Kulturë
Shefqet Dibrani: Vepër monumentale për dashurinë dhe letërsinë
E merkure, 13.07.2022, 06:43 PM
VEPËR MONUMENTALE PËR DASHURINË DHE LETËRSINË
“HYJNORJA
IME JE TI, vëllimi 1-2”poezi, Shtëpia Botuese “FAIK KONICA” Prishtinë 2019 dhe
HYJNORJA IME JE TI, vëllimi 3-4 ( dorëshkrim për botim)
Nga
Shefqet DIBRANI
Sabit Rrustemi,
është poeti më i rëndësishëm nga brezi i tij. Që nga fillimet, ai është shqua
për krijimin e poezisë lirike të cilën e shkroi me pasion që nga libri i tij i
parë “Ku i la lisat era”, Rilindja 1990. Por ajo që bie në sy, dhe që zë vend
meritor në tërë opusin e tij letrar është poezia e dashurisë, trajtimi i së
cilës nga Sabit Rrustemi është me përkushtim shterues. “Hyjnorja ime je ti,
1-4”, është shkruar për dymbëdhjetë vjet, i ndarë nëpër vite kalendarike libër
për libër. Pastaj nëpër secilin muaj të këtyre dymbëdhjetë viteve gjejmë poezi
të shkruara të cilat janë përmbledhur në katër vëllime që përcaktojnë stinët e
vitit. D.m.th. një mënyrë e tillë e shkrimit të lirikës nuk e ndeshim në
letërsinë e sotme shqipe, andaj kjo e bënë autorin të veçantë dhe për mënyrën e
shkrimit të vetëm dhe të papërseritshëm.
Si koncept teorik,
poezia lirike e Sabit Rrustemit, ka për tematikë dashurinë e trajtuar në të
gjitha trajtat e mundshme motivore. Mënyrës se si iu rrekët motiveve, të krijon
përshtypjen se s’ka formë të dashurisë që nuk është e përjetuar deri në
thellësinë e mundshme të saj. Lirika e dashurisë te poezia e Sabit Rrustemit
është ndjenjë, dhe janë motivet ato që e arsyetojnë qëllimin lirik, si
pretendime për të prekur format e mundshme të përjetimit real të saj. Parë nga
ky botëkuptim lirik, mendoj se poezia e dashurisë nga ky poet është uverturë e
mirë për letërsinë tonë, pasi autori ka përkushtim e pasion maksimal për këtë
tematikë, dhe jo vetëm për këte. Ai di si rrah zemra, si ndizën motorët, si
harlisen pasionet, si manifestohet ëndrra, si shuhen ndjenjat, si zgjatën
pritjet, cilat janë paragjykimet për pritjet dhe mosdashjet dhe mbase edhe
pasojat e mundshme.
Poezia e dashurisë
te Sabit Rrustemi ka prirje moderniste. Poeti posedon aftësi krijuese për t’iu
qasur motiveve krejtësisht të veçanta e thellësisht depërtuese. Në sentencë të
këtij motivi që prej kohësh mbetet temë obsesive, e cila si rrjedhojë ka
ndërtuar një varg metaforash të reja e të vlefshme për kulturën letrare, si
nevojë për çasje të re tematike e motivore.
Poezia është
rezultat i rrethanave, ambientit dhe ngjarjeve përreth që e plotësojnë një varg
figurash poetike, letrare e artistike të cilat shpesh karakteriozohen në
formimin e simbolit dhe të simbolikës në poezinë lirike dhe atë të dashurisë të
Sabit Rrustemit. Kjo aftësi poetike për ta parë botën të dashuruar, është
trajtuar krejtësisht nga këndvështrime personale dhe po aq të ndryshme, duke e
bërë poezinë specifikë të kulturës poetike që ka për motiv dashurinë. Ky
afinitet për të sendërtuar botën krijuese të parë nën optikën e dashurisë,
është krijim i ri, sidomos kur kihet parasysh se ky autor që nga libri i parë
nuk iu ka ndarë këtij motivi, ndërsa me katër vëllimshin “Hyjnorja ime je ti”,
ai diferencohet nga të gjithë poetët, që kanë bërë përpjekje për të shkruar
lirika për dashurinë. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një poet që ka
ndërtuar vargun poetik me strukturë magjike të veçantë, sepse këto katër
vëllime janë të shkruara për 12 vite rresht. Së këndejmi ka prodhuar vargje të
papërseritshme dhe motive që rrallë mund t’i ndeshim në poezinë e sotme shqipe.
