Kulturë
Albert Habazaj: Dy trëndafilë të bukur
E diele, 05.06.2022, 11:17 AM
Dy trëndafilë të
bukur...
Për fejesën e djalit të vogël
Kushtuar
zogjve tanë Ariel Habazaj dhe Elona Alidemiraj ditën e bekimit të dashurisë së
tyre
Nga
Albert Habazaj
Si
shpirt i çelur bukur ajo ditë
M’u
duk, kur hovshëm e purpurta e ndezur
U
spërkat aq ëmbël në kaltrinë,
Dhe
natyra me dashuri ka qeshur.
Kur
djali i vogël ma mbushi zemrën
Kur
me nusen shkëmbyen unazat si diej,
Kur
ullinjtë dhe shegët ma mbajtën këngën,
Kur
zogjtë gëzimtarë e ngjitën në qiej.
Shkëmbimi
i nishaneve të fejesës
Siç
quhet me gjuhën etnografike,
Është
vula me dritë e besës për jetën,
Burimi
i thellë që hardhia harliset.
Kush
është prind e ka fëmijë të rritur
Më
kupton pse unë sot ndihem mbret,
Këtë
çast të bekuar sa e kam pritur,
Me
Flotën detare në det të qetë.
Kur
në sytë e Arielit dhe Elonës
Shikoja
portat e hapura të zemrave
Dhe
gjithë ngjyrat e ngrohta të botës,
Bekimin
e Perëndisë dhe të nënave.
Mbushur
trëndafila të njomë e lule mjalti
Pashë
në sytë e çiftit të lumtur
Tek
ajo puthje - ura e lidhjes së fatit
Si
princi me princeshën më të bukur.