Kulturë
Vilhelme Vrana Haxhiraj: Kadri Tarelli nga Durrësi vlerësohet me çmim ndërkombëtar në Itali
E enjte, 23.06.2022, 08:56 PM
Kadri Tarelli nga
Durrësi vlerësohet me çmim ndërkombëtar në Itali
Nga
Vilhelme Vrana Haxhiraj
Dyrrahu antik,
është qyteti i vlerave kombëtare, jo vetëm nga pikpamja e lashtësisë që i takon
shek XIII-XI pr Kr. Ai u ndërtua nga
Taulantët ose dallëndyshasit. Rikthimi i tij i përhershëm, pas çdo
shkatërrimi, i ngjet shtegtimit të
dallëndysheve që migrojnë në vjeshtë dhe kthehen në pranverë.
Durrësi njihet për
pasurinë e madhe të kulturës
arkeologjike, por sot ky qytet bregdetar, veç trasëgimisë kuturore
arkeologjike, ka të drejtë të mburret me njerëzit e tij.
Dyrrahu i lashtë,
njëri ndër portet më të mëdhenj të Mesdheut në antikitet dhe Mesjetë, sot është porti më i madh i Shqipërisë së
kohës moderne. Qyteti i lashtë bregdetar
ka qenë si pikë strategjike për të lidhur perëndimin me lindjen. Ndaj
pushtuesit e huaj që nga Helenët, Romakët, Venecianët dhe gjithë të tjerët me
radhë, kanë synuar ta kenë Durrësin rezidencë të tyre sinjë portë hyrëse për të arritur në kryeqendrën e
lindjes, Kostandinopojën. Banorët e tij në çdo kohë i kanë pritur pushtuesit me
armë. Pikërisht për këtë rezistencë dhe mosbindje të banorëve durrsak, e kanë
djegur dhe shkatërruar disa herë. Veç dorës gjakatare të të huajit, Durrësin e
kanë ndjekur dhe fenomenet tragjike të natyrës, tërmetet. Shkatërrimet e tij kanë filluar me tërmetin
që shfarrosi Epidamnin antik, deri në atë të 26 nëntor 2019, gjurmët e të cilit
janë ende të pranishme. Megjithatë Durrësi e ruan fizionominë e tij si një
qytet i bukur legjendar. Kjo është meritë e njerëzve të tij të mrekullueshëm,
bujar, punëtorë dhe të kulturuar që e kanë ruajtur strukturën e tij të hershme.
Pikërisht qytetarët e tij e zbukurojnë dhe ia rritin madhështinë Dyrrahut të
lashtë.
Durrësi ka dhënë
mjaft vlera në të gjitha fushat e jetës, por unë do të veçoja vlerat e tij në
art dhe letërsi. Ishte nga Durrësi aktori i madh me famë botërore; Aleksandër
Moisiu që bëri përmbysje të teatrit mondan dhe solli risi në aktrim si në
skenën e teatrit, dhe në ekranin e kinemasë të shek XX. Për vlerat e tij të
padiskutueshme në modernizimin e teatrit dhe filmit, pasi ka përjetësuar
kryeveprat botërore si askush tjetër. Për vendin që zë ai në artin botëror, unë
e kam përzgjedhur tek studimi im, njërin ndër 90 Elitat Kombëtare.
Durrësi gjithashtu
njihet si qytet i arsimit, kulturës, i poezisë dhe i teatrit. Nuk do të përmend
të gjitha figurat e ndritura që lindën, u rritën dhe i dhanë vlerat në Durrës.
