E enjte, 08.06.2023, 02:44 AM (GMT+1)

Kulturë » Keka

Gjon Keka: Tatuazhi dhe simbolikat tek populli shqiptar

E shtune, 02.07.2022, 08:09 PM


Tatuazhi dhe simbolikat tek populli shqiptar

Nga Gjon Keka

Fjala "tatuazh" vjen nga fjala tahitiane "tatau", nga një formë e përsëritur e fjalës "tau" që do të thotë të bërit shenjën duke shkaktuar plagë.

Studiuesi Cook dhe bashkëmendimtarët e tij e sollën fjalën në Europë si "tatu" e cila pastaj u përdor në shumë gjuhë ,pra kjo fjalë u internacionalizua tek popujt e ndryshëm.

Në lashtësi sidomos tek Ilirët është përdorur vizatimi i trupit apo vendosja e shenjave në trup, në atë kohë nuk njihej fjala tatuazh,por ngjyrosja apo vendosja e ndonjë simboli në trup bëhej për të imituar, pastaj për të adhuruar, e poashtu edhe si shenjë e dallueshmërisë së fiseve.

Ka pas raste kur simbolet janë vendos në trup për të përcaktuar rendet e fisnikërisë së një race.

Ne mësojmë se edhe në kohën e Herodotit dhe më pas simbolet apo tatuazhet të tilla janë vendos nga njerëz e grupe të caktua të fisnikërisë si dhe të popujve të ndryshëm të asaj kohe. Tatuathi në fakt nuk e bënë dikë fisnik ,por në atë kohë ishte më shumë shenjë e dallueshmërisë dhe e njohjes njëri me tjetrin.

Ndërkaq ,thuhet se Aleksandri i Madh mbante shenjën e pëlqyer të tij simbolike në trupin e tij të vizatuar apo të bërë tatuazhë të asaj kohe, poashtu edhe Konstantini i Madh simbolin e tij, pastaj edhe Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) mbante simbolin e tij, madje për Gjergj Kastriotin thuhet të ketë lindur më një shenjë në krahërorin e tij në formën e shpatës etj.

Megjithkëtë tek shqiptarët tatuazhi apo vendosja e shenjave dhe simbolikave të tilla ka qenë pjesë e zakoneve që nga lashtësia, p.sh., pellazgo-ilirët e lashtë mbanin simbolet e diellit, të kryqit të thyer,të dragoit si dhe shumë simbole tjera që njiheshin ndër ta, pastaj iliro- arbërorët poashtu mbanin simbole në vijimësi, si ato të diellit, yllit ,shqiponjës ,kryqit, luanit, hënës etj.

Edhe ky shqiptar që shihet në imazhin e vendosur këtu i botuar në vitin 1872 (I.Z.332,1872)imazhi mund të jetë edhe më i vjetër,por ai është botuar në vitin 1872,trupi i tij është i mbushur me tatuazh e me simbolika të ndryshme të asaj kohe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Gjon Keka: Beteja e Torviollit dhe fitorja historike ishte fryti i parë i unitetit të Lezhës së 2 marsit 1444 Gjon Keka: Koha e Gjergj Kastriotit zgjon kujtime të pashlyera në zemrat tona Gjon Keka: Arbëreshi Anthony Albanese fryt i bekimit që la Gjergj Kastrioti në Barleta më 1461 Gjon Keka: Imazhi i Mirditës, në vitin 1877 Gjon Keka: Skënderbeu dhe Rugova janë dëshmia se arbërorët mund të bëjnë Shtet e të mbajnë Shtet Gjon Keka: Stema e rrallë e Skënderbeut - tri kështjellat dhe këmbët e shqiponjës Gjon Keka: Memoaret e shekullit XVIII: Pas vdekjes së Skenderbeut Arbëria mori teposhtën Gjon Keka: Ky është dokumenti që dëshmon se Skënderbeu ishte Mbret Gjon Keka: 569 vjet më parë u pushtua Konstantinopoja, Ilirët dhe Europa humbën perlën e saj Gjon Keka: Nikollë Kaçorri gurthemeltari i pavarësisë së Shqipërisë Gjon Keka: Skënderbeu në mesin e udhëheqësve ushtarak më të mëdhenjë në botë Gjon Keka: Bashibozukët i përdorte sulltani kundër shqiptarëve që nuk e donin sundimin turk Gjon Keka: Bashkëbsiedim interesant në mes të Skënderbeut dhe Mehmetit Gjon Keka: Prof. Ukshin Hoti gjeni, shkencëtar dhe patriot besnik Gjon Keka: Heroizmi hyjnor i Gjergj Kastriotit arbëror Gjon Keka: Kur do të shfaqet një Skënderbe i dytë, që do ta ringjall e bëjë me famë si dikur Arbërinë? Gjon Keka: Ditëlindja e Dragoit të Arbërisë Gjon Keka: Gjenocidi ndaj popullit arbëror dhe armen nga pushtuesit otoman Gjon Keka: Ja pse nuk do të lind më një i ngjashëm me Gjergj Kastriotin! Gjon Keka: Skënderbeu përkrah Hanibalit, Aleksandrit dhe Cezarit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora