Kulturë
Bashkim Saliasi: Edukata familjare
E hene, 06.06.2022, 07:27 PM
EDUKATA FAMILJARE
Nga
Bashkim Saliasi
Në
varësi nga koha, edukatorët kanë qenë e janë të shumtë, mësues, instruktor dhe
mjeshtër, prindër e familjar të tjerë të rritur, veprimtarë kulturorë e
shoqërorë.
Midis
të gjithë këtyre një rol të veçantë ka zënë gjithëmonë nëna. Ajo dallohet për
misoinin e amvisisë. Por instikti mbetet një një dukuri, madje, mund të themi,
një ligjësi objektive që i shërben vijimësisë së llojit.
Ndryshe
është te femra njerëzore. Ai është kthyer në motiv të përjetshëm. Në shtratin
themelor të këtij motive, nëna qëndron më afër familjes fizikisht e
shpirtërisht sidomos kur është i vogël, por përkujdesja vazhdonë gjatë gjithë
jetës. Kujdesi i nënës spikat më shumë në moshën e vogël dhe gjatë
adoleshencës. Nëna i ngulit fëmijës reflekset natyrore, shprehit dhe zakonet më
të para, i jep gji dhe ushqim, e lanë dhe e shplanë, e vesh dhe e zhvesh, i këndon
dhe e vë në gjumë, e mëson të ec dhe të flasë.
E
thënë ndryshe nëna e pais me atributet fillestare si qënie e pavarur njerëzore
që do të thotë që fëmija edukohet që me qumshtin e nënës. Paisja e nënave në
ditët e sotme me kulturë shëndetësore, bënë që fëmija të trajtohet me kujdes që
në barkun e saj.
Mosha
më delikate për paisjen e fëmijës me elementet e edukatës është ajo deri në tre
vjeç. Është mosha kur fëmija qëndron më shumë pranë nënës dhe ndikimi i saj
është i jashtëzakonshëm, vendimtar, dhe me synim të largët. Është nëna ajo që
para të gjithëve mbjell e kultivon te fëmija, mirësjelljen, ndershmërinë,
korrektësinë, , bujarinë, dashurinë për punën, njerëzit, patriotizmin, virtytet
dhe zakonet e popullit.
Në
ditët e sotme shumë burra nuk interesohen për fëmijët e tyre.
Në
takimin me prindërit që zhvillohej një herë në muaj në përgjithësi vinin gratë
dhe as një herë ato nëna dhe baballarë që kishin problem me fëmijët e tyre.
Në
ditët tona mendojmë se nënat janë më të lira për t’u marrë me fëmijët. Edhe pse
shumica e grave nuk shkojnë në punë prapë janë të mbingarkuara me punët e
shtëpisë, furnizimet, kujdesin për fëmijët etj.
Të
gjitha këto shtojnë te nëna jo vetëm ngarkesën fizike, por dhe atë psikologjike
dhe frytet e edukimit të fëmijës nuk arrihen në shkallën e duhen. Por nuk duhet
të harrojmë se shumë gra intelektuale kanë një pjesëmarrje të gjerë, pothuajse
ashtu sikundër dhe burrat, në veprimtarit politike e shoqërore në të gjitha
fushat. Por e keqa është se edhe shumë burra intelektual jo vetëm që nuk i
ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë, por pengojnë pjesëmarrjen e fëmijëve të
tyre në kryerjen e këtyre punëve në familje.
Të
gjitha punët në familje i kryen gruaja dhe pse në familje ka një ose dy vajza
dhe, ato, apo dhe djali, nuk ngren as shtresat në dhomën e gjumit. Tavolinën
presin t’ja u shtrojë nëna dhe nuk marrin mundimin as të ngren pjata, pa le t’i
lajnë ato.
Pasojat
e një “edukate” të tillë është mjaftë e rënd për brezin që po rritet. Në radhë
të parë ne na duhet edukata, të edukojmë qytetar të denjë se sa të vrasim
mendjen dhe t’i shkollojmë kur nuk arrijmë të ngulitim te fëmijët tanë
rregullat elementare të edukatës qytetare.
Nuk
më shqitet nga mendja kur ndodhesha larg në vendin fqinjë, Greqi, dhe më takojë
që vetshërbimin ta bëja vetë. Unë kisha bërë jetë konviktori prej 7 vjetë dhe
nuk i përtohesha as gatimit dhe as vetëshërbimit për të mbajtur një higjenë të
pastër edhe pse në kushte të vështira.
Por
me mua ishin dhe disa, që punoja me tad he përtonin të lanin dhe sytë, pa le të
gatuanin. Pra, ja u solla këtë shëmbull nga jeta ime që të mendojmë dhe të
gjejmë rrugët se si t’i edukojmë për të ardhmen sepse ata do marrin stafetën në
vitet që do vijnë dhe do bëhen vet prindër. Shpesh te të rinjtë dëgjojmë
shprehjen: -Pse më duhet të lajë, të pastrojë e të gatuajë, kur në ditët e
sotme mjaftonë t’i biesh telefonit dhe t’i sjellin në shtëpi ushqimet të
gatuara, apo i gjen në supermarket gjysmë të gatshme.Kurse për të larë e
pasturar marrim një pastruese ose i çojmë rrobat në pastrim kimik. Harrojnë që
njeriu duhet të punojë dhe të mendojë për një ditë të keqe, si i thonë fjalës.
