Kulturë
Timo Mërkuri: Poeti dhe poezitë e para të botuara në gjuhën shqipe
E premte, 10.06.2022, 09:10 PM
POETI DHE POEZITË E PARA TË BOTUARA NË GJUHËN SHQIPE
Përsiatje
rreth librit studimor “Gjon Buzuku – poeti ynë i parë” të Anton Nikë Berishës
Nga
Timo MËRKURI
Sa herë që bie
fjala për poetin dhe poezinë e parë shqipe shumëkujt i shkon mëndja te Lekë
Matrenga[1]
dhe poezia e tij “Kënga e përshpirtshme[2]”,
një vjershë me tetë vargje e përfshirë te “E mbsuame e krishterë”, një libër i
vogël i shkruar në dialektin toskë, me 28 faqe, botuar në Romë në vitin 1592.
I-Për hir të së
vërtetës duhet të pohoj se unë ndjehesha krenar me cilësimin e tij si poeti i
parë në letërsinë shqipe, pasi duke qenë Lekë Matrenga me origjinë nga Himara
edhe mbi mua “binte” diçka nga dritësimi i tij, aq më tepër që për Matrengat,një
i afërmi im i moshuar më kishte dhënë tekstin e një kënge të hershme popullore,
të cilënFaneVeizi e kishte përfshirë te libri i tij “Bregu i detit në këngë”[3].
Isha mësuar me
këtë “përparësi himarjote” në poezinë shqipe ndaj rënia në dorë e librit
studimor të Anton Nikë Berishës “Gjon Buzuku – poeti ynë i pare[4]”
ishte për mua si një eklips i befasishëm, që më shumë huton se sa errëson dhe
qysh në titull më nxiti për lexim të kujdesshëm, me idenë se: “sigurisht që
diku do kishte një gabim”. Ezgjerova gamën e leximeve me shkrime e tituj të
tjerë, së pari për Lekë Matrengën e më pas për Gjon Buzukun dhe “Mesharin” e
tij.
II- Lekë Matrenga
lininë Horën e Arbëreshëve (italisht PianadegliAlbanesi[5])
në jug të Palermos. Studioi në Kolegjin grek të Shën Athanasit në Romë, që
kishte qenë themeluar më 1577 dhe pastaj u kthye në Sicili ku themeloi një
shkollë. Vepra e tij “E mbsuame e krështerë”, Romë 1592 (Doktrina e Krishterë)
është një katekizëm prej njëzetetetë faqesh, i përkthyer prej Lekë Matrengës
nga vepra në latinisht e priftit jezuit spanjoll JakobLedesma[6].
Kopja e (vetme) në dorëshkrim e përkthimit, me shkrimin e vetë Lekë Matrengës
ndodhet në Bibliotekën e Vatikanit, ku data e shënuar në të na tregon se Matrenga
e përfundoi përkthimin më 20 mars 1592 në PianadeiAlbanesi. Libri u botua në
Romë te GulielmFaçoti “me lejen e eprorëve”, botim nga i cili ka shpëtuar vetëm
një kopje.
Vepra përmban: një
hyrje në italisht, poezinë, “Kënga e përshpirtshme” me tetë vargje
metrikeqë përbën llojin e parë të vargut
të shkruar në shqip[7]
si dhekatekizmin, (një udhëzim fetar për doktrinat kishtare në formën e
pyetje-përgjigjeve). Qysh në hyrje, krahas kushtimit [që ishte një “normë e
detyrueshme” për të përfituar lejen e botimit (shën. im. T.M.)] për kardinalin
Ludovico II de Torres, Lekë Matrenga shpjegon se përkthimi i kësaj vepre kishte si synim që të përdorej nga
arbëreshët që nuk e kuptonin variantin italisht dhe latinisht të katekizmit dhe
se ai do t’u vlente “qindra familjeveme prejardhje shqiptare në Kalabri e në
Pulje”.Ai e paraqet librin me shënimin: [..]“Dokrina e Krishterë. Bërë nga i urti at Ledesma i shoqatës së Jezuit.
Përkthyer nga italishtja në gjuhën arbëreshe nga Lekë Matrenga, student i
Kolegjit Grek të Romës”[..][8].
III- Pra, pranohet
dhe theksohet nga vetë Lekë Matrenga se libri “E mbsuame e krishterë”(Doktrina
e Krishterë), Romë 1592nuk është një vepër origjinale e tij, por është
përkthimi nga italishtja e një vepre tjetër, që ka për autor priftin jezuit
spanjoll,JakobLedesma, dhe për pasojë,edhe poezia “Kënga e përshpirtshme” është
krijim i jezuitit spanjoll.
Pa mohuar rëndësinë
e veprimit të Lekë Matrengës, të përkthimit si dhe të botimit të veprës “E
mbsuame e krishterë” në shqip, si e para vepër e botuar nga një arbëresh dhe e
shkruar në toskërisht dhe e dyta vepër e botuar shqip (37 vjet pas “Mesharit”
të Gjon Buzukut) të shkruarit vetëm me germa latine dhe risitë që ajo solli në
botën kulturore shqiptare, duhet të pranojmë se Lekë Matrenga nuk është autori
i librit, pra ai nuk është autori i poezisë “Kënga e përshpirtshme”, por është
vetëm përkthyesi dhe botuesi i saj.
Sa i përket
vjershës “Kënga e përshpirtshme” unë nuk e kam origjinalin në italisht të
shkruar nga spanjolli JakobLedesma për të bërë krahasimet, për pasojë unë nuk e
di a ka qenë e vargëzuar poezia në origjinal apo jo. Gjithashtu unë nuk di sa i
ka qëndruar besnik origjinalit Lekë Matrenga, a ka bërë shtesa apo ndryshime në
vargjet e poezisë origjinale etj. Kështu, në pamundësi të një ballafaqimi të
tillë, gjer sa të vërtetohet e kundërta pohoj se Lekë Matrenga e ka përkthyer
besnikërisht në formë dhe në përmbajtje, duke mbetur në këtë mënyrë i pari
autor shqiptar që ka sjellë në letërsinë shqipe “llojin e parë të vargut të shkruar në shqip”, në
njëmbëdhjetërrokësh me rimë të këmbyer duke “hapur “ në këtë mënyrë “portën” për
të hyrë në letërsinë shqipe poezia në varg metrik. Këtë e theksojpër faktin se
gjer atëherë, madje edhe shumë kohë më pas poezia e shkruar shqip paraqitej në
formën e prozës, me fraza lineare, që asaj i ulte dhe i “fshihte” vlerat
artistike.
IV-Pavarësish se
Lekë Matrenga nuk kishte dijeni, plot tridhjetë e shtatë vjet para botimit të
veprës “E mbsuame e krështerë” në Romë (1592), një prift i quajtur Gjon Bdek
Buzuku[9]
, i cili [..]“ishte shkolluar si letrar dhe si murg[10]”[..]
kishte botuar (me gjasa në Venedik[11],
ku ishte strehuar si refugjat në vitin 1497, pas pushtimit të Shkodrës)një
libër, të cilin: “[...] filloi ta shkruante më 20 mars 1554 dhe e mbaroi me 5
janar 1555, në një moshë kur ka qenë burrë i pjekur[12]”.
Jo vetëm kaq, por “[...] e pajisi edhe me një pasthënie që e shkroi vetë në
gjuhën shqipe, pa e ditur se ç’përmasa historike do merrte kjo punë e tij[13]”[..].
Për ta kuptuar vlerën dhe përmasat historike të saj, mjafton të themi se fraza
e parë e kësaj pasthënieje do lexohej jo si një frazë e zakonshme, por me një
këngëzim himen nga shqiptarët[14].
Me këtë nismë Gjon
Buzuku synonte: pajisjen e Kishës Katolike shqiptare me një libër në gjuhën e
vendit, të kuptueshme nga masa e besimtarëve, duke zëvendësuar gjuhën
latinishte që përdorej në shërbesat kishtare, të ngrinte kulturën fetare të
klerit dhe të plotësonte nevojat e përditshme të tij gjatë shërbesave kishtare,
aq më tepër që në atë kohë në Shqipëri mund të shkruheshin
ebotoheshin vetëm vepra me karakter fetar për arsye se: “[...]publiku lexues përbëhej
kryesisht nga kleri i shkolluar… në Itali, kleri katolik kishte monopolin e
botimeve, gjë që u linte pak hapësirë botimeve të tjera[15]”
dhe se sulltanati e “[...] kishte ndaluar me ligj dhe dënonte me vdekje botimin
e librave në perandorin turke[16]”.
V- Libri “Meshari”
njihet deri më sot nga një kopje e vetme në Bibliotekën e Vatikanit dhe i
mungon kopertina dhe 16 faqet e para. Mendoj se mungesa e kopertinës dhe
titullit mund tëjetë arsyeja që shpëtoi kjo kopje nga asgjësimi, pasi me siguri
ka qenë në listën e veprave të ndaluara nga Kisha katolike, por edhe pushtuesit
turk meqenëse gjatë bastisjeve nëpër kisha, manastire dhe banesa shqiptare i
rrëmbenin dhe i asgjësonin librat shqip.
Kopja e vetme e “Mesharit”
u zbulua më 1740 në bibliotekën e Kolegjit të Propaganda Fide[17]
në Romë nga Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) nga Gjakova, ku ai, si arqipeshkëv
i Shkupit ishte me vizitë në Romë dhe bëri një vizitë tek selia dhe Biblioteka
e PropagandësFide. Me gjetjen e rastësishme të këtij libri, ai e kopjoi një
pjesë ku bëhet fjalë për ritualin e unazës e të martesës, dhe ia dërgoi në
shenjë nderimi Atë Gjergj Guzetës (1682- 1756), themeluesit të Seminarit të
Palermos, duke vënë në lëvizje strukturat arbëreshe mbi qenien e tij. Nga fundi
i shekullit XVIIIlibri u dërgua në koleksionin e pasur të Kardinalit Stefan
Borgia dhe më pas kaloi në Bibliotekën e Vatikanit ku gjendet edhe sot.
Të qenët
e“Mesharit”u bë e ditur nga studiuesi arbëresh PalSkiroi (1866-1941), i cili e
fotokopjoi tekstin më 1909-1910, kreu transliterimin e transkribimin fonetik të
tij dhe e gatiti për shtyp, bashkë me një studim të veçantë për gjuhën e
autorit. Më 1929 u bënë tri kopje për françeskanin,Justin Rrota (1889-1964), i
cili më 1930 botoi në Shkodër fragmente të “Mesharit”. Më 1958 u botua i plotë
nga Namik Resuli (1908-1985),ndërsamë 1968 me “Mesharin” u mor Prof. Eqrem
Çabej (1908-1980), i cilibëri botimin kritik në dy vëllime në Tiranë si dhe
transliterimin e tekstit dhe transkriptimin fonetik.
Kur Gjon Nikollë
Kazazi e gjeti në Kolegjin e Propagandës Fide, libri kishte arritur në gjendje
mjaftë të dëmtuar, ndaj ai e cilësoi me fjalët: “një Meshar i lashtë shqip, i rrëgjuar ngakoha“, pa e kuptuar se me
këtë shprehje i “dha” titullin “Meshari” këtij libri pa kopërtinë dhe pa titull[18].
Në atë kohë vepra përfshinte 110 fletë ose 220 faqe ndërsa sot ka 94 fletë ose
188 faqe duke i humbur kështu nëpër vite 16 fletë ose 32 faqe[19].
VI- “Meshari”
është libri i parë[20]
shqip dhe rëndësia e tij është e jashtëzakonshme, por ne do ta shohim vetëmnë
një drejtim, në atë të librit të parë me poezi shqip, sipas librit studimor të
Anton Nikë Berishës “Gjon Buzuku – poeti ynë i parë”.
Qysh në
parathënien[21] e librit “Gjon Buzuku –
poeti ynë i parë” Anton Nikë Berisha na paraqet një seri të dhënash që
përligjin mendimin se vepra “Meshari” nuk është thjeshtë një përkthim i ndonjë
vepre tjetër kishtare me autor përkatës, nuk është thjeshtë një seri shkrimesh
të shenjta, të përzgjedhura dhe të përkthyera nga Gjon Buzuku e më pas të
lidhura në një libër, por është shumë më shumë se kaq.
Zbulimi i prof.
Anton Nikë Berishës:“[...] për katër tekste të botuara në të, që janë të
hartuara nga Buzuku, pra janë origjinale… Këto
katër tekste, bashkë me dhjetë tekste të tjera, sidomos shtatë poezitë kushtuar
shtatë mëkateve mortare, që mund të merren edhe si poema e parë e shkruar
dhebotuar në gjuhën tonë shqipe, dëshmojnë se ka ekzistuar edhe më parë një
traditë e shkrimit dhe e hartimit shqip
të ndonjë poezie(kursivi im T.M.) në frymën fetare ose kushtuar jetës së
përditshme dhe fatit të njeriut[22]”.
Pra, zbulimi i faktit që Gjon Buzuku ka ndërhyrë në tekstet që ka përkthyer
duke shtuar shkrime të tij origjinale si dhe hartimi prej tij i njëpasthënieje
të librit, u jep këtyre shkrimeve vlerën e dokumentit të shqipes së shkruar.
Fakti që kjo ndërhyrje nuk është në një fragment të vetëm rastësor, por është
në shumë raste dhe në sasi të madhe, kjo na bën të themi se Gjon Buzuku jo pa
qëllim e ka bërë këtë veprim, me të cilin ka dashur ta dokumentojë dhe ta shpëtojë
fjalën e shkruar shqipe[23],
ndërkohë që vepra “Meshari” për “[...] nga gjuha e pasur shqipe që është
përdorur në të, nga stili, nga pasuria e saj leksikore shprehëse dhe nga gjuha
poetike që i cilëson krijimet origjinale ose përkthimet e teksteve[24]”,
është një dëshmi tradite e shkrimit dheletërsisë së shkruar shqipe para Buzukut[25].
Është fakt që ky “Meshar” i Buzukut është tepër “shqiptar”, aq më tepër që
përmban Psalme me vargje si: [..]”ashtu
thotë: Vete banem turk[26]” apo ”Gjithë popullinë e kërshtenë?dëArban?t /ata
? mortajet largo,/ t? tëlusmë, Zot[27]”, vargje që realisht nuk ndodhen në
asnjë Psalm të librit origjinal të Psalmeve. Mbi këto ndërhyrje që bën Gjon
Buzuku me Psalmet e tij, mund të qëndrojë edhe arsyeja që libri “Meshari” është
ndaluar(siç hamendësohet në disa raste) nga Kisha katolike.
Mundësinëe
ndalimit të librit duhet parë dhenë dritën se në faqet e tij s’ka ndonjë
kushtim për ndonjë prelat kishtar, sipas traditës së botimeve të librave të
tillë, i cili ta ketë mbështetur më pas librin për botim e shpërndarje.
Sigurisht që ky nuk është fakt, por është thjeshtë një përfundim logjik i
rrjedhës së ngjarjeve. Ajo që ka rëndësi për ne është fakti që këto Psalme të
hartuara nga Gjon Buzuku me besimin dhe bindjen se ashtu si Psalmet e Besëlidhjes
së Vjetër, që jetuan rreth 2600 vjet, edhe Psalmet e tij te “Meshari” do kishin
jetën e gjatë. Këto Psalme, që në fakt janë tekste dhe krijime letrare shqip,
janë dokumenti i parë i një letërsisë shqipe, “filiz” i ri i mbirë në skaj të
mbetjeve të një trungut të një lisi të lashtë të rrëzuar nga rrufetë e kohës e
të tretura nën “shirat” dimërortë pushtimit.
VII-Psalmet e shkruara
nga Gjon Buzuku te “Meshari’ nuk janë krijime të rëndomta, por janë krijime të
një niveli të lartë artistik, të shkruara me frymëzim sipas stilit solomonik,
ku autori shfaqet si poet me frymë evropiane, ndonëse ai nuk i hartoi ato me
qëllim që të shfaqej para lexuesit si një poet. Duke folur për këto Psalme
Ibrahim Rugova shkruan:“[...] duke i konsideruar këto lutje origjinale [...] del
mendimi se me Buzukun fillojnë elementet origjinale në letërsinë tonë dhe se
veprën e tij nuk mund ta konsiderojmë vetëm si përkthim[28]”.
T’i shohim më
konkretisht këto Psalme të Gjon Buzukut të përfshira te “Meshari”. Në faqen 53-55
të “Mesharit” të botuar nga Eqrem Çabej, lexojmë Psalmin me tekstin: “O Jezu
Krisht, shelbuosi i gjithë shekulliteshpërblesi i shpirtënavet, Zot, regj i
p?mort, u t? të lus, Dom Gjoni, sherbëtoriuit, tëmadhenëzotën?tande tëp?fine për këta tëkënduom tëkëtyne Psalme, qi u ? p?-denji këndova, ti të më
liberonjshshpirtinëtem ? katit, e ti vëlizze-mërënë teme përapëtë ? duorshit s
atyneqi për të keq ecnjënë. E ? së kujtuomeshit së p?dërejta e të p?ligje ti
liberokorpnëtem, aj për?denësherbëtyrë ? kati me mos klenë. E ti bdo ? meje të
deshëruomitë e katit gruosë. E ? meje hiq gjithë të p?ligjeqish i p?emëni mundë
shtjerë ?dë mend, ansishqishdukenë e ansishqi z dukenë, qi ata lypnjënë
shpirtin tem me mbajtunë me mos me ecunëpr udhë të Tinëzot. O Zot, b?si i
gjithë shekullit, t? tëklofsha truam, qi me Atët e me Shpirtinë shenjtëgjellin e jet, për gjithë jetë të
jetës. Amen[29]”.
E parë në mënyrën
se si është shkruar te “Meshari” teksti të krijon përshtypjen e një proze entuziaste,
por që çuditërisht ka një rimë dhe ritëm të brendshëm poetik. Po ashtu, duke
njohur natyrën e Psalmeve, që “këndoheshin”ose recitoheshin me “këngëzim” dhe
jo “lexoheshin” si dhe duke parë nivelin e lartë artistik (përfshi dhe rimën e
ritmin e brendshëm, që i cituam më sipër)të krijohet bindja se kjo është një
poezi, që në këtë libër është e shkruar si “prozë”, ndaj me të drejtë autori
Anton Nikë Berisha këtë Psalm e paraqiti në vargje poezie, me besimin se po e
kthen në “origjinën” e tij si vijon:
“O Jezu Krisht, shelbuosi i gjithë shekullit
e shpërblesi i shpirtënavet,
Zot, regj i p?mort,
u t? të lus, Dom Gjoni, sherbëtoriuit,
të madhenëzotën?tande të p?fine
për këta të kënduom të këtyne Psalme,
qi u ? p?denji këndova,
ti të më liberonjshshpirtinëtem ?
katit,
e ti vëlizzemërënë teme përapëtë ?
duorshit
s atyneqi për të keq ecnjënë.
E ? së kujtuomeshit së p?dërejta
e të p?ligje ti liberokorpnëtem,
aj për?denësherbëtyrë ? kati me mos
klenë.
E ti bdo ? meje të deshëruomitë e katit
gruosë.
E ? meje hiq gjithë të p?ligje
qish i p?emëni mundë shtjerë ?dë mend,
ansishqishdukenë e ansishqi z dukenë,
qi ata lypnjënë shpirtin tem
me mbajtunë me mos me ecunëpr udhë të
Tinëzot.
O Zot, b?si i gjithë shekullit,
t? të klofshatruom, qi me Atët
e me Shpirtinë shenjtë gjellin e jet,
për gjithë jetë të jetës. Amen”.
E paraqitur në
formën e vargjeve të një poezie, teksti fiton forcë shprehëse si një Psalm i
nivelit dhe cilësisë së lartë biblike teologjike “[...] që përligj dashurinë e
thellë të Buzukut ndaj Birit të Hyjit, Krishtit[30]”
dhe që ne i përjetojmë si tekste poetike që deklamohen publikisht me pasion,
tamam si poezitë atdhetare.
Realisht te vepra
“Meshari” ky tekst është në formën e një proze, por mundet që kjo paraqitje të
jetë një “devijim” i radhitësveitalianë në shtypshkronjën e Venedikut, të
cilëtnuk e njihnin gjuhën shqipe dhe për pasojë, nuk e kuptuan poezinë e
Buzukut. Që radhitësit italianë nuk e njihnin gjuhën shqipe, kjo është më se e
dukshme te gabimet e shumta të radhitjes që ka libri. Hamendësoj gabimin e
radhitësve për faktin se, duke parë nivelin e lartë artistik të këtij Psalmi,
me njëherë na shkon në mëndje që Gjon Buzuku duhet të kishte pasur njohuri dhe
kontakte me poezi e shkrime letrare shqipe të mëparshme, sepse vetë niveli i
lartë gjuhësor dhe rrjedhshmëria e gjuhës së përdorur, natyrshmëria e frazave
të krijuara prej tij, figuracioni dhe stili i përdorur në ‘to na bind për një
njohje dhe përvojë të mëparshme gjuhësore dhe poetike nga autori. Ndoshta Gjon
Buzuku nuk e ka vargëzuar Psalmin me mendimin se: meqenëse e cilëson “Oratio”,
Psalmi do këndohet dhe murgjit që do e përdornin librin, e njihnin ritmin e të
kënduarit të Psalmeve.
Tej hamendësimeve
zbulimi i natyrës poetike të këtij Psalmi me ritëm dhe rimë të brendshme,
megjuhë poetike, me figuracionin dhemetafora të shumta, apo dhe me mënyrën e
përsëritjeve, të shqiptimit të dramës së brendshme të njeriut etj., vargëzimi
poetik i tij është një arritje e madhe në studimin e fillimit të poezisë (po
dhe të prozës) shqipe, edhe për faktin se shtyhet më në hershmëri gjetjet e
artit poetik shqiptar të shkruar dhe për këtë Anton Nikë Berisha ka një meritë
jo të vogël, që duhet njohur e vlerësuar, në qoftë se duam të njohim
hershmërinë e letërsisë së shkruar shqipe.
Sigurisht që për
këtë paraqitje në prozë të këtyre poezive – Psalme, lind pyetja se: a është e
natyrshme paraqitja e tyre nga Gjon Buzuku në formë proze, veç hamendësimeve që
parashtruam më sipër. Me një fjalë a mund të shkruhet në formë proze, historie
a ligjërate poezia dhe anasjelltas: a mund të paraqitet në formë poezie
historia, proza apo ligjërata? Në lidhje me këtë na vjen në ndihmë Aristoteli,
i cili thotë: “Historiani edhe poeti ndryshojnë pra në mes të tyre, jo sepse
njëri shkruan në vargje dhe tjetri në prozë (historia e Herodotit mund të
kthehet në vargje, po prapë mbetet gjithmonë histori), po sepse njëri rrëfen
ç’ngjan e tjetri si mund të ngjajë[31]”[..],
pra në thelb poezia mund të shkruhet në formë proze a ligjërate dhe përsëri të
mbetet poezi si në rastet e Psalmeve të Gjon Buzukut te “Meshari”.
Do frenoheshim në entuziazmin
tonë në qoftë se ky Psalmi-poetik do t’ishte rasti i vetëm, por te “Mesharit”
gjejmë edhe Psalmin e dytë, që pas cilësimit “Oratio” shënon në formë lineare
tekstin: [..] “Zot, ti qi bane qiellë e dhënë, afërëvet? venë oratëtë e m?. E
për të madhet mishëriertande e për të kënduomitqi u t?këndonj këta Psalmasod, u i p?denjitue
t u lutunë u t? të lus, muosherbëtorittit mbi këtë jetë ti të denjoneshmuo
me më dhanë shëndet ? mendjet e ? korpit, e mot u me b?mpendesënë përpara
mortsë sime. E më ban hir, Zot, me pasunë të liruomi-të e katevet mive. Përse u
mbi tjetëret jetë me gjithë Shenjt të t? u të mundinj me pasunëpatrienë e
jetësëamshuome. Amen!”[..], tekst po aq poetik sa dhe Psalmi i mëparshëm dhe të
cilin Anton Nikë Berisha e paraqet në formë vargu:
Zot, ti qi bane qiellë e dhënë,
afërëvet? venë oratëtë e m?.
E për të madhet mishëriertande
e për të kënduomit
qi u t?këndonj këta Psalmasod,
u i p?denjitue t u lutunë u t? të lus,
muosherbëtorittit mbi këtë jetë
ti të denjoneshmuo me më dhanë
shëndet ? mendjet e ? korpit,
e mot u me b?mpendesënë përpara mortsë
sime.
E më ban hir, Zot,
me pasunë të liruomitë e katevet mive.
Përse u mbi tjetëret jetë
me gjithë Shenjt të t? u të mundinj
me pasunëpatrienë e jetësëamshuome.
Amen[32].
Edhe Psalmi i
tretë dhe i katërt në këtë “ndarje” të veprës “Meshari” na bindin që s’kemi të
bëjmë me një rastësi apo“gabim” të studiuesit Berisha, madje në mbështetje të
natyrës poetike të Psalmeve të Gjon Buzukut telibri “Meshari”na vijnë në ndihmë
edhe dhjetë tekste të tjera, që në vetvete janë Psalme kishtare dhe për nga
gjinia e krijimit janë poezi origjinale, në tekstin e të cilave [..]”vërehet
një shqipe e përpunuar dhe e lartësuar; ndërlidhje e kujdesshme e pjesëve që
bëjnë tërësinë, po dhe e vetë qëllimi të hartimit të tekstit përkatës[33]”.
Veç sa
argumentojmë natyrën poetike të katër Psalmeve që përfshihen në këtë ndarje apo
me dhjetë shkrimet e tjera origjinale të Buzukut, ku vlen të përmendim Psalmin “E paqnëtand neve
na ep ?dë jetë tanë” i cili është një hymn i vërtetë për paqen, lutjen “Gjithë
popullinë e kërshtenë?dëArban?t” apo Psalmin tipik “Ashtu thotë: Vete banem turk”,
natyra poetike e Psalmeve të tij është më e dukshme te cikli: “Shtatë mëkatet
mortore” ku, shtatë Psalmet mund të mendohen si shtatë poezi të veçanta ose
mund të merret si një poemë e tërë prej 128 vargjesh, e copëzuar në shtatë
poezi. Për këto shtatë poezi vlen të theksojmë se “Falë pikërisht shtjellimit
të teksteve, të sistemit shprehës poetik të përdorur dhe, ato…, përligjin një
rrafsh të ngritur të poezisë sonë të botuar më 1555[34]”.
Në qoftë se këto shtatë tekste i vështrojmë si krijime të një tërësie, pra si
pjesë të një poeme, atëherë kemi të bëjmë me një dukuri që e vlen të shihet me
shumë kujdes sepse: ekzistenca e një poeme shqip në vitin 1555 është dëshmi e
një tradite shumë të pasur dhe të përparuar të artit poetik shqip, të shkruar
para Buzukut.
Sa i përket tematikës
së këtyre shtatë poezive, ajo janë: mëkatet mortore të njeriut dhe pikërisht
kjo temë e “përbashkët” është një argument i fortë që krijon bindjen se këto
shtatë poezi janë një poemë e vetme, e ndarë në shtatë pjesë. Po ashtu këto
shtatë tekstekanë një model krijimi, model që përfshin gjuhën poetike, llojin e
vargut apomënyrën e qasjes së vargut te mendimi i autorit.Pra, mënyra e
përftimit dhe e shtjellimit vargjeve të shtatë poezive, rrjedh në të njëjtin
qëllim: paraqitjen e elementëvedhe formën e secilit mëkat, duke na dhënë në
këtë mënyrë edhe një element drejt shikimit të këtyre poezive si pjesë të një
poeme. Po ashtu edhe shenjëzimi i njëjtë si “mëkate mortore”, ku secila prej
tyre apo të gjitha bashkë ka përfundim mortor për “mëkatarin”është një element
bashkues në një poemë tështatë poezive.
Meqenëse për
vlerat poetike të këtyre shtatë poezive apo të kësaj poeme të ndarë në shtatë
pjesë ka folur më së miri Anton Nikë Berisha te libri i tij studimor “Gjon Buzuku- poeti
ynë i pare” unë nuk po zgjatem, por pas leximit të kujdesshëm tëkëtij libri
bashkohem me autorin në përfundimin se: katër Psalmet e fillimit tëlibrit,
dhjetë shkrimet e përmendura si dhe shtatë mëkatet mortore të trajtuara nga
Gjon Buzuku te “Meshari” janë krijime poetike, pavarësisht se janë shkruar në
prozë dhe shënojnë “poezinë e parë të shkruar shqip” duke e vendosur Gjon
Buzukun në rendin e nderit si “Poeti i parë shqiptar” që na ka lënë jo një
poezi, por një cikël poezish, madje edhe një poemë me 128 vargje, të shkruar
shqip.Ndërkohë Lekë Matrenga është, siç u tha dhe më parë,i pari autor shqiptar
që ka sjellë në letërsinë shqipe “llojin e parë të vargut të shkruar në shqip”,
në njëmbëdhjetërrokësh me rimë të këmbyer me poezinë “Kënga e përshpirtshme”,dhe
se me librin “E mbsuame e krishterë”, ai pruri të parën vepër të shkruar nga
një arbëresh, të parën vepër të shkruar në toskërisht dhe të dytën vepër të botuarnë
shqip, duke merituar një vend nderi në historinë e kulturës dhe gjuhës sonë
shqipe.
Sarandë, maj-qershor 2022
[1] Lekë Matranga (1569-1619), i njohur si
LucaMatranga (lindur më në fshatin Hora e Arbëreshëvet/PianadegliAlbanesi dhe
vdekur më 1619 në Palermo), ishte prift dhe shkrimtari më i vjetër i
arbëreshëve.
[2] Teksti ipoezisë prej tetë vargjesh të Lekë Matrengës, në shqipen e
standardizuar është si vijon:
Kënga e përshpirtshme
Gjithëve u thërres, kush do ndëlesë
Të mirë e të krështe, bura e gra
Mbë fjalët të tinëzot të shihni meshë
Se s’ishtë njeri nesh çëmkatë s’ka
E lum kush e kujton se ka të vdesë
E mentë bashkë mbëtënëzonë i ka
Se Krishti ndëparrajsit i bën pjesë
E bën për bir të ti e për vëlla.
[3]FaneVeizi, Bregu i detitnë këngë. Sh.B.Arbri Tiranë 1998. f. 16.