Dëpërtimi sa në
thellësi, po aq në brendësinë emocionale të përjetimit është sfidë që ky poet e
ka arsyetuar me sukses. Bota lirike e Sabit Rrustemit, është e pasur me motive
të shumta të cilat në varshmëri të kohës kanë nuancë ndarëse, kurse ngjyrimet
dhe shprehjet janë karakteristikë e rrallë. Por asnjë poezi e shkruar në një
stinë viti nuk ngjyroset me epitete të ngatërruara të stinës tjetër, madje
krijohet përshtypja se varësisht nga moti dhe kushtet klimatike edhe lirika e
dashurisë është e hapur, e qeshur dhe relaksuese, pastaj e nxehtë, përcëlluese
dhe djegëse deri në palcë. Ato të vjeshtës të vrëra, herë herë monotone që
shpërthejnë si reshje shiu, rrëmbyese me uturima dhe frytëdhënëse si frutat në pemë.
Të dimrit, natyrisht të ndrojtura, të mbrojtura, frikësuese e sfiduese, por në
brendësi më eksploruese. Edhe eklipset qiellore e diellore janë pjesë e
ndikimit me motivet emocionale shpërthyese dhe dëpërtuese. Sikur poezinë e
këtij poeti ta kishim futur në një
labarator që merret me kushtet atmosferike, do t’i shihnim afritë dhe
ngjashmëritë klimatike në shprehjet motivore.
Te kjo poezi ka
luajtur rëndësi ndikimi i hënës, i diellit, Zeusit dhe asteroideve të tjera.
Rrezatimet dhe rrymimet e shumta. Pamja e natyrës dhe veprimi i njeriut në
raport me florën e saj. Sidomos në raport me shpezët, zogjtë e ndryshëm dhe
shtazët tjera që janë pjesë e faunës poetike, por e trajtuar me kujdes të
veçantë dhe njohje të thellë psikologjike. Subjekti lirik dhe motivet e
pafundme paraqesin përvojën që ka ky poet me strukturim motivor, kurse tematika
e kësaj lirike shoqërohet me detajizime të mendimit dhe porosisë. Nuanca të
shumta poetike që janë trajtuar nga rrafshe dhe prizme të ndryshme kanë nxjerrë
në pah aspektet të shumta të motiveve në njërën anë, kurse në anën tjetër
shprehin dukurinë e qenësisë. E gjitha, parë nga aspekti i konceptit përjetues,
çdo gjë duket të jetë në funksion të vlerës lirike dhe artit figurativ. Të
gjitha këto ngërthejnë angazhimin poetik të Sabit Rrustemit për të sajuar
poezinë e dashurisë element të qenësisë e jetesës, jo vetëm në këta katër
vëllime lirikash për dashurinë...
Ndërtimi tipologjik dhe simbolika e vlerës poetike
Ndërtimi
tipologjik i figurave simbolike është pjesë e vlerës poetike në poezinë e
dashurisë të Sabit Rrustemit. Mjaftë figura në poezinë e tij kanë rolin e
metaforës por edhe të simbolit ku shpeshherë kanë kuptim tjetër dhe interpretim
të ri, qoftë ky metaforik apo thjeshtë edhe logjik. Ky dublifikim ia rritë
vlerën metaforës, ndërsa poezia manifestohet për shkak të simbolikës dhe për
vlerën letrare e meditative. Kjo ndjenjë kaq subjektive, është e përshkruar me
saktësime, kuptim e përjetim të kompletuar nga vetë jeta e poetit, nga përvoja
e tij, nga sfidat të cilat nuk ishin të pakta, kurse zhvillimet kapin harkoren
e jetës në të cilën kanë ndodhur ndryshime të mëdha politike dhe shoqërore –
kulturore, pjesë e të cilave ishte vet poeti. Shikuar nga ky prizëm mund të
vërehen edhe refuzime të hapura dhe kundërshtime të shumta në vargun poetik,
pra edhe në këta libra me poezi dashurie, lirikë kjo specifike, për vetë
rrjedhën kohore të krijimtarisë së tij.
Simbolika
fundamentale e kësaj poezie mbetet dashuria e trajtuar herë si simbolikë e më
shumë si metaforë, dhe herë të tjera e gjejmë si figurë letrare dhe esetike që
ia rritë vlerën e pashmangshme që ka tërësia e kësaj poezie, përkatësisht një
analogji tematike e botëkuptimit metaforik dhe përjetim real i simbolit
funksional e përkatës, i ka dhënë formë përmbajtjes në vargun poetik, e
dashurisë përjetim metaforik, qoftë për objektin që merr në shqyrtim ose për
subjektin si botëkuptim metaforik për të ndërtuar filozofinë e idesë, si
tematikë lirike në kuptimin absolut të këtij mendimi.
