dhe pjesmarrësit e sotëm.
Ishte
prof. Mikel Gojani, redaktor i librit, i cili bazuar në librin e prof. Buzhala,
foli për profilin kulturor, veprimtarinë dramatike, botën shpirtërore si dhe për
biografinë e Osman R. Gashit, duke thënë veç tjerash: "Vargu i Gashit
është i gjallë dhe me plot natyrshmëri poetike." Kurse librin e dytë, duke
e cilësuar si një nivel më të lartë artisitik në krahasim me librin e parë,
studiuesi Buzhala shprehet: “Vëllimi poetik “Vetëm një emër” e ka të veçantën e
tij: ai del nga shtypi ditën që po varrosej autori i tij, Osman R. Gashi! Libri
vinte si testament në vend të të gjitha testamenteve: me mesazhet që përcillnin
vargjet, me përkushtimin e tij krijues ndaj së bukurës, kulturës dhe artit, si
dhe me pikturën-testament te kopertina e librit. Ashtu sikundër e gjithë
krijimtaria e tij letrare, edhe te këto lirika ai preokupohet me fatin e
njerëzve të këtij trualli. Ata janë bashkëvendësit e tij, siç i quan me empati
lirike: fshatarët, të cilët kanë kaluar dhe po kalonin nëpër shumë ngritje e
zbritje, batica e zbatica ekzistenciale. Në to ka sakrifica, vuajtje
psiko-sociale, trishtime e pikëllime, tragjikë e dhembje të pafund; por ka edhe
çaste hareje, gëzimi, kremtesh, dasmash, gëzimesh për secilin hap emancipues.”
Ndërsa
prof. Mikel Gojani, kumtesën e tij e përmbylli me fjalët:
"Prend
Buzhala, autor i 93 librave të botuar dhe i 17 të tjerëve që i ka botuar nën
përgatitjen e tij; në mesin e gjithë këtyre lirave, një seri titujsh janë
monografitë për shkrimtarë, po edhe për figura historike apo për dëshmorë të
UÇK-së. Në mesin e 14 librave të tillë, po përmendim monografitë studimore
letrare për Shën Jeronimin, Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, Kadarenë, Ali
Huruglicën, Ramiz Kelmendin, Mirko Gashin etj., kurse me interes për Klinën
janë ato për krijuesit e afirmuar të saj si Gjon Gjergjaj, Ismet Krasniqi,
Idriz Berisha, Mikel Gojani, për dëshmorin Mujë Krasniqi, për humanistin Pjetër
Gjoni, për SHHB “Nëna tereze” (në bashkautorësi me Mikel Gojani), deri te
kjo për Osman R. Gashin"- tha prof. Gojani, në fund të kumtesës së tij në
manifestimin e sotëm të mbajtur në Klinë.
Për
librin dhe me nga një fjalë përshëndetëse kanë folur dhe janë paraqitur,
znj/sha Fatijona Gashi, drejtoreshë e kulturës, prof. Ismet Krasniqi-Lala,
artist, z. Dibran Fylli l, z. Fazli Ferati si edhe piktori, Idriz Berisha
njëkohësisht edhe me një fjalë përshëndetëse është paraqitur edhe z. Daut
Demaku.
Në
fund me një fjalë përshëndetëse është paraqitur nipi i bashkfamiljarit të Osman
R. Gashit, z. Arben C. Gashi. Autori i librit, prof. Prend Buzhala për të
gjithë të pranishmit dhuroi nga një libër të tij të promovuar në këtë
manifestim.