Kulturë
Milan Peca Nikoliç: Problemet themelore të regjisë nga Dr. Hugo Klajni
E shtune, 25.06.2022, 06:27 PM
Problemet themelore të regjisë nga Dr. Hugo Klajni
Rekomandim
për përfshirje në literaturën bazike për
studentët e arteve dramatike
Nga
Milan Peca Nikoliç, Regjisor
Për
rreth dhjetë vjet, në cilësinë e docentit (profesorit asistent) ju ligjërova
studentëve të vitit të tretë dhe të katërt lëndët Bazat e regjisë dhe Puna me
aktor dhe isha në kërkim të literaturës bazike. Kolegët shfrytëzonin /
përdornin inovacione të ndryshme, disa i krijuan teoritë dhe metodat e tyre,
shumë shpejt u bënë me doktoratura dhe libra, madje edhe libra shkollorë. Unë u
përqendrova tek Stanislavski, Li Strasbergu, Ute Hageni, Mihail Çehovi dhe
Sanford Majsneri. Sidoqoftë, në mënyrë që t'i ngazëlleja studentët rreth asaj
se ç'është regjia më e dobishmja për mua ishte libri i vjetër Problemet
themelore të regjisë nga Dr. Hugo Klajni (të cilin në gjuhën shqipe e shqipëroi
dhe e adaptoi Prof. Ma. Selam Taraku,) nga i cili kemi mësuar gjenerata ime dhe unë.
Shumëkush prej tyre ma morën për të
madhe, se jam konservator, se ka literaturë shumë më të re, se shembujt në
libër janë të vjetërsuar, se e tërë kjo ishte e tejkaluar, se nuk po i ndjek
rrjedhat, kështu që një vit që në fillim e eliminova Klajnin nga programi duke
e bërë një gabim të madh. Rezultatet ishin shumë të këqija sesa në klasat e
mëparshme. Nuk shkonte! As gjysma e klasës pas 4 muajve të punës sonë nuk mundi
me mirëkuptimin tim, madje as për së afërmi e as në mënyrë përshkruese, që ta
definoj kuptimin e termit, metodën dhe fazat e
procedurës regjisoriale. Fëmijët e sotëm shumë pak dinë për
psikologjinë, për njeriun në përgjithësi, kanë njohuri të kufizuara dhe
dëshirojnë rezultat të shpejtë, e kjo me aktrim dhe regji nuk shkon assesi.
Kemi të bëjmë me lëmi tepër të thella dhe komplekse. Hyrja në nocion duhet të
jetë konkrete, metodike dhe e thjeshtë, e këtë pikërisht e mundësonte libri i
Klajnit. Ai është psikiatër, student i Sigmund Frojdit, gjersa regjia dhe
psikoanaliza janë fenomene sinkrone dhe komplementare, ato e kanë origjinën nga
e njëjta matricë kulturore, në të njëjtën kohë
kanë edhe shumëçka të përbashkët. Klajni është një pedagog i
shkëlqyeshëm i cili posedon njohuri dhe përvoja të mëdha në këto tri fusha dhe
kjo është arsyeja pse ai është i qartë dhe i thjeshtë.
Për
të verifikuar dhe korrigjuar përvojën time të keqe në semestrin e dytë, unë i
ndava studentët e mi në dy grupe, njërit grup ju dhashë Klajnin, gjersa grupit
tjetër ju dhashë një libër të mirë më moderne, por shumë më pak konkrete dhe
praktike… Pas një muaji pune të ndarë në grupe, grupi i parë më dha teorikisht
edhe me rezultate përgjigje të kënaqshme dhe kishte rezultate shumë më të mira
sesa grupi tjetër. Studentët shumë më mirë e kuptuan materien, shumë më lehtë
dhe më thellë u futën në të gjersa rezultatet praktike në ushtrime i arrinin në
saje të një kuptimi më të plotë. Libri i Klajnit është një libër bazik për këtë
fushë, si për regjisorët ashtu edhe për aktorë, i përqendruar në esencën e
konceptit të cilin e ekspozon lehtësisht dhe në mënyrë metodike. Materien e
zbërthen në mënyrë funksionale, na zgjon imagjinatën lehtë dhe përgjithmonë
mbahet në mend. Ai flet njësoj edhe për teknikën edhe për esencën e metodës së
regjisë, por me një gjuhë të rëndomtë, për të gjithë të kuptueshme. Është e
përshtatshme edhe për profesionistë, por edhe për lexuesin e gjerë. I përpunon
të gjitha fazat e rrjedhës së regjisë duke dhënë gradualisht një pasqyrë në
tërësi… që nga leximi i parë i tekstit, gjer te prova gjenerale dhe premiera...
Është e dobishme edhe për aktorë edhe regjisorë të teatrit dhe filmit edhe pse
flet vetëm për regjinë skenike. Libri paraqet plotësisht esencën e kësaj
aftësie fisnike duke hequr shumë dilema themelore posaçërisht fillestarëve.
Vërejtja se shembujt dramatik janë anakronik është sipërfaqësor, kemi të bëjmë
me tekste klasike dramatike të zgjedhura në mënyrë ideale për eksplikacion të
koncepteve dhe proceseve të caktuara individuale, vende të përgjithshme të
cilat do të duhej t'i njeh secili me sado pakëz arsimim. Është e vërtetë se ato
mund të zëvendësohen me shembuj të literaturës së fundit dramatike perëndimore,
me O' Nilin, Miraboamin, Vedekindin ose Dario Fon për shembull, por çdo pedagog
përmes ushtrimeve edhe ashtu duhet ta bëjë këtë.
Për
këto arsye të cekura, unë e
vlerësoi me respekt këtë libër
edhe është punë e madhe e Prof. Ma. Selami Tarakut që libri tani më është në gjuhën shqipe, një nga librat shkollorë
themelor në punën pedagogjike në studimet e arteve dramatike.
Libri ka 268 faqe dhe është botuar nga Shtëpia Botuese Fad, Prishtinë, 2022