Për vetmohimin dhe
vlerat që kanë dhënë si një homazh nderimi, po sjell ndëmend me veneracion,
aktorët e mirënjohur të Durrësit që nuk jetojnë më. Nderim për Regjisorin Gjergj Vlashi,
aktorin e ekranit, Gulielm Radoja,
aktotrin Vangjel Heba, aktorin e paharruar të humorit dhe mikun e
familjes sonë, Fadil Hasa. Njerëzit
e ndritur as i kanë munguar dhe as i mungojnë Durrësit
Për këto pak
rreshta që po i kushtoj Durrësit, shkak u bë qytetari i mirë, Njeriu “Njeri”,
mësuesi i palodhur veteran, studiuesi, analisti letrar dhe poeti Kadri
Tarelli, i cili mori pjesë në një konkurs internacional dhe fitoi një çmim
prestigjioz. Poezia fituese e tij është e çmuar sepse hyri në Antologjinë
Internacionale të Poezisë, me autorë nga e gjithë bota. Ky është një
vlerësim i madh sepse i bëhet nder Kadriut, Shqipërisë, Durrësit dhe Lidhjes së
shkrimtarëve.
Kadri Tarelli fiton çmim ndërkombëtar poetik në Itali
Si e njohim z. Kadri Tarelli ?
Z.Kadri Tarelli është një vlerë e shtuar dhe e pamohueshme për Durrësin. Është çudi e
madhe me ne shqiptarët! Shteti me institucionet e tij dhe politika
shumëngjyrshe shqiptare, i kanë njerëzit para syve dhe nuk i shohin. Këta
krijues, me punën e tyre vetmohuese,
reklamojnë vlerat e kombit në ekranet e TV, në mediat e shkruara apo
elektronike, nëpër podiume festive si brenda vendit dhe në trojet tona etnike,
apo nëpër libra dhe askush nuk kujtohet se edhe këta njerëz janë një vlerë e
veçantë e kombit. Intelektualët shqiptarë gjithmonë i ka vlerësuar bota. Mirë
ata që janë në emigracion, por Kadriu dhe sa të tjerë, më parë i ka spikatur
bota se, vendi i tyre i kalënë në harresë.
Shqipëria e
politizuar hesht për intelektualët që bëjnë një punë krijuese, e cila u vlen
situatave të rënda që jeton sot kombi ynë që po shkon drejt shpërbërjes dhe
plakjes së kombit.
Njerëz vizionarë si Z Kadri, me punën e tyre krijuese apo shkencore, u japin shpresë
shqiptarëve të demoralizuar nga rritja e çmimeve, varfëria e skajshme,
papunësia, korrupsioni, padrejtësia, krimi i pandëshkuar, mërgimi etj. Këto
plagë të pashërueshme në trupin e mëmës sonë Shqipëri, janë bërë gangrenë për
kombin më të lashtë. Kadri Tarelli shquhet si një veprimtar i shquar në
mbrojtjen e të drejtave të fëmijlëve dhe në fushën e edukimit. Ndaj zëri poetik
i Kadriut, analist i shquar si ai, poet që
tematikën e merr nga përditësia dhengre zërin për realitetin e hidhur,
ai aludon me poezinë e bukur e domethënëse që titullohet, “E Pabesë Është
Dashuria” ! Një paralelizëm fantastik i kësaj ndjenje lozonjare,por e
domosdoshme dhe pabesisë së jetës!
Urime zoti Kadri!
Jetëshkrimi dhe aktivetiti i tij i shquar në disa fusha edukimi
. Kadri Tarelli ka
lindur në Devoll të Korçës, Prill 1943.
. Prej viti 1954
jeton në Durrës, ku mbaroi arsimin 7-vjeçar dhe gjimnazin.
. Ka kryer
Universitetin Shtetëror të Tiranës në degën Histori-gjeografi.
. Ka punuar si
mësues dhe drejtues shkolle rreth 45 vjet, në disa rrethe të vendit, mes tyre
edhe katër vite në arsim jopublik.
. Në shtator 2010,
ftohet në Kolegjin “Turgut Ozal”, në Durrës, si hartues i revistës
letrare-shkollore-shkencore, me titull “Buletini”. Detyrë që vazhdoi për katër
vjet.
. Ka mbi 30 vite
që publikon shkrime në shtypin e shkruar të Tiranës, Durrësit, më tej në
Kosovë, Britani e Madhe, Zvicër dhe në SHBA, Suedi, etj.
Vlerësime të merituara
*Medalja “Naim
Frashëri”, nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë. Motivacioni: “Është dalluar
për punë të ndërgjegjshme dhe për arritje në mësimin dhe edukimin e nxënësve”.
Tiranë, më: 12. 06. 1990. Dekret: 7390.”
*Çertifikatë
"Noble Star for literature”, nga Akademia Kombetare e Artit dhe
Kulturës në Indi, më: 31. 12. 2019, me motivacion: “Kjo certifikatë i
paraqitet zotit Kadri Tarelli, poet, autor, botues, dhe veprimtar shoqëror. Për
njohjen e kontributit të tij në letërsinë dhe kulturën botërore".
*Pranuar “Ambasador
for Peace”, nga “Universal Peace Federation”.
*Dhjetra
certifikata vlerësimi dhe mirënjohje, nga konkurse, organizma letrare,
shoqërore dhe shtetërore.
*Në konkursin
poetik “Ora e poezisë”, Tropojë, maj 2018, vlerësohet me “Çmim
special”.
*Në konkursin
poetik, zhvilluar në Itali, Qershor 2022, vlerësohet me çmim internacional.
Libra të Botuar: Sh B. “Milienum i
Ri” Durrës
* “Misionarë në
udhën e dijes”. Publicistikë, 2013.
* “Kur lexoj një
libër”. Kritikë letrare, opinione, intervista, reportazhe. 2017.
* “Hytbi Tarelli,
Mjeshtër i penelit dhe daltës (monografi).2019
* “Koha në
vargje”, 2020,
Mirënjohje konkursit poetik në Itali.
Përshëndetje miq
dhe dashamirë të nderuar dhe lexues të zellshëm të shkrimeve dhe poezive.
Sapo jam kthyer
nga Italia, ku mora pjesë në ceremoninë kushtuar konkursit poetik, në: 5 Qershor, 2022, organizuar në 31 vjet me
radhë, në “Vila Santa Cuore”, në Triuggio, pranë qytetit Monxa.
Në konkurs morën
pjesë rreth 70 krijues nga shumë vende të botës, ku pjesëmarrës isha edhe unë
me poezinë: “E pabesë është dashuria”, poezi që u vlerësua me vend të katërt.
Nga Shqipëria në
konkurrim ishim tre pjesëmarrës: Unë nga Durrësi, Dhimitër Pojanaku nga
Pogradeci dhe Matilda Miraka nga Elbasani. Në këtë veprimtari, Dhimitiri dhe
Matilda nuk u paraqitën. Shpreh kënaqësi që takova italianen Silvia Storti
Shelyta, njohëse e gjuhës shqipe, që ka përkthyer poezinë e poetes Matilda
Miraka. Mes nesh si shqiptarë ishte edhe Mehdi Krasniqi, nga Malisheva e
Dardanisë.
Me këtë rast
falënderoj znj. Irma Kurti, banuese në Itali, e cila bëri të mundur
pjesëmarrjen time, duke përkthyer poezinë, në Italisht.
Përshëndes
organizatorin e këtij kuvendi poetik, z. Alessandro Villa, që dejtoi të gjithë
veprimtarinë dhe jurinë, tepër objektive dhe profesionale artistikisht.
Të gjitha poezitë konkuruese u përfshinë në librin: “Antologia del Premio
Internazionale”.
Lexim të këndshëm!
3
Poezia fituese
Kadri Tarellit që hyri në antologjinë internacionale:
E PABESË ËSHTË DASHURIA!
Frymë deti,
puhi mbi valë,
Shtrihet bregut dhe përtej...
Psherëtinë...,
më sjell ca fjalë:
-Më rri pranë dhe unë rrëfej…..!
E pabesë...
është dashuria!
Mos u fshih,
kudo të gjen.
Ka bekim nga perëndia,
Në çdo moshë të rrëmben.
Mos mbyll sy...,
e mos rrudh ballë,
S’shuhet prushi nën hi,
Dashuria mbetet gjallë,
Në çdo shpirt...
ndez një qiri.
Miku ynë, Kadri
Tarelli, edhe një herë Urime, suksese të mëtejshme, jetë e shëndet dhe sa më
shumë prodhimtari!
Me konsideratë, Vilhelme e Fitim
Haxhiraj
Vlorë, 22.6.2022