Kjo veti poetike
është menditim filozofik, përmes të të cilave poetika lirike e Sabit Rrustemit,
me dimensionet e saj, në vetvete shprehë dukuritë reale të shndërruara në
objekt të ri, për rreth të cilit zhvillohet pastaj tërë lënda poetike, vargu
bëhet figurë ndjesore e përjetuese që zhvendoset në metafizikë të procesit
lirik duke i dhënë botëkuptim të hyjnishëm nocionit të dashurisë, nga ku buron
edhe elementi “Hyjnore” me të cilin e pagëzon tërë angazhimin e vet
dymbëdhjetëvjeçar në funksion të lirikës dhe të dashurisë.
Në rrafshin moral,
kjo poezi moralizon tërë një shoqëri, të cilën e zhvesh nga patriarkalizmi
keqkuptues, për të argumentuar përkushtimin në funksion të argumentit pasi
poezia e dashurisë ka mbizotëruar të gjitha vazhdimësitë e mundshme duke
dominuar vlerën morale si moralizim artistik i tërë shoqërisë edhe të asaj
konservative.
Morali i dashurisë
është ndërtuar si botëkuptim, si fe, pranë të cilës predikohen lutjet e
përshpirtshme të cilat vëhen vetëm në shërbim të shpirtit që i besojmë a
dashurisë që e adhurojmë. Ky kompleksitet i simbolit moralizues është ndërtuar
në saje të dhuntisë, si mundësi, si mendësi dhe si përcaktim filozofik,
përndryshe nuk mund të krijohej kjo poezi me strukturë tematike kaq të
organizuar ashtu siç e ndeshim te katër vëllimshmi “Hyjnorja ime je ti”, që del
në pah ai veprimi i përhershëm, të cilin na e shfaq ngeshëm poeti përgjatë
librave të tij. Këto mundësi interpretimi, shprehin një pafundësi mënyrash për
t’iu qasur, apo për ta pikasur simbolin lirik në poezinë e Sabit Rrustemit e
cila në aspektin gjuhësor ka një strukturë artistike që shprehet me aktin e
lirikës, përkatësisht me gjuhën e tij mjaftë specifike dhe me karakteristikat e
saj daslluese, të veçanata dhe të papërseritshme.
Motivi i dashurisë
është një fushë, një pllajë e gjerë e gjatë e papushtueshme, e pashterrshme që
rishfaqet e ringjallet kurdoherë në të gjitha fazat e saj jetësore, në të
gjitha stinet e vitit me ngjyrimet karakteristike të saj, pastaj motivi për
dashuri zhvillon empatinë e lirizmit poetik në çdo muaj të vitit, dhe brenda
kësaj edhe çdo orë, e në kuadër të ditës në çdo sekondë të saj, qysh herët në
mëngjes e gjerë në muzgun e mbrëmjes, madje edhe gjatë natës me hënë dhe ditës
me diell. Në këtë njëzetekatër orësh, motivi i dashurisë transformohet
gjithmonë nga këndvështrimi i librit “Hyjnorja ime je ti”, ku do të zhvillohet
procesi i dashurisë në çdo sekondë të ditës që e jetojmë, andaj ky motiv, parë
nga struktura e zhvillimit të saj, krijon metafizikën si proces dhe botëkuptim
i jetës, ndërsa dashuria mbetët pjesë e strukturalitet organik të saj.
Shtresimet poetike
janë të shumta, motivi i dashurisë strukturohet jo vetëm si botëkuptim, por si
nyjëzim i gjithanshëm i saj. Prandaj semantika poetike e kësaj lirike është
dashuria, në vorbullën e saj zhvillohen metaforat poetike bashkë me të gjitha
figurat letrare dhe estetike, që formësojnë simbole të shenjësuar me emra
konkret topik e shpesh të imagjinuar, duke i bërë shenja të dallueshme të kësaj
poezie, e cila, dorën në zemër është artistike e veçantë dhe specifike. Ky sistem
poetik është realizuar falë muzës krijuese të poetit, i cili pastaj këtë muzë e
ka zhvilluar dhe emancipuar për të vënë në funksion të poezisë. Ky kohezion në
mesë simbolit dhe metaforës është realizuar si funksion kuptimor dhe në të
njëjtën kohë ka shprehur vlerë artistike të lirikës poetike. Ky mishërim poetik
shfaqet si botëkuptim i përhershëm në vargun poetik të Sabit Rrustemit i cili
ka arritur ta materializojë idenë në funksion të poezisë e cila pasqyron të
gjitha zhvillimet evulitive e metaforike në funksion të realitetit që ai vet e
ka jetuar a përjetuar, qoftë ky edhe si afekt i imagjinuar. Kjo tematikë,
shumëdimensionale është veçori e autorëve të përkushtuar dhe të lidhur me një
tematikë të caktuar, të cilës mëtojnë për t’i shkuar deri në fundin e
përjetimit real dhe shpirtëror, andaj në rastin konkret, Sabit Rrustemi ka
realizuar këtë vepër monumentale për vete e letërsinë e shqipe, jo vetëm si
koncept organizativ por edhe për mundësinë e ndjenjës për të përjetuar
dashurinë në mënyrë të magjishme.
Në shumë aspekte,
dhe në po aq forma, motivi i dashurisë është parë nga shumë anë, nuanca të
cilat jo gjithësecili mundet t’i kap në nivelin e imagjinatës që ka Sabit
Rrustemi, i cili figurshmërisë së ëndrrës i ka bashkëngjitur edhe epitete të
tjera duke e personifikuar dashurinë Hyjnore, madhështore dhe qiellore që
esencialisht mbetën të lidhura me dashurinë. Ai dashurinë e lidhë me të gjitha
format e ndjenjës; si dëshirë, si pasion, si projeksion, madje si jetë pa të
cilën ekzistenca nuk ka efektin e saj që ka. Kjo ndjenjë lirike e bën motivin
për dashuri më universal, më gjithëpërfshirës dhe kozmopolit.
Ky abstraksionizëm
lirik e poetik ka bërë të mundshme që poeti të jetë i lidhur me tokën e
qiellin, me florën që ka treva e Karadakut, veçmas Çepuri, që si topikë është
simboli më karakteristik i poezisë së Sabit Rrustemit, ku lidhen të gjitha
motivet, jo vetëm lirike por edhe patriotike me të. Vend të veçantë ky simbol
ka zënë edhe në katërvëllimishn poetik “Hyjnorja ime je ti”, prandaj mund të
them se me Çepurin, simbolika karakteristike bëhet e veçantë dhe dalluese, në
të njëjtën kohë dhe më universale e përgjithësuese.
Dashuria, simbolikë e jetës
Dashuria lirike
gjenë interpretim të saktë e të ri në poezinë “Hyjnorja ime je ti”. Kjo
simbolikë është e kushtëzuar me jetën që determinon pasionin poetik për
dashurinë dhe për të zgjatur jetën, përkatësisht jeta pa dashuri si nocion
figurativ është e pavlefshme. Shikuar në përgjithësi ky ngjyrim lirik
përjashton veten e autorit, pasi simbolika e dashurisë përfaqëson jetën e
njeriut si botëkuptim metafizik i këtij procesi i cili formëson simbolikën për
jetën, si kuptime të thella dhe lloje e asociative e metaforike. Shkalla e
interpretimit të nocionit mbi dashurinë është e pafundme, është një qendër nga
e cila nisin frymëzimet e poetit që pastaj i jep lirinë e mendimit për t’i
krijuar mundësinë e interpretimit, si vlerë e shumë kuptimësisë figurative e
poetike.
Dashuria në
poezinë e Sabit Rrustemit është përjetimi asociativ për jetën, pa të cilën ky
poet nuk e sheh as ekzistencën e tij personale, madje në kuptimin më të gjerë
as botën njerëzore, madje as atë animale të cilat manifestojnë dashurinë e
tyre, sikurse edhe bimet që kanë funksionin e dashurisë i cili mund të
realizohet përmes mënyrave të fekondimit, për mbarësim dhe pjellërim të
suksesshëm. Filozofia e dashurisë është figuracion lateral , botëkuptimi mbi
arsyen e ekzistencës së realizimeve, pra është figurë letrare me simbolikë të
ripërsëritshme, ose të ripërtëritur orë e çast. Ky transformim figurativ i
filozofisë së dashurisë është emancipim i lirikës poetike që kurdoherë lidhet
me nocionin mbi dashurinë. Parë nga ky prizëm duket se poeti ka formalizuar
nocionin lirik si veprim shqisor dhe si manifestim ndijor në kërkim të qëllimit
parësor të semantikës së dashurisë, qoftë si pozicion narrativ në qasje
poetike, parë nën prizmin e zhvillimit evolutiv të këtij procesi, sa lirik po
aq ndijesor, varësisht nga trajtat e qasjes së lirikës poetike.
Dashuria si motiv
dhe si figurë poetike është trajtuar në të gjitha format e mundshme dhe nga
poezia në poezi manifestohet ndryshe nga koncepti klasik i kuptimit të saj, me
mundësi të shumta të interpretimit është realizuar në koherencë të rrjedhës
jetësore në njërën anë, e në anën tjetër polivalenca e saj merr ngjyrime
tematike varësisht muajit dhe stinës kur është shkruar, madje ka rëndësi edhe
koha kur është shkruar, sepse nëse është shkruar në mëngjes merr ngjyrimet
figurative të mëngjesit, nëse në mesditë, kemi vapën, kurse mbrëmja shoqërohet
me muzgun që bie si dhe elementet përcjellëse të mbrëmjes. Ndërsa nata e errët
stoliset me figurën e hënës ose të yjeve që janë integruar si pjesë e materjes
poetike. Karshi këtyre elementeve, nuk duhet përjashtuar as kushtet atmosferike
në të cilat janë shfrytëzuar si figurë shtesë që përplptësojnë karakterin
poetik të poezisë lirike e cila temë obsesive ka dashurinë, kurse si materje
gjithmonë është në lëvizje. Prandaj edhe poezia është proces, dashuria është
rrjedhë e filozofisë jetësore dhe e ndikimeve që kanë nxitur muzën krijuese të
poetit Sabit Rrustemi.
Dashuria është
komplekse, kurse poeti ka arritur të identifikojë materjen e jetës dhe të futet
vet në vorbullin e saj për t’i përjetuar e identifikuar disa përjetime të cilat
shpesh lidhen me jetën reale që atë e rrethon. Si askund tjetër, dashuria në
lirikën poetike te “Hyjnorja ime je ti”, ku mund të pësojë forma dhe trajta,
edhe pse në secilën formë ajo kap trajtë të re, kurse si tematikë është
trajtuar edhe nga të tjerët, por te ky poet shihet se ndryshon interpretimi.
Dashuria si interpretim i mundshëm jep konotacione të shumta asociative që na
bënë të mundshme për të kuptuar gjendjen gjithmonë relaksuese të poetit, për
dëlirësinë shpirtrore dhe momente të shumta në të cilat poeti përmes lirikës i
shkarkon të gjitha emocionet epshërore a të ndjenjës që mund të ketë, të paktën
hipotetikisht ( mendoj unë ), sepse poeti imagjinatën e vet e ka futur në
funksion të realizimit të ëndrrës lirike, përmes së cilës ka realizuar momente
të pakapshme për syrin e vrojtuesit pasionant.
Në përgjithësi,
poezia ka rrjedhë logjike, realizim të përpiktë të koncepti poetik , ndërsa
mjetet tjera artistike i ka futur në funksion të eksperimentit letrar, ku
ndjenja e përjetuar kalon mbi pasionin e veprimit verbal. Sidoqoftë autori ka
realizuar një kompozicion logjik dhe kjo ka të bëjë me njeriun e paramenduar,
për të trajtuar dashurinë në të gjitha trajtat e përjetimit të mundshëm të saj.
Vargjet kanë rrjedhë ujvare, kanë muzikalitet sa shpesh të bëhet se poeti ka
bërë vetëm përshkrimin kronik të ngjarjes së përjetuar. Kjo strukturë tematike,
nënshtresohet edhe në kuptime të tjera duke krijuar një polivalencë mendimesh
të ndryshme, po ashtu ka krijuar figuracione të përjetuara thellë, duke pasur
në nuancë përjetimi dhe ndryshimin e saj, duke shkuar gjerë në skajin e
përjetimit lirik me rrjedhë mbresëlënëse.
Motivi i dashurisë
është referencë koherente, strukturë tematike e sistemuar si vetëdije e tekstit
letrar, apo e sistemuar si nënvetëdije e emocionit figurativ, mbresëlënës dhe
me shkëndija floriscencës . Motivi i dashurisë, qoftë edhe si simbolikë e
dashurisë përmes vargjeve realizon ëndrrën si përjetim, qoftë si vizion letrar
duke e bërë këtë poezi të papërseritshme, të vetme e të veçantë, në të gjitha
trajtat e trajtimit figurativ të saj. Ky gjakim e bën poetin këmbëngulës në
kërkimin e vlerës estetike e cila edhe në këtë plan, është i realizuar
suksesshëm. Tërësia tematike e motivore, gjithsesi e bënë katër vëllimishin e
“Hyjnorja ime je ti”, vlerë kapitale në letërsinë moderne shqipe, veçmas për
lirikën e dashurisë, e parë në kuadër të Dymbëdhjetëshit magjik. Ky detajizim
poetik është i lidhur ngusht me ndijimin si përjetim dhe me aftësinë krijuese
si mbindërtim figurativ i këtij detajizimi, fenomene këto të lidhura me
tematikën e lirikës së dashurisë, e cila si tipar dallon edhe për qasjen dhe
thellësinë vrojtuese në depërtimin e saj.
Gjithsesi lirika e
dashurisë në katër vëllimshin“Hyjnorja ime je ti”, ka shënuar avancim të
ndërtimit meditativ që përjetohet si qasje më e sofistikuar, si mendim dhe si
lirikë estetike më mirë e realizuar, nëse krahasohen me poezitë paraprake të
këtij poeti, në të cilën ka trajtuar motivin e dashurisë. Jo pak poeti ka
dëpërtuar deri në thellësi të përjetimit emocional, deri në skajmërinë e
mundshme të përceptimit duke e futur në thelbin esencial të fenomenit lirik.
Kjo lidhje zingjirore e motiveve të përjetuara kanë zhvillim të ngjarjes, qoftë
edhe vetëm në një fazë të krijimit poetik, që pastaj është degëzuar e
rrjetëzuar si indet në trupin organik, atëherë kur aktivizohen në çaste reale
të veprimit, referencë e ndërlidhur me figura mitike, dhe shpesh i ndikuar nga
ato. Por poeti suksesshëm ka realizuar vargun në funksion të qëllimit të
lirikës së dashurisë, tematikë që nuk ka shteruar dhe as është mbyllur, pra as
në këta katër libra që i kemi në shqyrtim.
Ky gjakim krijues,
nuk mund të klasifikohet si ëndërr as vetëm si imagjinatë, pasi elemente të
caktuara janë rezultat i përjetimit, vetëm se estetikisht është zbukuruar
aspekti figurativ i imagjinatës, përkatësisht muzës krijuese. Delikatesa e
kësaj poezie i ka specifikat e veta, veçanërisht kur ajo përfiton sistem të ri
vlerash, me një estetikë të realizuar dhe me përjetimin e subjektit lirik si
gjakim i përhershëm, si koncepti më origjinal i shprehjes poetike për poezinë,
për filozofinë e saj dhe për mesazhin që bartë përbrenda, si cilësi që
përsonifikon dashurinë si elementi më ekzistencial jetësor. Në këso rastesh,
harlisja e poetit nga dashuria mund të ndeshet në secilën poezi, ndërsa muza e
poetit vazhdimisht shpie në këtë drejtim.
Poeti, te poezia e
dashurisë gjenë prehjen, ngrohtësinë dhe jetën. Jo vetëm kaq, ai për dashurinë
flijohet dhe ringjallët, si statuja në piedestal, përsëri. Muza e tij krijuese
ka prekun fantazitë e mundshme, sa që shpeshherë kur kemi menduar se përtej
kësaj poezie s’ka më ku shkon, në ditët vijuese, po nga ky poet kemi lexuar
poezi të tjera po aq të realizuara, të fisme dhe përjetuese dhe që ka
përjetësuar më ndryshe botëkuptimin filozofik mbi dashurinë dhe jetën si dy
nocine që nuk mund të qëndrojnë njëra pa tjetrën.
Ambienti ku
kryesisht është vendosur kjo krijimtari lidhet me Çepurin, topikë kjo për
tipologjinë e fjalës së shkruar artistike e cila ka zgjuar e zgjeruar
imagjinatën krijuese i frymëzuar nga pamjet vizuele, prandaj simbolika e
topikës dhe simbolet tjera janë pjesë e universit krijues në të cilën
shndërijnë jo vetëm metaforat por edhe topika, tipologjia, ku bashkë me zogjtë
që jetojnë në këtë maje mali përbëjnë atë mozaikun kulturor për të cilin jam i
vendosur për të dëshmuar se: Sabit Rrustemi, me librat “Hyjnorja ime je ti,
1-4”, i ka ndërtuar vetës një përmendore, e ka vënë vetën mbi të, dhe ka
ngritur dorën si fitues i një beteje, e cila të paktën nga këta libra shihet se
paska zgjatur dymbëdhjetë vjet.
Ky mendim mund të
përjetohet nëpër vargje nga libri në libër, dhe duken sikur janë imazhe vizuale
të gjallërimit dhe të dashurisë. Ky përsonifikim poetik është arritur në
marrëveshje me figurat dhe simbolet tjera poetike të cilat ai i ka përzgjedhur
për të ilustruar imagjinatën, kurse në aspektin figurativ, kjo poezi është
realizuar kaq mirë vetëm duke bërë krhasimin me fenomenet natyrore ose të
paktën krahasimi është lidhur me ato lule ose zogj që personifikojnë të mirën
dhe artistikën. Kjo ndjenjë poetike, i ka shërbyer poetit për të ndërthurur
botkuptimin lirik mbi dashurinë, motiv i cili është tërë esenca e kësaj poezie
përplot me jetë dhe gjallëri.
Dashuria është
ndjenja e tij personale, së këndejmi është edhe fgurë poetike, e cila më shumë
përjetohet si metaforë që shpreh ndjenjë dhe pasion lirik, shpreh metamorfozën
e dashurisë, nocionit më sublim të Hyjnores, qoftë si figurë biblike apo si
korpus i zgjeruar lirik sepse katër vëllimëshi poetik “Hyjnorja ime je ti”,
ngërthen tërë angazhimin jetësor të poetit, përkushtimin e pafundmë për lirikën
e dashurisë, prandaj vetëm një qasje e tillë ka nxjerr në dritë këto perla
poetike e cila të shtynë të duash dhe të hulumtosh burimin e saj, rrjedhën e
jetës dhe zhvillimin kaq të frytshëm të këtij vargu me ndjenja përjetimi. Kjo
gamë prurëse shprehur si tërësi e veprës katër vëllimëshe është poezia më e
bukur lirike që ka përjetim real, tingëllimë të lirikës popullore, thellësi
filozofike e pse jo edhe psikologjike. Ky motiv kaq lirik me topikë të ngulitur
në Çepur, toponim real, por që ndërtohet herë si figurë e krijuar dhe herë të
tjera si topikë – vend, ku e mbi të cilën është ndërtuar e zhvilluar jeta e
poetit. Gjithsesi poezia, shpreh botëkuptimin real të përjetimit si ndijim
shqisor e shpirtëror. Metaforë kjo që i ngrit këto ndijime në art letrar.
Shpeshherë na duket një dorëzim i poetit, pafuqi e tij për t’i rezistuar
dashurisë, prandaj nëse kemi ndjenjë të shkriftë edhe vargun e kemi më
melankolik, i cili shfaqet si rezultat i ndjenjës së përjetuar, i afshit
emocional,i çastit të caktuar, kurse në varg vetëm sa bëhet konkretizimi,
përkatësisht artikulimi i duhur, gjë që e kemi të theksuar në titullin e librit
si ndjenjë Hyjnore dhe e papërsëritshme.
Motivet e
dashurisë edhe pse janë të shumta, edhe pse janë të shumëllojshme ato gjithnjë
janë të konkretizuara në vargun poetik. Janë nuanca të realitetit, qoftë
përjetues e qoftë ekzistues dhe shfaqën si kurorë e ylbertë mbi Çepurin, qoftë
si topikë e qoftë si epikë e lirikës poetike. Përmbajtja e motiveve lirike
shprehet si njësi leksikore e kuptimore e fjalëve dhe vargjeve, që janë
shprehje e ndjenjës dhe përjetimit, e vuajtjes si metamorfozë e përjetuar, si
shprehje e nuancuar dhe si botkuptim metafizik i procesit lirik që shënon çaste
të përjetuara në ndërdijen e poetit.
Numri magjik Dymbëdhjetë
Sabit Rrustemi, si
asnjë poet tjetër ka sendërtuar në mënyrë të magjishme simbolikën e numrit
Dymbëdhjetë. Poezitë e botuara në 4 vëllime, simbolizojnë edhe vitin kalendarik
2009-2020. Katër vëllimet e kësaj kryevepre, përmbledhin brenda kopertinave të
veta, gjithsejt Dymbëdhjetë libra, të
emërtuara “Libri i parë: InTima 2009” .... e deri te vëllimi i katërt,
“Hyjnorja ime je ti, 4”, që përmbyllet me “Librin e Dymbëdhjetë: InTima 2020”.
Numri magjik
Dymbëdhjetë ka kuptim të jashtëzakonshëm në të gjitha kulturat e botës. Në një
përrallë shumë e njohur kudo në Evropë, e shkruar nga vëllezrit Grimm , janë
edhe “Dymbëdhjetë shërbëtorët dembelë dhe dymbëdhjetë gjuetarët” . Ndërsa
Andersen rrëfen se si dymbëdhjetë muajt e vitit që do të fillojnë, kalojnë në
qytet në natën e Vitit të Ri .
Numri magjik
“Dymbëdhjetë” është trajtuar edhe në matematikë pasi ka një veti
karakteristike: Dymbëdhjetëshi "është numri tredimensional i puthjes” .
Edhe si "dukuri natyrore", pasi në gishtat e njërës dorë mund të
formulohet numri magjik Dymbëdhjetë, nëse i numërojmë falangat e gishtrinjëve
të të njëjtës dorë me gishtin e madh .
