Kulturë » Keka
Gjon Keka: Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona
E diele, 26.06.2022, 07:00 PM
Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona
Nga Gjon Keka
Harresa ndaj njerëzve të mëdhenjë, aq më tepër ndaj
heronjëve jo vetëm kombëtar por ndërkombëtar europian si Gjergj Kastrioti do të
ishte mallkimi më i madh që një popull e komb i bënë vetës së tij. Popujt apo
kombet që i kanë mohuar ,njollosur e harruar heronjt apo figurat themeltare të
tyre kanë mbetur pa atdhe ,pa liri, pa nder ,pa dinjitet dhe pa vlera.
Prandaj ,ata që i respektojn dhe i mbajnë në zemër heronjtë,
figurat mbikohore dhe themeltare sikur që ishte vizionari e strategu dhe
mbrojtësi i qenjes sonë identitare kombëtare europiane dhe i civilizimit të
përbashkët europian e mbajnë ndezur dritën e lirisë ,dhe të së mirës së
përgjithshme të kombit të tyre, e mbajnë veten në rrënjët e tyre dhe
identitetin e tyre dhe e din se cila është e ardhmja e tyre.
Në një intervistë të shkurtër për Reichspost, të vitit 1913
,kështu shprehet kleriku arbëror Luigj Bumçi:
“Sa shpesh kam qëndruar pranë varrit të Skënderbeut në
Lezhë, sa e ka dëshiruar shpirti im ringritjen e Shqipërisë, të cilën ai e
kishte vënë nën skeptrin e tij katër shekuj e gjysmë më parë, pas vitesh
betejash të vështira, por heroike dhe fitimtare me ushtritë e tmerrshme të
sulltanët otoman.Një kohë e mrekullueshme që zgjon kujtime të pashlyeshme në
zemrat tona...“