Shpesh
në ditët tona ndeshemi dhe me mentalitete përsa i përketë edukatës familjare
për punën e femrave dhe të meshkujve. Zgjatja e shkollimit të fëmijëve, në një farë
mënyre ka çuar në mënjanimin në mënjanimin e fëmijëve nga punët e shtëpisë.
Jo
rrallë ndeshim që nanat në familje nuk lejojnë vajzën gjimnaziste apo dhe
student të merren me pastrimin, larjen, gatimin dhe punët e tjera në shtëpi.
Ideja që shprehin mendoj se është shumë e gabuar duke trumbetuar “ veç të marri
dhjetë”, “mos u lodh xhani i mamit”, se punët i bëjë vet, “mos u lodh”, po shi
vetëm shkollën ti” etj, etj.
Vajzat
i kushtojnë më shumë rëndësi nisjes e stolisjes se sa vetshërbimit dhe
ndihmesën që mund të japin në familje. Por ju të dashur prindër, harroni që
vajza e juaj, nesër do të bëhet nënë dhe, do krijojë familje dhe i duhet t’a
mbajë atë me të larë e gatuar.
Mendojmë
se pjesëmarrja e të gjithë pjesëtarëve të familjes në punët e shtëpisë, është
një nga problemet më të mprehta dhe aktuale të shoqëris sonë. Po të marrim
pjesë të gjithë në punët e familjes, i edukojmë fëmijët tanë me frymën e punës
dhe të vetshërbimit për të mos qënë të përtueshëm për të kryer punë dhe mos të
bien pre e të qënit dembel dhe parazitizmit.
Përsër
po ju sjell një shëmbull nga jeta ime e emigracionit. Pronari ku unë punoja në
Greqi ishte një specialist e shtëpiak shumë i mirë dhe pse djal i vetëm dhe i
rritur midis dy motrave. Një ditë kur po kthehesha nga plazhi e gjej duke
gatuar dhe gruaja duke hekurosur rrobat, kurse fëmija i vogël tetë vjeç
ndihmonte të atin.
Nuk
u habita me punën që bënte por e ngacmova për të bërë humor. “T’i paska vënë
gruaja dy këmbët në një këpucë”, -i them. Me shaka ma ktheu dhe ai: -Pse ti nuk
e ndihmon gruan?
-Po
ia ktheva se ne jemi të dy mësues dhe na duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin.
-në
familje duhet të punojnë të gjithë, ma ktheu ai. Kjo shprehje më gëzoj dhe
thashë me vete: -Sa mirë kur njerëzit kanë mirëkuptim dhe ndajnë punët në familje.
Nuk janë të pakta dhe masat e tjera që janë marrë e merren për të kryer me
lehtësi punët shtëpiake me futjen e teknologjisë së re.
Por
jo të gjitha nënat e kanë këtë avantazh. Sa më shumë emacipohen gratë, aq më të
emacipuara duhet ta ndjejmë veten dhe ne burrat. Kjo frymë duhet të rrënjoset
te brezi i ri, sidomos në moshat e raja para martesës si dhe kur krijojnë
familje të re.
Prandaj
prindërve u vel për detyrë t’i edukojnë fëmijët që t’i respektojnë vajzat, duke
filluar që nga motrat e deri te shoqet e tyre të shkollës e të punës. Çështja
është se në marrëdhëniet midis meshkujve dhe femrave, sidomos ato jashtë pune,
në mjedise të lira, aq më tepër kura ato priren nga karakteri intim, vajza e
gruaja kanë nevojë të ruajnë dinjitetin e personalitetin e tyre, nderin e vet,
në kuptimin më të mirë të kësaj fjale.
Mendojmë
se familja dhe sidomos nënët duhet të luajnë rol nga më kryesorët në edukimin e
fëmijëve të tyre dhe most ë lejojnë që në moshë të vogël të përdorin një fjalor
vulgar, sepse në të ardhmen, gjatë rritjes, do të jetë shumë e vështirë të
shkëputet prej këtij fjalori që e ka mësuar që në moshë të njomë.
Vjen
një ditë dhe ikën fëmijër, me bukurin dhe gjallërinë e sajia, me dinamizmin dhe
çapkënllëkun karakteristik. Shfaqen paraadoleshenca dhe adoleshenca, siç u
thotë ndryshe, mituria, mosha e parë kalimtare në jetë, që konsiderohet edhe
një farë moshe kritike, kur problem që sapo shtruam, bëhet edhe më i mpret,
shkruan në librin e tij “Rrjedhave të sociologjisë së edukatës e të kulturës”,
Prof. Hamit Bejqja.
Shpesh
fëmijët e vegjël nga dëshira për të dëgjuar se si flasin dashje-padashje u
mësojnë fjalë dhe shprehje që në të ardhmen me rritjen e tyre, e kanë të
vështirë që të ndahen prej tyre. Mendjet e ndritura të njerëzimit në të gjitha
kohët e kanë vlerësuar gruan si bartësen dhe ripërtëritësen e jetës, edukatoren
natyrore të fëmijëve, shoqen e pandarë të burrit, amvisën dhe nikoqiren e
pazvendësueshme dhe rregullatoren e ekonomisë shtëpiake.
Dhe
rilindësit tanë të shquar illuminist dhe demokratë, Sami Frashëri, Naim
Frashëri e të tjerë e kanë vlerësuar lartë figurën e nënës duke parë te ajo
kreun e njerëzisë. Në aforizmat e veta Samiu shkruante: Lumturia e një kombi
varet nga edukimi i femrës; natyra ndikon dhe sundon në zemrën e njerëzimin me
anën e grave.
Tiranë, 06.06.2022