Matreng o Matrenga
Të dal shpesh ma kishte ënda
Se këshmë një gjak në rrëmba
Po nuk gjen më njeri brënda
Matrengë o Matrenga
Me perivole të rrënda (perivole:
kopështet me agrume)
Lënë djerr e bërë gjëmba.
[4] Botim i “Faik Konica” Prishtinë 2016.Botimi i dytë PellegriniEditore, Cosenza
2016.
[5] Ky fshat në atë kohë quhej “Pianadei
Greci” për arsye se banorët ishin të krishterë të ritit ortodoks bizantin - grek,
gjë që na shtyn te mendimi se ishin banorë të bregdetit himarjot dhe zonave të
tjera ortodokse shqiptare. (shën. im. T.M.)
[6]JakobLedesma: 1516-1575.
[7]Robert Elsie, Historia e letërsisë shqiptare. 4.2 Lekë Matrenga dhe Doktrina e
Krishterë (1592). Për këto të dhëna jemi konsultuar me një sërë autorësh si
XhelalZejneli, SadikBejko, MatteoMandala etj.
[8]Robert Elsie, po aty.
[9] Gjon Buzuku u lind në fshatin Ljarje
të Krajës, trevë shqiptarenë Malin e Zi, i biri i Bdekut. Hamendësohet se ka qenë
ipeshkv i dy dioqezave në zonat veriore të vendit. Sigurisht se ka qenë murg.
ZeqeriaNeziri, Meshari i Gjon Buzukut.
LOGOS – 5 Shkup, 2006 f. 8 thekson: “[...] jeta e tij ka mbetur në nivel
hipotezash dhe e pandriçuar sa dhe si duhet. Nuk dihet ku dhe kur lindi, ku u
shkollua, ku jetoi dhe ku shërbeu, ku, kur dhe si vdiq.
Robert Elsie, vepër e cituar... “Ato të
dhëna të pakta që kemi për Buzukun, vijnë nga pasthënia e Mesharit”
[10]Robert Elsie, Po aty. Ky arsimim
kuptohetnga forma e niveli i shkrimit të “Meshari”që është e nivelit të lartë.
[11] Anton Nikë Berisha, Vepra e cituar. f.
24 duke përshkruangjendjen e klerit katolik shqiptar nën pushtimin turk
thekson:“Pas vitit 1501, kryeipeshkvi i Durrësit vendoset në Romë dhe që nga
viti 1535 “nuk është i detyruar të banojë te Kisha e vet”, shkruhet në një
dokument. Ndërkohë kujtojmë semë 1483 Sulltan Bajazitie kishte ndaluar botimin
e librave në Perandorinë e tij duke i dënuar me vdekje shkelësit, për pasojë
mundësia e shtypjes së librit në Shqipërinë e pushtuar mënjanohej.
[12] Eqrem Çabej,, Gjon Buzuku dhe gjuha e tij. Studime gjuhësore. VI: 25.
[13] Robert Elsie, vepër e cituar.
[14]“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë
herrë se gluha jonë nukë kish gj~ të ëndigluom ën së shkruomitshenjëtë, ën së
dashunit së botësës'anë, desha me u…”.
[15] Robert Elsie, vepër e cituar.
[16] Gjon Keka, Rëndësia e “Mesharit” të Gjon Buzukuthttp://www.buzuku.info Buzuku 2020/K.
[17]Nuk dihet si dhe nga kush u dërguanë
Romë libri “Meshari”, por duke qenë se fletët e tij janëmbushur me shënime
emrash priftërinjsh që e kanë përdorur dhe shënime e komente të ndryshme, hamendësojmë
se e ka shpurë ndonjë murg.
[18]Anton Nikë Berisha “Meshari” vepër e
shkruar nga Gjon Buzuku” Faik Konica Prishtinë 2013 f. 13: “Rreth mendimit se
vepra e Buzukut mund të kishte pasur titullin “Ungjijtë në gjuhën shqipe”, që e
shtronte Dhimitër S. Shuteriqi (Shkrimet shqipe 1332 – 1850. “Rilindja”,
Prishtinë 1978, f. 44) dhe e pandehte Engjëll Sedaj (Mbi titullin e saktë të
veprës së Buzukut. Në “Rilindja, dt. 4 janar 1986, f. 11), mbështetur në një
relacion të Pjetër Bogdanit tëvitit 1665, ku ai propozonte botimin e Ungjijve
shqip (“L’Evangelij in Albanese”)po them vetëm se është e vështirë të përfillet”.
[19] Gjon Keka “Rëndësia e “Mesharit” të
Gjon Buzukut. Vepër e cituar.
[20]Prof. Jorgo Bulo,Letërsia shqiptare 2001: “Meshari” i Gj. Buzukut, botuarmë 1555,
mbahet deri më sot, si e para vepër e shqipes së shkruar. Por ekzistojnë disa
dëshmi fragmentare më të hershme se vepra e Buzukut, të cilat flasin për
shkrimin e shqipes të paktën nga shek.XIV.
E para dëshmi që njihet është e vitit
1332, e domenikanitfrëng,GulielmAdale, kryepeshkop i Tivarit, i cili në një
relacion latinisht shkruan se shqiptarët kanë në përdorim në librat e tyre
shkronjat latine edhe pse gjuha e tyre është fare e ndryshme nga latinishtja.
