Kulturë
Lekë Mrijaj: Gjon Gjergjaj - Puthjet janë akullore
E hene, 30.05.2022, 07:09 PM
Recension i vëllimit poetik për fëmijë, "PUTHJET JANË AKULLORE" i autorit Gjon Gjergjaj
Shkruan:
Lekë Mrijaj
Gjon
Gjergjaj është një nga shkrimtarët tanë të rëndësishëm, i cili ka kohë që
njihet për reflektimet e tija të natyrave të ndryshme në rrafshin letrar. Ai,
që nga vitet '80-ta, njihet dhe vlerësohet si një krijues i denjë për fëmijë, i
cili falë imagjinatës e dhuntisë së tij ka një mjeshtri të rrallë, pikërisht me
mendimet e tija ia ka arritur të ndërtoj vargje me talentin e tij artistik për
fëmijë. Ai vlerësohet shumë edhe si shkrimtar për fëmijë ku kohë pas kohe ka
botuar një numër të përmbledhjeve të ndryshme me poezi për fëmijë, por edhe për
të rritur si ato antologjike, lirike, epike etj., por edhe monografi, prozë e
drama, të cilat shumë sish edhe i ka promovuar edhe nëpër gazeta ditore e
portale elektronike ndër kohë të ndryshme e të cilat reflektime edhe janë
vlerësuar nga shumë lexues dhe studiues të tjerë të letërsisë sonë shqiptare.
Unë
i kam lexuar disa nga vëllimet poetike të Gjergjajt, të cilat ia ka dedikuar
fëmijëve, ku kam konstatuar se vargjet e tija, janë të ngjashme me njëra
tjetrën në shumdimensione, që do të thotë se janë mesazhdhënëse, gazmore,
melodike si dhe ritmike. Njëkohësisht ka të shkruara edhe shumë vargje të cilat
kanë rima, numër të ngjashëm rrokjesh në vargje e strofa. Pikërisht ka vargje
që përmbajnë shumë figura stilistike të shëndosha, të preferuara dhe të
admiruara, gjë që i bën shumë të kapshme apo të lehta për t'u mbajtur mend.
Pra, e them se vargjet e tija janë argëtuese sepse ky poet në muzën e tij
metaforizon, imagjinon, aktron dhe vallëzon me figura e epitete të ndryshme dhe
fjalë të reja, gazmore ose i kthen fjalët e zakonshme në këndin qesharak e
argëtues tamam të pranueshme për fëmijë të ciklit të ultë shkollorë.
Poeti
Gjon Gjergjaj në vëllimet e tija ua mëson fëmijëve se çfarë është e mirë me
pozitivitet dhe çfarë është e keqe në aspektin negativ, e njëkohësisht i mëson
ata të respektojnë botën, atdheun e rrethin e tyre, por edhe të kërkojnë
respekt nga të tjerët, ai, ua mëson atyre bukurinë e natyrës, stinat, fshatin,
livadhin, lisat, por edhe rëndësinë e ruajtjes së tyre dhe shumë tema të tjera
interesante dhe shumë të rëndësishme që rrethojnë fëmijët me njëri tjetrin dhe
të rriturit. Në shumë vargjet e tija, ai u thotë edhe prindërve se fëmijët mund
të jenë të vegjël dhe pa përvojë, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë të
zgjuar dhe të denjë për dashuri dhe respekt për tjetrin pra janë me zemër dhe
shpirt të mirë dhe ia vlen ti mbështesim tamam si engjujt hyjnorë.
Kohë
më parë autori i librit-Gjon Gjergjaj mi ka dhuruar disa librat e tija. Në
shenjë respekti për krijimtarinë e tij dedikuar fëmijëve kam përzgjedhur qe
t'ja hedh një sy dhe ti them pakëz fjalë për vëllimin poetik "PUTHJET JANË
AKULLORE" , një reflektim poetik i botuar një vit me parë. Autori në fjalë
ka sjellur librin për fëmijë, libër të sjellur me gjuhën e shpirtit të tij dhe
me forcën e fjalës magjike, i cili vërtetë me anë të këtij libri e veç tjerash
me imagjinatën e tij ka dhuruar poezi të këndshme me plot gjallëri dhe me
kuptime tejet domethënëse e ndonjëherë edhe me mesazhe të qarta buzëqeshjeje e
vallëzimi për fëmijë.
Vargjet
si porosi janë me vlera të konsiderueshme madhore edukative e të uratës e
dashurisë së përgjithshme, andaj lexuesi i vogël apo nxënësi i ciklit të ulët
fillor mund të gjejë shumë vargje në këtë vëllim poetik, ndaj po i veçoj disa
tituj poetik: "Pemë shpirti", "Gjithmonë këndon",
"Gjethët ëndërrojnë", "Tek ky lis", "Te fjala jonë
", "Të urojmë shëndet", "Është një bukuri", "Jemi
petrita", "Me urti ta bekosh" etj., etj.
Për
vlerat e atdhetarisë vlejnë të përmenden edhe disa vjersha të tjera të këtij
cikli poetik të fëmijëve, në të cilat me gjuhën e këndshme poetike dhe pa
moralizime të mërzitshme interpretohen njohuri të ndryshme për atdheun siç janë
poezitë në këtë vëllim poetik: "Fjala Atdhe ", "Jam amaneti i
Skënderbeut", "Toka jonë e bukur", "Nipi i trimit",
"Lutu për mirë", "Ti Kosovë", "Pëllumb i paqes",
"Dielli i Kosovës", "Si të vdiset për Atdhe", "Nëna
është koshere"... etj.,etj.
Poeti
Gjon Gjergjaj është në tërësi origjinal në reflektim, i cili vërtetë është i
larmishëm, për t'u pasur zili nga çdo krijues, sepse,edhe pse me të njëjtin
motiv, poezitë e tija të artikuluara në mënyrë të shkëlqyeshme, e vërtetë nuk i
ngjajnë njëra-tjetrës në asnjë titull e rresht poetik të këtij libri.
Ndaj
krejt në fund të këtij vështrimi, lirisht mund të them nga këndvështrimi im se
libri "PUTHJET JANË AKULLORE" të autorit Gjergjaj është një libër i
cili me vargjet e tij markante për fëmijë ka dëshmuar se i ka të gjitha veglat
e kompletuara te shkrimit letrar për fëmijë e qe e pasurojnë letërsinë
shqiptare.
Urime
Gjon Gjergjaj. Suksese mik i nderuar për vlerat dhe të arriturat tuaja
shumdimensionale kulturore, letrare e kombëtare.