Kulturë
Tahir Bezhani: Një jetë e ekspozuar sakrificës dhe qëndresës së paparë
E premte, 17.06.2022, 07:54 PM
NJË JETË E EKSPOZUAR
SAKRIFICËS DHE QËNDRESËS SË PAPARË
Vështrim
libri: Pengesat fizike dhe përballja e
ashpër me dhimbjen, dashurinë dhe forcën për ekzistencën.
Fjolla
Muhaxheri-Agusholli:
”Mbretëresha
e natës,” poezi 2022 ,“Lena Grafik” Prishtinë.
Nga
Tahir Bezhani
“Me lot në vend të verës
e mbusha plot këtë gotë
Çdo lot shkakton
dhimbje,
këtë të gjithë e kanë
provuar
Por loti i zemrës kur
bie
Aty përjetësisht është
vend i lënduar”
Klubi
letrar “Gjon Nikollë Kazazi” i Gjakovës, me kryetarin e saj, poetin e krijuesin
e mirëfilltë, z. Muharrem Kurti, edhe këto ditë me vapë qershori, nuk po e
ndalon aktivitetin letrar në zemrën e Gjakovës poetike. Me dhjetë qershor,
salla “Teki Dervishi,” pjesë e
bibliotekës së qytetit, ishte e mbushur përplot
qytetarë, dashamirë të fjalës së shkruar, me rastin e përurimit të
librit me poezi,” Mbretëresha e natës” të autores Fjolla Muhaxhiri-Agusholli.
Fjolla
Muhaxhiri-Agusholli paraqitet për herë të parë para publikut me këtë libër
poetik, i cili me vlerat dhe cilësitë letrare që përmban, të bën të kuptosh se
autorja është një poete e pjekur dhe se
ka një stil të veçantë, i cili spikat menjëherë sapo fillon leximin e
librit.
Në
të vërtetë, kush është Fjolla Muhaxhiri-Agusholli për lexuesit e ri?! Në fakt, ajo është një vajzë e
verbër, e cila ka humbur shikimin në rininë e saj të hershme. Si e tillë, ajo
përpëlitet me jetën, me kontrastet jetësore dhe sfidat e saj, duke ia dhënë
ngjyrën e duhur përmes vargut poetik e emocional, plot tharm jete,duke i
rezistuar përplasjeve jo të lehta në moshë të re dhe kohë të vështira.
Duke
lexuar vargjet e poetes Muhaxhiri nga libri “Mbretëresha e natës,” kisha
emocione deri në lotim, me gjithë
përvojën time.Më erdhi në ndihmë një thënie e Volterit :
”Njeriu
para mençurisë përulet, ndërsa para dhembshurisë e shpirtit gjunjëzohet”.
Kur
lexuesi ndeshet me peshën e vargut që skalit dhimbjen shpirtërore, dashurinë
rinore e njerëzore, si ekzistencë jete, ushqim shpirti, kur shikon një
“mbretëreshë nate” që rrezon ditën si
diell me fuqinë e vet shpirtërore, atëherë pyesim veten, kah ta ndajmë mendjen
me vargun kaq brilant të një autorje mjaft të re e me plot sfida jete...
Si
çdo krijues në fillim të karrierës dhe moshës së re, vargjet e para dalin nga
shpirti plot dashuri, duke dashuruar natyrën, jetën, veten dhe të tjerët rreth
vetës. Autorja e librit “Mbretëreshë e natës, akoma pa e pësuar fatkeqësinë e
humbjes së shikimit, ka dashuruar dhe atë dashuri e ka menduar si “pronë” të
veten për ta kaluar gjithë jetën.
Por
fatet diktojnë(shpesh) të kundërtën dhe ajo dashuri ia kthen shpinën, ndërsa
poetja fillon vuajtjen, e cila shquhet përmes vargjeve te mrekullueshme. Zjarri
i një dashurie të sinqertë e vullkanik, lexohet në poezinë “Sonte dua,” ku pos
tjerash poetja pëlcet ne varg:
” E sonte ndjej dhe dua
që afër ty të kem
Edhe pse e di që kjo veç
ëndërr do jetë.
Po kërkoj që koka jote
të flejë në kraharorin tim e qetë
Me buzë të deh me
puthje, të them se të dua vërtet”
Jo
vetëm në vargjet e sipër cekura,ku vërehet një dashuri platonike, përmes së
cilës dedikohet sinqeriteti dhe synimi jetësor,por tek kjo poete lexuesi vëren
atë energjinë e pashtershme të qëndresës edhe atëherë kur jetës i zvogëlohet
shpresa për të përjetuar (normalisht) kënaqësinë e saj. E ku më bukur do e
kuptojmë këtë porosi, se sa në vargjet sentencë tek poezia “Jetoj:
“Jetoj dhe atëherë kur
skam për çarë të frymoj
Buzëqesh edhe pse
në shpirt kam brenga plot ,ose
“Më lerë të jem buza
jote
Që të deh me puthjen e
etur”
Është
e natyrshme se vargjet poetike të natyrës erotike janë burim shpirti te çdo
moshe, e veçanërisht në fillim të poezive fillestare. Por te autorja në fjalë,
për fatin saj dhe shpresës së lëmekur, poezia e kësaj natyre është akoma më prekëse,
e ndjeshme, suptile dhe mjaft pëlcitëse.
Për
lexuesin e rëndomtë, vargjet e tilla krijojnë ndjesinë e mallëngjimit si
rrjedhojë e gjymtësise së fatit dhe natyrës. Dashuria e parë, së cilës i
dedikohet autorja, padyshim se ishte një dashuri e vrarë, një plagë jete, ku
poetes i “kullon” ajo plagë si nemitje:
”
ti s’më zgjodhe mua, ti zgjodhe flirtin, do marrësh dënimin e kësaj bote....”
Vargje
të tilla sublime dalin vetëm atëherë kur krijuesi, si në këtë rast poetja
Fjolla, kanë çiltërinë e kalitur në shpirt e zemër.
Jeta
në fakt ka sfidat e veta,por nuk është përherë “bukëpërmbysur”, e as në rastin
e poetes së re, Fjolla Muhaxhiri-Agusholli. Ajo tani fatet e jetës i ka të
lidhura akoma më bukur për rrënjët e një lisi të pathyeshëm, të cilit nuk ia
rrënuan jetën as shpresën as betejat e përgjakshme, as ajo e Koshares.
Me
dashurinë dhe fatet e reja të autores,kuptojmë një etapë tjetër të pjekurisë
për jetën,përvojën dhe çiltërinë akoma
më bindëse për të sfiduar turbulencat jetësore. Në fakt tani ajo jo vetëm sa i
vargëzon një dashurie të re, por vendos në qendër të vëmendjes trimërinë, sakrificën për lirinë e Kosovës .
Në
poezinë “Nuk thyhen lisat,” poetja Muhaxhiri-Agusholli, që në fillim të strofës
së parë thekson rrënjët e reja të një jete ndryshe. Lexojmë:
“Aty diçka filloj,filloj
shumë frikshëm,
Filloj një pikë tjetër e
kthesës
Një lis i fuqishëm e me
shëndet të plotë
Ai ishte betuar për të
shtrenjtën tokë”
Në
këtë poezi shumë emocionale, autorja ka derdhur gjithë talentin e saj, fuqinë
krijuese shpirtërore, duke u solidarizuar jo vetëm me një luftëtar si
bashkëshortë, por duke u ndjerë shpirtërisht
si bashkëluftëtare, bashkëvuajtëse me plagët e tij, me dhimbjen e të
amës së tij e jo vetëm. Këto vargje skalitëse e bëjnë këtë krijuese të
pranueshme në mesin e krijuesve të tjerë në letrat tona shqipe.
Në
disa prej poezive të saj, natyrshëm rrjedhin vargje me dozë
pesimizmi,zhgënjimi,si tek poezitë”Kështu do dua,”Më larguan o miku im,” I flas
shiut, ”e tjera, por autorja e librit “Mbretëresha e natës,” me talentin e saj
të spikatur, angazhohet fuqishëm në përballjen me jetën dhe sfidat e saj, ku
porosia e saj në vargje është koherencë njerëzore mbi vështirësitë e kohës që
ajo jeton dhe ndjen.
Këtë
qëndresë e rezistencë karshi vështirësive të panumërta e vërejmë tek poezia
“Aromë pranvere,” ku poetja na shkruan:
”Agu i mëngjesit veç se
filloj,
Çdo gjë tani do kthehet
në jetë
Dhe dielli me zili e
mbron qiellin e tij
S’do ketë errësirë,do
pushoj ai shi
Qesh ai shpirt njeriu, nuk zë vend trishtimi”
Secili
nga ne, lexuesit e rëndomtë e të rregullt të artit poetik, kur lexojmë këto
mesazhe (porosi) nga vargjet e kësaj poete te re, në vete do bënim krahasime të
ndryshme intuinitive dhe do pyesnim se nga kjo fuqi evolutive e kësaj krijuese
te re, duke i ditur pengesat e cekura ne fillim të këtij shkrimi..Mendoj se të
gjithë në, këtë imagjinatë inteligjente dota përkrahim pa rezervë dhe të
ndihemi të gëzuar për guximin e saj krijues.
Të
njëjtin kuptim analog e ndjemë edhe tek poezia”Jeta,dhuratë apo dënim,”ku autorja
pos tjerash, sqaron vet botën e brendshme si qëndresë dhe koekzistencë e jetës
dhe dëshirën për të jetuar. Mendoj pa e
tepruar se këto vargje dhe ky dedikim, sa pedagogjik, aq edhe psikologjik,
është një preferencë didaktike për kohën.. Lexojmë:
“Kur
të më pyesin se çfarë është jeta
Unë
them se është dhuratë e çmuar
Për
vdekjen kur t’më pyesin çfarë mendoj
Unë
them se nuk kam kohë të mendoj për te
Se
unë dua të jetoj
E
vdekja është veç çast pa zë”
Mendoj
se këto vargje arsyetojnë logjikshëm atë që u cek më lartë.
Padyshim,
pos shumë poezive tjera të këtij libri,
që prekin çdo lexues, është edhe poezia më e spikatur ku dashuria e dhimbja e nënës, mundi dhe
sakrificat e saj e pafundme për të
bijën, të nxjerrin lotin e gozhduar në palcë ashti.
Në
këtë poezi dhimbja kalon përtej dhimbjes, nga se amë e bij, vuajnë bashkërisht
deri në pafundësi. Nëna vuan dhe përpëlitet që bijën e saj ta shërojë, mos të
humbë shikimin, ndërsa bija vuan shpirtërisht se nuk e shijon fytyrën e nënës
që e lindi dhe rriti.
Janë
këto dy pole të një force të veçantë magnetike që njeriun e përplasin gjithë
jetën.... Të gjitha lexoni tek poezia “Nënë”.
Ja disa vargje :
“Asaj që mua më fali
jetën
Asaj që për mua harroj
dhe vetën
Ajo që natën e bëri
dritë
Priste me ditë, veçse
unë ti hapja sytë”
X
“Më dhemb kur e kujton
atë ditë ti o nënë
Ato ditë të trishta për
të dyja ne
Po ti nuk le vend
asnjëherë anë e mbanë
Kërkoje shërim që vajza jote të mos mbetet e mjerë
Ti je xhevahir për mua
E shtrenjtë sa më nuk
ka,
Do mjaftoi fjala të dua
Faleminderit të them pa nda”.
Për
librin me poezi “Mbretëresha e natës”bazuar në vlerat e poezive brenda faqeve
të këtij libri, lexuesi i mirëfilltë, do gjente motive të shumta për të shkruaj
akoma më shumë. Këtë shkrim timin do e mbylli me konstatimin nxjerrë nga libri,
se me gjithë moshën e re të autores, përmes poezive të saj mësojmë për
dashurinë, fatet njerëzore, sfidat dhe vështirësitë që sjellë jeta, qëndresën e paepur për ta jetuar jetën, motivi i pakalueshëm
amnorë që përmban shtyllën kryesore të këtij libri me poezi.Ky libër vjen si
dhuratë e mirëfilltë për bibliotekat tona shkollore ,universitare e personale.
Gjakovë, 15 qershor,
2022