Me rëndësi të veçantë janë: një formulë pagëzimi (Untepaghesontpremenit Atit et
Birit et spertitsenit) e vitit 1462, shkruar shqip brenda një teksti latinisht,
nga peshkopi i Durrësit Pal Engjëlli; një fjalor me glosa shqip i vitit 1497, i
gjermanit ArnoldfonHarf, i cili pat kaluar si udhëtar në Shqipëri dhe një
fragment nga Ungjilli i Shën Mateut, po shqip, por me shkronja greqisht, i
shekullit XIV.
[21]Anton Nikë Berisha, Gjon Buzuku – poeti ynë i pare.“Faik
Konica” Prishtinë 2016 f. 7.
[22] Anton Nikë Berisha : “Gjon Buzuku –
poeti ynë i pare”. i “Faik Konica” Prishtinë 2016 f. 7-8 shkruan edhe se:“Në
studimin tim “Meshari – vepër e hartuar nga Gjon Buzuku ”, të botuar më 2014,….
Po ashtu kam përmendur të dhënën se janë edhe disa pjesë të tjera në “Mesharin”
që janë përshtatje të lira ose të hartuara nga Buzuku. Edhe rreth katërqind
ndërhyrjet, të natyrës kumtuese e sqaruese, që u prijnë teksteve të përkthyera,
të marra nga Bibla ose nga ndonjë vepër liturgjike, mund të merren si të
Buzukut. Në mënyrë të veçantë kam theksuar se disa variante të përkthimeve,
sidomos tri variantet e përkthimit të Psalmit 130, përligjin mendimin se në
veprën “Meshari” nuk janë vetëm tekste të përkthyera nga Buzuku, siç është
thënë deri më tani, po dhe të autorëve të tjerë, bashkëkohanikë ose paraardhës,
dhe se vepra duhet të cilësohet (duke përfshirë këtu dhe Pasthënien) e hartuar
nga ai.”
[23] Po të kemi parasysh edhe fragmentin e
pasthënies të cituar te footnoote 14.
[24] Anton Nikë Berisha, vepra e cituar f.
17 . “Tradita e shkrimit të veprave letrare ndër shqiptarë duhet të ketë
gjalluar edhe më parë se viti 1555. Pikërisht vetë “Meshari” i Buzukut, në një
mënyrë ose në një tjetër, dëshmon për këtë traditë […] Për ekzistimin e
pamëdyshtë të traditës së shkrimit në shqip para botimit të “Mesharit”,
dëshmojnë edhe përkthimet e ndryshme që janë brenda vetë kësaj vepre. Këtë e
përligjin veçmas tri variantet e përkthimit të Psalmit 130 dhe dy variantet e
Ungjillit të Lukës (1, 26 – 38), të vënë në pjesë të ndryshme të veprës (24, 28
dhe 80, 61).
[25] Anton Nikë Berisha, vepra e cituar f.
18. “S’do mend se në kuvende dhe në kisha të shumta, që ekzistuan në trojet
shqiptare duke filluar nga vitit 879, kur u themelua Ipeshkvia e Shtjefnit ,
duhet të jetë shkruar diçka edhe në gjuhën shqipe”. Kjo duhet te ketë ndodhur
edhe…në metropolinë e Durrësit: “Me përhapjen e krishterimit në Shqipëri,
përmendet në shekullin X metropolia e Durrësit me 14 peshkopata vartëse (sufragane),
ku përfshihej dhe Kunavia”. Vetëm në këtë Ipeshkvi thuhet se kishte mbi 210
priftërinj [...] Edhe në Ipeshkvinë e Arbnit [...] themeluar në mesin e
shekullit XII...duhet të ketë ekzistuar tradita e hartimit në shqip të teksteve
të natyrës fetare ose përkthime të teksteve biblike – liturgjike nga gjuha
latine, greke, italiane, spanjolle, kroate ose ndonjë tjetër, po dhe e hartimit
të ndonjë lutje, psalmi edhe të ndonjë poezie të shkruar në stilin e poezisë
gojore”. Shih dhe footnote nr. 19.
[26] Anton Nikë Berisha, vepër e cituar f.
113.
[27] Po aty f. 107.
[28]Dr. Ibrahim Rugova, Buzuku i Çabejit. Cituar nga Anton Nikë
Berisha f. 62.
[29] Anton Nikë Berisha, Gjon Buzuku – poeti ynë i parë. “Faik
Konica” Prishtinë 2016 f. 66-67.
[30] Anton Nikë Berisha, Gjon Buzuku – poeti ynë i parë.“Faik
Konica” Prishtinë 2016,f. 66-67.
[31] Aristoteli, Poetika. Përktheu nga origjinali SotirPapahristo, vep. e përm., f.
31.
[32] Anton Nikë Berisha, Gjon Buzuku – poeti ynë i parë. “Faik
Konica” Prishtinë 2016 f. 77-78.
[33] Anton Nikë Berisha, Gjon Buzuku – poeti ynë i parë.“Faik
Konica” Prishtinë 2016 f. 97.
[34] Anton Nikë Berisha, po aty,f. 117.