Kulturë
Mevlud Buci: Nëpër kohëra, nëpër vite
E premte, 17.06.2022, 08:44 PM
NËPËR KOHËRA, NËPËR
VITE…
TRIPTIK
NGA
MEVLUD BUCI
Shpirti
dhe kënga rrezatojnë dritë njerëzore dhe hyjnore. Para se të hyj nëpër rrjedhat
e këtij triptiku, më duhet të përmend
një trinom të një urtaku katolik:jeta,
dashuria dhe mirësia, i cili ka domethënien e gjurmëve që lë njeriu dhe të
kujtesë ndër kohëra e vite. Jeta është e shkurtër, por brenda mban tharmin e
shpirtit, djersës dhe këngës. Ky trinom do të jetojë në breza, sa të jetojnë
brezat e Dibrës dhe të shqiptarisë.
1.
PËRSE MË PIKOI NJË LOT?
Duke
udhëtuar nëpër Rrugën e Arbërit, në atë rrugë, jo siç është sot, ecën
gjysh-stërgjyshërit e mi më këmbë, dëgjoj një këngë të Naim Plakut. Dy djem të
rinj, Flori Flamur Shehu e Mahir Hasani
më pikasën teksa më shpëtoi një lot dhe më thanë:
-Xhaxha, përse derdh
lot?. . .
U gjenda si ngushtë, por
shpejt u thashë:
-Mallëngjehem teksa
kujtoj penëviganin Naim Plaku…
Ndërsa
vargjet e këngës sikur donin të dilnin me forcë nga kabina e makinës e të
ushtonin në hapësirë:
Hej, fëmija e djepit kërkon pushkën,
Plaka në votër e theu
furkën,
Gratë në llogore e
pjekin bukën
Hej, bini trimat e
mejdanit,
Hiqni sumllat e
xhamadanit,
Me mbush hutën e
dibranit….
Naim
Plaku nuk është më, por sa herë dëgjoj këtë këngë, më vjen pranë me hijen
madhështore të poetit profetik, me vargun shpërthyes e gurgullues…
2.
XHAFER MARTINI
Nëse
Akademia e Shkencave , ndonjë institucion letrar apo asosacione të tjera do të
analizonin veprën e Xhafer Martinit, me siguri
kjo do të pranohej me dashamirësi
dhe kënaqësi dhe atij do t`i akordoheshin dekorata, çmime, certifikata
mirënjohjeje. Por dekorata më e madhe e tij është vepra prej 40 vëllimeve. Të
gjitha librat e tij, romane, tregime, monografi, studime, gjurmime etnopsikike
janë të bukura, por mua seç më tërheq disi veçan, romani 120 faqe”Fshati Mosqofsh”. Është një
libër me një titull interesant dhe me një përmbajtje të fuqishme , gdhendur me
realizëm dhe me një psikikë të veçantë, me ide të forta dhe tipa, karaktere
mbresëlënëse. Ky libër, krahas lexuesve të shumtë, është vlerësuar edhe nga dr. Rovena Vata,
studiuese. Aty zbërthehen enigmat e jetës, dukuritë negative të fshatit
shqiptar, që ka degraduar në
demokraturë, ku servili gënjen, shpif, mashtron sheshit, damkos. Një prozë me
një satirë të fuqishme rabëliane,
shkruar me mjeshtëri. Mjeshtri i fjalës Xhafer Martini arrin të tipizojë aq
bukur, sa proza e tij bëhet magjike dhe
konkrete, me një sharm të jashtëzakonshëm.
3.
TOFIK TOTRAKU DJALI QË
DRITËSON VENDLINDJEN
Tofik
Totraku është emigrant në Itali, por ai nuk e harron vendlindjen, Lukanin e tij
të dashur. Emigantët janë heronj zëmëdhenj të punës së ndershme dhe të mendjes
pjellore, ata shkruan dhe shkruajnë akte
guximi dhe vullneti , duke kapërcyer dete dhe shtigje të panjohura.
Tofiku, së bashku me vëllanë e tij, Latifin, ngriti vilën në
Bathore, por edhe vilën e re me muret e gurta të kullës , përballë Valit
shkëmbor. Nuk mund të harrohet vendlindja, jo thjesht për nostalgji, por aty
është kujtesa për gjyshërit, baballarët dhe njerëzit e fisit, që e ruajtën dhe e hijeshuan atë në shekuj.
Kullën e tij të re ai e rrethoi me mure guri dhe tani brazdon tokën, e mbjell
atë, tokën që trashëgoi nga gjysh Veliu
dhe babai Mehmeti. Ky bir i Lukanit shquhet për mirësi, humanizëm, për dashuri e respekt për fisin fshatin e respekton
traditat. Shqipja fluturon me krahë dhe Tofiku
ka në gen e përditshmëri respektin për vëllezërit, kushërinjtë, shokët e
miqtë.
Çdo
vit më 20 Maj ai ngjitet në lartësitë e Pratit në Livadh të Gjatë, ku feston populli i Katër Grykëve, së bashku me
kushëririn Ahmet Sharë Totraku e plot të tjerë. Do mbetet si kujtim I paharruar
fakti që para tre vitesh ai solli në podiumin e maleve këngëtarin Sherif
Dervishi dhe Musë Dautin e Hasit. Solli byrazerët , bijtë e Menës së Lurës
trime , Dan Seit Mena, Adriatik Skënder Mena.
Tofik
Totraku dëshmi të dinjitetit të tij ka provat e punës dhe të mirësisë. Ai i
gëzohet vajzës së vogël dhe bashkëshortes, bijës së Markes së Mireshit të
Dibrës.
I
thjeshtë i urtë, punëtor e zemërbardhë, shembull kurajoje dhe guximi, për ta
parë jetën si arritje dhe përparim, si dëshmi e respekt edhe për të tjerët…