Kulturë
Atdhe Geci: Monolog i Adem Jasharit
E shtune, 11.06.2022, 07:17 PM
Atdhe Geci
MONOLOG I ADEM JASHARIT
Kosovë,
dita e arbërorëve ka për të aguar
shtëpia
ime e di udhën sesi bëhemi të lirë
shtypja
këputet prej s´trashi thotë populli
e
kaluara na la shumë çështje të pakryera
mbi
gjysmën e atdheut e kemi t`pushtuar.
pyes,
si ta shoh kështu Kosovën dardane,
në
shtetrrethim, n`arrest, dhe të plagosur!
Shtëpia me
njerëz shumë është sulmuar
sovraniteti etnik
i shtëptisë do përgjigjet
luftën
me asnjë çmim nuk do ta humbim,
përderisa
të ketë njerëz, armë dhe barut.
Trima,
jam lindur ditën
e flamurit, ditën
e lindjes
së tij, ditën e festës së
flamurit
kjo
është arsyeja që e kam hijen e burrit.
Kosovë, një
zë më vjen nga
toka , më
vjen
të kryengritem, shtëpia s`dorëzohet,
Serbia,
do ta kuptoj s´e këtu është e huaj.
Nënë,
babë Shaban, Hamëz dhe xha Rifat,
shtëpia me
njerëz shumë do të qëndrojë,
nuk
nënshtrohemi. Vendbanimi ynë toka,
janë
ëndrra dhe vullneti ynë për pavarësi.
Grusht,
por dhe plumb atij që vret
dhe i
ndjek
djemtë tanë. Kosovë e kohës sonë
larg
nga dilemat si ti përgjigjemi armikut.
Trima,
lëvizeni frymën e UÇK-së për luftë
shtëpisë
me shumë njerëz nuk dorëzohet
UÇK-ja,
trimja e të gjithë neve ju fton, të
mblidheni,
të bashkoheni, të kryengriteni!
Unë
besoj te lufta dhe, besoj tek dhimbja,
ndonjëherë
pyes, sa armiq vduhet ti vrasin
këto
duar, që serbi ta kuptoj se në Kosovë
është
i huaj! Është pushtues! Është armik!
Atdhe Geci - poezi nga
dorëshkrimet, 1997