E hene, 11.11.2024, 12:32 AM (GMT)

Kulturë

Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës

E enjte, 23.06.2022, 05:22 PM


Botimi i ri i UET PRESS/ Gani Mehmetaj hedh dritë mbi figurën pak të zbuluar të Ibrahim Rugovës

Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore…Kështu e përshkruan Gani Mehmetaj presidentin e Kosovës në librin e tij më të ri “Rugovën si e kam njohur”, botim i UET PRESS.

Rugovën, si e kam njohur” është libri më i ri i shkrimtarit dhe gazetarit Gani Mehmetaj, botuar nga UET PRESS. Ajo që e bën të rëndësishëm këtë libër për lexuesin është fakti që Ibrahim Rugova, me të gjithë dimensionet e veta, mbetet një figurë ende e pazbardhur në mjedisin shqiptar, sa i takon kontributeve, rolit që ka luajtur dhe gurëve të themelit që ka vënë në komunikimin e zërit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Ngjarja më e rëndësishme e gjysmës së dytë të shekullit XX, mendon shkrimtari Gani Mehmetaj, është formimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989), partisë së parë shqiptare në ish-Jugosllavi. Themelimi i LDK-së u bë në rrethana të çuditshme, shumë të ngjashme me rrethanat e formimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atëherë kur rrezikoheshin territoret shqiptare. Sepse, në të njëjtën mënyrë po rrezikohej qenia kombëtare shqiptare në ish-Jugosllavi, një shekull më vonë. Por përcaktimi politik ishte kryekëput Perëndimor, këmbëngulej që t’i ngjiteshim edhe një herë Evropës, kontinentit që i kishim takuar gjithmonë.

I vetmi kandidat për lidershipin e partisë ishte Ibrahim Rugova, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, student i Parisit, me rrënjë të thella në traditën shqiptare. Ai ndiqte modelin e Vaclav Havelit, disidentit të njohur çek, po ashtu shkrimtar. Mori model edhe Mahatma Gandin. Dhunës nuk i përgjigjej me dhunë, por me padëgjueshmëri qytetare dhe me stoicizëm. Në vetëm disa muaj, Rugova e pushtoi botën demokratike me guximin, mençurinë e maturinë që nuk e pati asnjë intelektual tjetër.Ibrahim Rugova nuk ishte figurë rastësore…Kështu e përshkruan Gani Mehmetaj presidentin e Kosovës në librin e tij më të ri “Rugovën si e kam njohur”, botim i UET PRESS.

Botimi u promovua në Prishtinë, gjatë ditëve të Panairit të Librit, ndërsa autori që është gjithashtu fitues i Çmimit Letrar Kadare për 2021, rrëfeu përpjekjen e tij për të ruajtur paanshmërinë në këtë libër që përmbledh ngjarje, takime e kujtime që shënjuan jo vetëm karrierën e liderit historik, por edhe të shtetformimit të Kosovës.

Mehmetaj tha se synimi i tij në këtë botim, ndryshe nga trilli letrar në romanin “Zogjtë e Qyqes”, gjithashtu botim i UET PRESS, është të mbetet brenda rolit të tij si gazetar dhe të dëshmojë kronikën e kohës, si edhe ngjarjet episodike me Rugovën si personazhi kryesor i saj.  Autori thotë se i ka qëndruar besnik së vërtetës që ka përjetuar ai dhe bashkëpunëtorë të tjerë të Rugovës.

Gani Mehmetaj, një ndër themeluesit e LDK- së dhe gazetar aktiv i kohës, sjell kronikën e një periudhe historike që nga vitet e para të rezistencës rugoviane e deri ditën kur Rogova mbylli sytë në 2006, për të mbetur amanet frymëzues për klasën e re politike të Kosovës.Kryeredaktorja e UET PRESS, Suela Mino e përshkroi librin jo vetëm si profil i Rugovës, por edhe si kronikë e ngjarjeve të rëndësishme të kohës.

“Libri sjell përveçse një profil të ilustruar të veprimit politik të Ibrahim Rugovës dhe të dimensionit të tij politik e intelektual, gjithaq sjell edhe një kronikë të kohës që vjen me zhvillime intensive të guximshme, që dëshmojnë të vërtetën historike të Kosovës së atyre viteve, parë në mjediset e ngushta afër protagonistit kryesor të kësaj kohe, që është Ibrahim Rugova”, thotë kryeredaktorja Mino.Ajo që e bën të rëndësishëm këtë libër për lexuesin është fakti që Ibrahim Rugova, me të gjithë dimensionet e veta, mbetet një figurë ende e pazbardhur në mjedisin shqiptar, sa i takon kontributeve, rolit që ka luajtur dhe gurëve të themelit që ka vënë në komunikimin e zërit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Njëra ndër meritat kryesore të Ibrahim Rugovës ishte ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës, miqësia me burrështetasit më të fuqishëm të botës, mençuria e maturia në udhëheqjen e popullit që i besonte. Rugova po ndërtonte filozofinë e rezistencës paqësore, kultivonte kulturën demokratike që mosmarrëveshjet të zgjidheshin me biseda e dialog, vuri në pah tolerancën.

“Më parë duaje veten, pastaj fqinjin tënd”, ishte filozofia politike e tij. Debatet qytetare rrezatonin mirësi e mirëkuptim. Rugova e rugovizmi nuk u bënë vetëm sinonim i rezistencës paqësore pa përdorimin e dhunës, por edhe sinonim i kultivimit të qytetarisë, me një përcaktim të qartë për Evropën Perëndimore e vlerat e qytetërimit të kontinentit të moçëm. Fryma e tolerancës, e mirëkuptimit, e qytetarisë ishin vlera fondamentale. Koha e nxori në sipërfaqe, por Rugova nuk priti, i priu kohës. U shqua me angazhimin, guximin, largpamësinë dhe maturinë, që nuk i kishin prijësit e tjerë para tij…

Liberale.al



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora