Kulturë
Gjon Keka: Skënderbeu dhe Rugova janë dëshmia se arbërorët mund të bëjnë Shtet e të mbajnë Shtet
E shtune, 11.06.2022, 08:59 PM
Skënderbeu dhe Rugova janë dëshmia se arbërorët mund të bëjnë Shtet e të mbajnë Shtet
Nga
Gjon KEKA
Ndërtimi
i një shtetit nuk është një punë që bëhet ndreç e prish, por një punë që nis me
themelet e mira, shtyllat bazë dhe
parimet me të cilat duhet të udhëhiqet ai.
Shtetet
nuk janë shtëpi kartoni, as të ndërtuara
pa shkëmbin e saj, sepse po të ishte
kështu një erë e fortë do ta bënte atë të pa histori dhe pa emër e identitet.
Prandaj,
nisur nga kjo duhet nënvizuar se ndërtimi i një shteti është tepër i
rëndësishëm nëse ai shtet i ka hedh themelet e tij mbi shkëmb, dhe i ka vendos shtyllat e tij të forta, si
dhe ka pasur fatin ta zgjedhë apo ta ketë udhëheqës besnik, të urtë e më vizion
për të ardhmen e tij dhe të qytetarëve apo popullit të tij.
Sot, ka disa „shtete“që mbahen me zor në
këmbë, për shkak të dështimit të hedhjes
së themeleve, shtyllave, e posaqërisht të mungesës së udhëheqësve të aftë për
ta mbajtë e bërë një shoqëri me të ardhme dhe një popull të lumtur brenda tij.
Në një shtet ku kryefjala e tij është kultura,
shkenca zhvillimi, puna në dobi të të mirës së përgjithshme, ai shtet
meriton lëvdata dhe emrin e tij, sepse është shtet me dinjitet dhe ka të ardhme
e udhëheqës të aftë e me vizion.
Ne
si popull e komb patëm fatin ta kishim një shtet me emër të madh e me
diniitet, madje një shtet i cili ishte
flamurtar i Europës dhe mbojtjes së saj. Ky shtet për të cilën fola është
shteti i Arbërit nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit të madh. Shteti i Arbërit
në atë kohë ishte shembull për shumë shtete të Europës e Botës që pati fatin ta
ketë një udhëheqës me urtësi,
trimëri, vizion e guxim.
Me
fjalë të tjera shteti i Arbërit në udhëheqjen e Gjergj Kastriotit bëri
histori, bëri vepra të mëdha dhe u bë
mbruojë e civilizimit të përbashkët europian. Një shtet që nuk bënë
histori, nuk bënë vepra, nuk ka
kryefjalë kulturën, shkencën, dritën
etj, atëherë shtrohet pyetje: pse është
bërë ai shtet si është bërë ai shtet, mbi çfarë është ndërtuar ai shtet, a ka të ardhme ai shtet etj etj?
Sikur
që u tha shteti nuk është vepër e njëditshme,
për të duhet bërë vepra të përditshme në të mirë të të gjithë qytetarëve
të tij, dhe për barazi e drejtësi për të
gjithë pa dallim. Kështu ishte shteti i Arbërit, një shtet që bëri vepra
madhështore dhe që mbajti flamurin e lirisë, barazisë e drejtësi dhe të
identitetit historik arbëror europian.
Shpesh,
në gojët e armiqëve të kombit tonë, kanë dal fjalët për ne se ja shiko ata nuk
dijnë as të bëjnë shtet e as të mbajnë shtet,
thonin armiqtë e kombit tonë, madje thonë edhe sot, e do të thonë edhe
nesër, nëse vetë ne i japim arsye për të nxjerrë fjalë të tilla njollosëse.
Por, jo ne kemi dëshmi historike, se mundemi jo
vetëm të bëjmë shtet por edhe ta ndërtojmë atë.
Gjergj
Kastrioti është dëshmia më e fuqishme se arbërorët mund të jenë të aftë të
bëjnë shtet e të mbajnë shtet,
Ja
pra ku e kemi shembullin e madh e të pavdekshëm Gjergj Kastriotin i cili me
aftësinë e tij e bëri shtetin e Arbërit e unifikoi dhe e mbajti duke udhëheq në
mënyrë të suksesshme deri në fund të jetës së tij.
Dhe
për fund, si vazhdimësi e aftësisë shtetëformuese ishte edhe presidenti i urtë
e vizionar i Dardanisë(Kosovës) dr.Ibrahim Rugova, i cili mori shembull dy
figura dr.Pjetër Bogdanin dhe Gjergj Kastriotin se si duhet hedhur themelet e
shtetit dhe mbi çfarë duhet hedhur ato themele, mbi cilin shkëmb, shtyllat bazë të tij dhe parimet europaine
apo vlerat e tilla të natyrshme të vetë Dardanisë.