Kulturë
Përparim Hysi: Pse duhet ta kthejmë si një kujtim?
E hene, 11.07.2022, 06:30 PM
Pse duhet ta kthejmë si një kujtim?
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Pyetja
ime sado pak retorike,mes nesh,ka një përgjigje të drejtpërdrejtë: dashurinë.
Pra,dashurinë nuk kemi pse ta kthejmë si një kujtim. Dashuria,kur është
reciproke,siç ndodhi mes nesh,është si një kurë shërimi se dashuria i shëron
njerëzit,si ata që e japin,por dhe ata që e marrin. Sikur të dëgjosh rrahjet e
zemrës sime,ato janë në sinkron me rrahjet në zemrën tuaj. Çlirohet kështu një ndjenjë
gëzimi dhe kënaqësi njëherësh. Është një si uri hedonike mes nesh dhe
kjo"uri",nëse mund të shprehem kështu, shuhet vetëm kur
kurorëzohet me puthje të nxehta që,kur
arrijnë apogjeun e tyre me aktin seksual, ringjallërohet dhe rri si
domosdoshmëri. Ndodh si me obsestët që,ngaqë nuk ngopen kurrë,bëhen
kërcënues,kur i afrohen derës së frigoriferit. Jo vetëm e hapin atë derë, por
rrëmbejnë ushqimin e parë që u zë dora. KJo e obsestëve është një kënaqësi
fiziologjike dhe,në fund të fundit,u dëmton shëndetin.
Kurse
"uria hedonike" na jep vetëm kënaqësi shpirtërore dhe është aq
relaksuese për shëndetin,sa përzë çdo stres dhe,të dashuruarit rrojnë si në
një"botë tjetër".Mos kujto se
e teproj,po të them: të dashuruarit nuk janë me këmbë mbi tokë. Dashuria ta
humbë gjykimin racional dhe,pavarësisht
nga mosha, bëhesh pak axhami dhe,shpesh, bën dhe veprime donkishoteske,aq sa
dhe detit pretendon se mund ta kalosh me këmbë. Je si i dehur, pa pirë asnjë
gotë.
Pyetjes
pse ndodh kështu,askush deri më sot nuk i ka dhënë një përgjigje ekzakte. O
ZOT,pse po ndodh kështu?
* *
*
Por
si mos të ndodhë,me të vërtetë? Unë të pashë...Sytë hyjnëzonin, me qerpikë të
gjatë e me bisht. Një bukuri e brishtë,me flokë të artë dhe me dy vetulla të
harkuara si të një zogu,kur merr fluturim. Dhe unë jo vetëm sytë i kam në
ballë,por ndiej zemrën të hidhet. I shoh dy gjiret nën fustan dhe bota
mjegullohet,se e humbas fare toruan.Për një çast,kindat e fustanit t'i ngre era
dhe më duket se ka hapur krahët një shpend i trembur. E rrok këtë çast dhe
bëhem krejt si i lënur. Është çast i magjishëm,por ja që mua"kjo
magji" më zë.Gjiret sikur marrin ca dridhje fluture dhe,mua,gati më mbyten
gjemitë.Epo natyra nuk ka zemër njerëzore,se,po të kishte, nuk kishte pse më vë
para kësaj bukurie? Tani është pranverë dhe siç bleron natyra,çelë dhe bleron
dhe shpirti i njeriut, Pemët zënë e ngarkohen me lule dhe ndihet një simfoni
cicërimash nga zogjtë mbi pemë.Shëndeti yt është i harlisur:je,tamam si një
lule në shpërthim. Unë harroj moshën dhe kthehem në vite e vite më parë.
* *
*
Erdha
dhe të gjeta me një fustan me veref nga poshtë dhe dy rripëza mbi kurriz.
Përpara dy gjiret që me thithkat e tyre sikur më"kërcënonin". Më
kujtohet VICTOR HYGOI (vallë,kush dashuroi si ai?)që thoshte:" Një femër e
zhveshur,është e armatosur" dhe,ngaqë"kredencialet" i kemi
nënëshkruar paraprakisht,unë të tërhoqa me të dy duarët dhe humbëm mes detit të
puthjeve reciproke. Mandej, ne e çuam më tutje këtë kënaqësi dhe,secili prej
nesh, përjetoj një delir kënaqësie. Në dashuri nuk ka moral dhe as ndershmëri.
Vërtet nuk kish moral në dashurinë tonë (të dy ne kishim familjet tona),por,o
ZOT,kujt po i bënim dëm? Veç ziliqarëve. Ziliqarët,po a ka qenie njerëzore më
të liga? DANTE (epo GJENITË ndaj paraprijnë!!!),ua qepte sytë me tel ziliqarëve,kur i dërgoi në
FERR.Dhe ziliqarët(ata shfaqen si krimbat e plehut) e përfolën dashurinë tonë.
Ligësia është përverse dhe kthehet në një grerëz që kënaqet duke ta ngulur
thumbin helmues. Kështu ndodhi dhe me dashurinë tonë që nuk mund t'u bënte
ballë pragjykimeve të kohës.
Kanë
kaluar dekada dhe ka ardhur pleqëria,por unë prapë bëhem si i"dehur pa
pirë" dhe them:-Pse duhet ta kthejmë si kujtim,kur askënd nuk dëmtojmë? E
di që moralistët do tundin kambanat e puritanizmit. Por unë jam i
ndërgjegjshëm:-Nuk ka moral në dashuri.