Kulturë
Përparim Hysi: Të qeshësh, se nuk qan dot
E diele, 29.05.2022, 11:58 AM
Të qeshësh, se nuk qan dot
"Ka
ÇEÇUA biçak" i THOMA GOGËS
(ese)
Nga
Përparim Hysi
Më
erdhi si darovi, para "Ditës së
PASHKËS", libri me humor i THOMA GOGËS"Ka ÇEÇUA biçak".
Humori i THOMA GOGËS të relaksonë edhe në këtë kohë "kiamet", kur kemi jo pak, por plot tri vjet, të izoluar,
tamam si dikur: në"rrethim nga imperialistët e revizionistët"
dhe duhet që, edhe gjumin, ta bënim si në alarme. Ndodhte dikur dhe ja
tek u duk"gogoli" covid që nuk qe pontencial, po real. Na ngriu buzëqeshja në buzë, kur na kumtuan se "nga dukja e
këtij"gogoli", ne do të bëhemi
tjetër. Dhe ky kumt i zi që u duk paradoksal,
kur u kumtua, siç shihet, më duket se monstrat arritën të na
bënin"tjetër".
* * *
Në
kohë krizash.shfaqen shkrimtarët,
poetët, artistët që, me krijimet e tyre, çajnë"klonin gogol" të frikës dhe
të izolimit, për ta zbutur krizën dhe të
apelojnë për jetë. Natyrisht, ajo që u
mungon më shumë njerëzve, është
buzëqeshja. E qeshura, ka dalë nga
Parajsa, - thotë ALAN WATS. Siç duket,
THOMA GOGA, që e përjeton gjithë
këtë "statue quo" kaq të gjatë,
pse është i ndërgjegjshëm që njerëzit dhe, në kohë"kiameti" kanë nevojë të qeshin, bëhet ai interpret për ta sjellë atë më pranë njerëzve.Këtë
"interpertim" THOMA GOGA e bën me penën e tij të mprehtë prej
humoristi me përvojë.Ai vërtet i bie"pragut që të dëgjojë dera", por nuk ka lexues që mos çoj buzën vesh më
vesh, kur lexon njëri pas tjetrit
fejtonet apo skicat ku përcjell mesazhet e bardha, Të duket,
kur i lexon, që THOMA GOGA, është ai "kronikani investitagiv"
që pulson me hallet dhe dhimbjet e
popullt. Tek fshikullon tërë mllef, di
të jetë me këmbë në tokë dhe i papajtueshëm me veset e kohës. BLAISE PASCAL ka
thënë:"Çdo humor, ka pak
tumor" dhe, po t'i vëresh shkrimet
e THOMA GOGËS, doza e humorit është e
tillë që mund të mbytë"elefantin shtet", kur ky,
"lloj elefantI", në
mund të shprehem kështu, ka pjesën e
rëndë të fajit. Më duket se, sado ka
shkuar kohë nga ajo që thotë diku,
humorsti i madh amerikan, MARK
TWEN, që thotë" NE kemi qeverinë më
të mirë, që paraja mund ta
blejë", më duket se jemi në ato
ujëra. Është apo nuk është ajo që ka thënë MARK TWENI, ja tek e gjen, sI: "mungesa e ilaçeve" tek të
shtruarit në spitale"; tek kurba e çmimeve të rritura të një qeverie që i ka të mbyllur sytë; tek të "paaftët
që kanë mbushur zyrat e shtetit dhe deri
në dikasteret qendore", të tërë
këtë"galeri personazhesh",
i"parfumos" me humorin aq shpotitës, por dhe
mllefin e një qytetari të rebeluar. THOMA GOGA me profesion është mësues dhe shikon me
dhimbje se si ka degraduar arsimi. Nëse FAN NOLI bërtiste dikur:" Ti, HALIM,
që s'di këndim/je ministër për arsim".mjerisht, siç vë re: po përsëritet historia. Asgjë nuk
i shpëton syrit të tij vëzhgues: punësimi"gjasme me kritere", por me"zarfe".Tek i lexoj një nga
një shkrimet e këtij"ÇEÇOS me biçak".më vjen ndëmend nobelisti
portugez FERNANDO PESOA që thoshte:" Ma ka ënda të ulërij brenda kokës
time", a nuk ndodh dhe me THOMA
GOGËN që"ulërin" aq sa shkallmon nga veshët qeveritarët që duan të na
shesin sapunin për djathë?
Humori, - thotë STEN LAUREN, - është një e vërtetë e madhe. Se THOMA GOGA
është aq i vërtetë me humorin e tij se,
tek ta çonë buzën vesh më vesh, -
ai është i ndërgjegjshëm se"Pushteti gjithmonë pretendon se vjen si
sherbetori ZOTIT, ndërkohë i shkel të
gjithë ligjet e tij". Fjalët në thonjëza janë të XHON ADAMS, ama ne e shohim mirëfilli si shkelin ligjet.
Nuk i shpëton "lupës së tij vëzhguese" as "maskarada" made
in presidencë. Me fejtonet e skicat e tij humoristike, me atë natyrën "qesh e ngjesh", THOMA GOGA ka vetëm një qëllim: të ndreqë çdo
gjë që dëmton shoqërinë. Ajo porosia aq e mençur e EZOPIT" Shkatërroni
farën e së keqes, se ajo do të rritet
deri në rrënimin tuaj".është si të thuash,
në të gjithë këtë libër me humor.
* *
*
Por
çfarë mund të them tjetër për THOMA GOGËN? Them që nuk e teproj, tek përqas thënien e DOSTOJEVSKIT:"Një
njeri mund të njihet mga e qeshura e tij dhe,
kur e gjen këtë të qeshur edhe në shkrimet e tij, para se të dini më shumë për të, atëherë besojeni se ai është njeri i
mirë". Dhe tek e mbyll, mund t'i
them THOMA GOGËS, të falnderojmë si
kexues që na heq stresin me shkrimet e tua. E qeshura, -thotë HYGOI,
- e heq dimrin nga fytyrat tona.Dhe kaq nuk është pak.
Tiranë, 24 prill
2022