E hene, 07.10.2024, 09:03 AM (GMT+1)

Kulturë

Feti Tunuzliu: Trepça

E marte, 31.05.2022, 05:51 PM


Feti TUNUZLIU

TREPÇA

Prore në ty qarkulloi gjaku ynë – oj barkushë e rrallë,

që n’thellësi fsheh xherdan xhevahirësh - ti, legjendë e gjallë,

tri pjekëset pranë - nismëtarë t’simfonisë së shkrirjes,

nga lashtësia antike t’pagëzuan, me këtë emër t’thirrjes.

Poret, skutat dhe damarët jetëgjatë përtej njëzet shekuj,

pritën e përcollën breza: shpuesish, gërmuesish, … këta engjuj,

që me turrjela, lopata, ... n’duarë t’plasaritura,

shponin, gërmonin, … horizonteve mahnitese për rezultate t’arrira.

Me gojë memece dhe djersë shpirti,

me bukë e krip t’kohës që rrëshqiti,

thërmoje, ndaje, site dhe shkrive xehe nëntokësorë,

për t’pangopurit e egër, për fitimet e tyre përrallor.

Na dhimbsesh deri në klithje e përlotje për këtë ogur zi,

që ta bëri jetën skëterrë e me shumë djallëzi,

tani , pasi perëndoi – urojme që - dot mos t’përsëritet,

e frymëmarrja jote - kur t’mos ndërpritet.

Edhe sot në Stantërg barku i minierës shtatëzënë,

lind trupa xehëror që nga puset me skipa jashtë i lënë,

e brenda nën dritat e karbitit minatorët punishteve i kthehen,

ndërsa minjtë bredhin e gërmojnë dhe kudo behen.

N’mbretërinë magjepse t’perlave vezulluese të këtij vendi,

përthyhen rrezet e ylberta: plumbi, zinku, argjendi, …

stolisin katër polet e këtij thesari që gjithandej hasen,

posi dallgët e zemëruara kur shkëmbinjve përplasen.

Akuarium nëndheu me bukuri magjepse e pasuri vigane,

nuk je mister vetmitar zhytur në këto troje dardane,

frymon i lirë dhe sovran, pas rrëbesheve e stuhive ku re pre,

prandaj, ME FAT gëzuar buka e re !



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora