Kulturë
Blerim Rrecaj: Kryekrizë
E diele, 05.06.2022, 10:52 AM
Blerim Rrecaj
DIELLI, KY BARI RESH
Zgjohem
Në
mëngjes
Nga
dritarja
Shoh
Diellin
Këtë
bari
Resh
PEZULL
S’po
kam çfarë të bëj
Po
i tjerr retë e qiellit
Si
leshin e deleve
Dhe
nuk po thur asgjë
NË MES
Zë
vend
Ulem
Kërkoj
Një
lëng vendor
100%
prej frutave
E
rri në mes
Orës
Ditëtreguesit
Pa
udhërrëfyes
Dhe
globit
Të
shqetësuar
KRYEKRIZË
M’u
ankua një i afërm
Një
mik
Një
vëlla
E
edhe dikush tjetër
Se
në shumë lokale
Kafetë
s’janë të mira si përpara
Është
krizë
Edhe
çajrat e pijet
I
kanë shtenjtuar e ndërruar
Nuk
ia vlenë më aq shpesh
Nëpër
to të hyjmë
Botë
hallemalle
Problemegrumbulluar
Plagëshumë
Vargvrragë
Si
te ne dikur
A
më pas
Në
Siri
Në
Afghanistan
E
në Ukrainë
Tash
ME NJË MOLLËKUQE
Erë
e jetës
Më
kapi për krahësh
E
për flokësh
Më
përplasi tutje
Nga
dritaret e veturës
Më
hodhi në këtë livadh me
“Tri
gota”
Të
Latif Berishës
Ku
ulem
Po
rri
Pak
lulekamomili pranë
Përreth
kodra e vendbanime
Nga
një fije bari
Fluturon
një mollëkuqe
Që
ëndërron krahët e fluturës
E
marr për pak çaste
E
vë në pëllëmbë dore
Për
të më bërë shoqëri
KTHIM KUTURU
Nuk
munda të gjeja fjalë
U
nisa veç me vetminë time të përçudme
Nuk
munda të gjeja dhuratë
Që
do të mund të befasonte për kohë të gjatë
U
nisa me papërcaktimet e mia
Prej
ndejnaku e endacaku
Nuk
munda të gjeja asnjë lule a frut
Që
do ëmbëlsonin lumturinë
Erdha
dhembjefshehur e plagëpaparë
Kështu
kuturu përfytyrova
Një
kthim kuturu
Një
rikthim kuturu
FESTË
Mbylla
sytë
Ëndërrova
Këndova
Vallëzova
Pasi
që
Mirësi
Ndolla
E
mbolla
MBRETIN PESHKATAR
Zogmbretin
peshkatar
Përpos
se në dokumentarët e Arian Mavriqit
E
pashë për herë të parë edhe me sy
Në
Liqenin e Mjellmave
Në
një fshat pitotesk
Në
natyrë
Rrufe
më iku mbi kokë
Pas
ca gëmushash
E
shpejt më humbi sysh
E
m'u shfaq në fotografi
Sapo
e hapa një çokolatë për fëmijë
PESHKU I ARTË
Ditë
e ngrohtë
Jo
aq e ngrohtë për t’u larë
Fëmijët
s’duan t’ia dijnë
Hyjnë
në liqenin e Badocit
Në
këtë mesmaj
Dhe
dalin me një peshk të artë
KANDIL DETI NË QIELL
Mbrëmje
Para
muzgut
Shikoj
dallëndyshet
Që
edhe sivjet
Vazhdojnë
fluturimin
Në
copën e qiellit
Mbi
ballkonin tim
Pak
më tej shfaqet
Një
kandil deti
Që
rri pa lëvizur
Në
një vend
Pak
më tej
Përpara
Se
të shkrihet
Sikurse
të mos ish
FLUTURAT E QETA TË
MUZGUT
Dola
andej kah arat e livadhet
Aromë
herbariumesh
Frymëmarrjes
i jep jetë
Flutura
të qeta pushojnë
Nëpër
fije bari
Shtrirë
si nëpër shezlonge
E
shijojnë këtë mbrëmje të qetë