Kulturë » Kozeta
Kozeta Zylo: Lamtumirë President Bujar Nishani!
E shtune, 28.05.2022, 08:36 PM
Lamtumirë President
Bujar Nishani!
Nga
Keze Kozeta Zylo
Me
hidhërim e morëm lajmin e ikjes së parakohshme të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë Bujar Nishanit. I shprehim
ngushëllimet bashkëshortes së tij zonjës Odeta Nishani, fëmijëve dhe gjithë
Kombit. Kemi pasur rastin ta takojmë
disa herë në aktivitetet e ndryshme, por do tëndalem vetëm në pak prej
tyre. Bashkë me Qemalin kishim nderin të
ishim të autorizuar nga regjisori i shquar i Hollivudit, tepelenasi Stan
Dragoti që të merrnim dekoratën e lartë në emër të tij “Nderi i Kombit”
akorduar nga Presidenti Bujar Nishani.
Kjo
ceremoni madhështore u organizua në Russian Tea Room nëManhattan. Qemali dhe Presidenti Nishani kishin qenë
kolegë në Akademinë Ushatarake ku pas ceremonisë në takime duarsh I tha me
humor: “Qemal të mbaj mend shume mirë:
Ti ke qenë shef katedre, unë pedagog i thjeshtë…
Kohët
ndryshojnë iu pergjigj Qemali, njerëzit ulen apo rriten në pozitë, e
rëndësishme është të ngelesh NJERI!”
Mendoj
se presidenti Nishani kishte ngelur njeri!
Një
prej takimeve ka qenë dhe në restorantin “Sparks” Steak House, në Manhattan ku
Federata PanShqiptare ”VATRA” dhe Diaspora shqiptare në New York, organizuan
nje darkë për nder të delegacionit shqiptar i ardhur në Amerikë për të marrë
pjesë në sezonin e 67-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Ajo që do më bënte përshtypje ishte se në
këtë darkë ishin të ftuar Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së
Tanzanisë, Princesa e Tajlandës e cila Kosovës i kishte dhuruar në qendër te
Bankokut një ndërtesë dhe kishte lejuar Ambasadën e Kosovës që të vepronte, pra
lobonte për Kosovën në Tajlandë, pasi ende shteti i Tajlandës nuk e kishte
njohur.
Presidenti
Nishani sillte dhe bënte miq për Kombin.
Fjalimet e tij këtu në Diasporë shoqëroheshin me qetësi dhe maturi. Shëndeti ndonëse e kishte rënduar, por kur e
dëgjoja në publik në mendje më vinte presidenti i 20-të i Amerikës GarJames
Garfield (1881) i cili ka thënë: "Nëse rrudhat duhet të shkruhen në ballin
tonë, le të mos shkruhen në zemrën tonë. Shpirti nuk duhet të plaket
kurrë."
Për
mua si një anëtare aktive e Diasporës me edukim midis dy kontinenteve cilindo
President apo kryeministër që përfaqëson shtetin shqiptar dhe të Kosovës e
mirëpres, kur takohet me komunitetin pasi respektoj votën e popullit që i
zgjedh dhe shtetin amë ku u linda dhe u rrita. Si media në se kam probleme për të ngritur i
ngre në takimet që organizohen, kur vinë apo i shkruaj me penë në publik.
Si
bashkëthemeluese e shkollave Shqipe “Alba Life” mirëpres cilindo shtetar apo
activist që përulet para nxënësve të Diasporës që duan të mësojnë Shqip, nuk
lejojmë asnjë diskutim politik, pasi Partia e Shkollës Shqipe “Alba Life” është
GJUHA SHQIPE.
Për
rrjedhojë në emrin tim, të Qemalit dhe TV “Alba Life” shpreh ngushëllimet e
thella për ikjen e parakohshme nga kjo botë të Presidentit Bujar Nishani në
moshën 56 vjecare.
Dritë
të pastë shpirti Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani!
Lamtumirë!
28
Maj, 2022
Staten
Island, New York