Kulturë
Gjon Keka: Ky është dokumenti që dëshmon se Skënderbeu ishte Mbret
E marte, 31.05.2022, 08:28 PM
Studiuesi i njohur i Skënderbeut, Gjon Keka: Ky është dokumenti që dëshmon se Skënderbeu ishte Mbret
Se
Gjergj Kastrioti ishte mbret i natyrshëm i Arbërisë kjo nuk ka asnjë
dilemë, sepse ai ishte pasardhës i
familjes mbretërore të Kastriotëve. Por se ai u nderuar më këtë titull nderi,
qeverisje e autoriteti edhe nga vetë Europa e asaj kohe, kjo tanimë është e qartë; ai u bë mbreti i
Europës në kuptimin se bëri më shumë se askush tjetër për ruajtjen e vlerave
dhe themeleve të civilizimit të kontinentit europian.
Ka
pas shpesh pyetje se ai ishte vërtetë Gjergj Kastrioti mbret apo vetëm një
princë siç është thënë shpesh e cituar nga të gjithë në vazhdimësi deri në
ditët tona, por, ka pas edhe atëherë, edhe në vijimësi edhe sot që e kanë ditur se
Gjergj Kastrioti kishte titullin e mbretit,
pra ishte i nderuar e shpallur mbret si nga populli i tij pasi mbërriti
në Krujë, ashtu edhe më vonë që u njohë
si autoritet edhe nga të tjerët, madje
edhe vetë armiku i tij, sulltan Mehmeti
e pranoj se ishte një mbret dhe i kërkoi marrëveshje të paqes dhe e quajti
Gjergjin e Madh mbret.´sovran të Arbërisë.
Megjithatë, edhe unë gjatë shkrimit të veprave të mia mbi
jetën dhe veprën e heroit, kryezotit e
mbretit tonë Gjergj Kastriotit kam nënvizuar se ai ishte një mbret me autoritet
të plotë dhe se titullin e mbretit ai e meritonte se e mbante natyrshëm dhe se
ishte si për nga shpirti, urtësia e
vizioni ashtu edhe për nga imazhi si një mbret i madh e i përkushtuar me zemër
patriotike ndaj lirisë, pavarësisë dhe
mbretërisë së Arbërisë së tij.
Gjatë
studimeve të mia mbi këtë figurë madhore e të pavdekshme të historisë së
Arbërisë dhe Europës, kam hasë në
dokumente, literaturë, kronika e vepra që jo vetëm e përshkruajn si
një kryetrim, si një mbrojtës i vlerave
të Europës, si një liridashës i madh,
por edhe si një princ e mbret i madh dhe shembull për mbretër e mbretëri.
Kështu
e gjeta edhe këtë dokument ku në këtë letër shihet se Gjergj Kastrioti u
“shpallë Mbret i Arbërorëve e Arbërisë në vitin 1463 nga Pal Engjëlli, ” i cili
ishte në fakt i autorizuar për këtë vulosje të njohjes së titullit mbret dhe të
autoritetit të Gjergjit të Madh.
Një
dëshmi kjo se ai si Gjergj Kastrioti,
edhe pse ishte mbret ishte në fakt më shumë mik i popullit të tij, se sa
i dashuruar pas karriges së tij mbretërore.Pra ishte më shumë i përkushtuar
ndaj të mirës së përgjithshme të atdheut,
shtetit, popullit të tij arbëror
se sa të kujdesej për ta lyer karrigen e mbretërisë e të pallatit të tij me arë
e argjend e të mirat që ia ofronte autoriteti e pozita.
Lum
arbërorët që patën fatin të jetojnë nën një mbret që ishte në gjendje të
rikthehet në atdheun e vetë ashtu që prej tij të buronte hiri, drejtësia dhe liria. I cili e qeverisi vendin
me urtësi, vizion, guxim, e udhëheqje të shkëlqyer për të mirën
e përgjithshme të Arbërisë dhe arbërorëve.
Gjergj
Kastrioti ishte i zgjedhuri i Arbërisë,
mbreti i madh i saj, që i dha
muzës historike t'ia thurrë kurorën e lavdisë e të pavdekësisë dhe të ngjitjes
në panteonin e historisë patriotike të Arbërisë dhe historisë patriotike të
kombeve të Europës dhe Botës.