Pikërisht sipas
kësaj teorie, nëse me gishtin e madh të dorës i prekim ndarjet (falangat), në
katër gishtat e të të njejtës dorë do të kemi edhe këtë formulim: Katër
gishtrinjë përfaqësojnë katër stinët e vitit, dhe në të njëjten kohë janë edhe
katër librat e Sabit Rrustemit “Hyjnorja ime je ti, 1-4”. Nëse me gishtin e
madh prekim ndarjet në gishtin tregues, do të shohim se i kemi tre ndarje, edhe
gishti i mesëm ka po aq ndarje, sikurse gishti i unazës dhe ai i vogli që kanë
po nga tre ndarje. Nëse këto ndarje i emërtojmë me muajt e vitit, fitojmë
dymbëdhjetëshin magjik. E nëse ndarjeve-falangave nëpër gishtrinjë ua vëjmë
numrin rendor të vitit kalendarik, që nga “Libri i parë: InTima 2009”, e gjerë
te fundit “Libri i Dymbëdhjetë: InTima 2020”, do të fitojmë 12 cikle poetike të
ndara në libra, që përkojnë me 12 vitet e sistemuara në këta 12 Libra te
“Hyjnorja ime je ti”, e derisa të katër gishtrinjtë përfaqësojnë stinët e
vitit, në rastin konkret, dhe në të njëjtën kohë, ata simbolizojnë edhe katër
vëllimet e Hyjnorjes...
Në katër vëllimet,
“Hyjnorja ime je ti”, numri magjik Dymbëdhjetë, përkon me numrin e muajve të
vitit kalendarik 12 sish, të sistemuar në katër stinë të vitit. Edhe tek librat
e Sabit Rrustemit e kemi një perudhë kohore prej 12 vitesh, dhe në secilin vit
kalendarik, ndeshim numrin magjik Dymbëdhjetë që lidhet edhe me dymbëdhjetë muajt
e vitit. Ndërsa në anën tjetër kolona e “Hyjnores...”, është e përbërë prej
katër vëllimeve, secili i ndarë në libra poetikë, të emërtuar “Libri: InTima”,
ku në secilin libër kemi poezi të shkruara nëpër secilin muaj të vitit, dhe jo
krejt rastësisht poeti ka ndërtuar edhe në këtë plan mozaikun e papërseritshëm
të numrit magjik “Dymbëdhjetë”.
Nëse këta 12 vjet
do t’i shumëzojmë për numrin magjik “Dymbëdhjetë” të muajve kalendarik, do të
fitojmë numrin magjik 144, i cili ka të bëjë me murin e qytetit në Jeruzalem që
ka dymbëdhjetë gurë themeli dhe mbi ta dymbëdhjetë emrat e dymbëdhjetë
apostujve, kurse dymbëdhjetë portat , ishin ideal tipik i dishepujve të Jezusit
, andaj në Dhiatën e Vjetër, “Dymbëdhjetëshi” është numri i bijve të Jakobit
dhe rrjedhimisht i fiseve të Izraelit, po edhe i Dymbëdhjetë fiseve tona.
Në të njëjtën
kohë, vetëm në Bibël do të ndeshim 144 herë të shqiptuar numrin magjik
Dymbëdhjetë. Kurse në islam, “Dymbëdhjetë Shiitët”, janë po aq imamë si pasues
të profetit Muhamed. I dymbëdhjeti, Muhamed al-Mahdi, i ashtuquajturi Imam i
fshehur, thuhet se pritet të kthehet në botë si një shpëtimtar, prandaj sipas
kushtetutës iraniane, ai është kreu nominal i shtetit .
Përveç këtyre që
theksuam numri magjik 12 është edhe numri i shenjave të Zodiakut, që është
marrë për bazë në ndarjen e kohës, 12 orë ditë dhe 12 natë.
Në liturgjinë
biblike, numri magjik Dymbëdhjetë ka zënë vend të meritueshëm. Ta zëmë edhe 12
Frytet prodhohen nga Fryma e Shenjtë: dashuria, gëzimi, paqja, durimi, butësia,
mirëdashja, shpirtgjerësia, butësia, besnikëria, modestia, maturia, dëlirësia.
Pothuajse të gjithë këto shenja biblike, i gjejmë në poezinë e Hyjnores...,
duke i shtuar shenjat e veta autonome, si puthje, lule puthje e luledashuri,
herë në formë simboli e herë tjetër si metaforë lirike, të cilat, tashmë janë
pjesë e poetikës së dashurisë të Sabit Rrustemit, i cili ka shkruar librin më
monumental në letërsinë shqipe, dhe figurativisht dashurinë si simbol poetik e
ka shndërruar si në “Dymbëdhjetë Yje” që zbukurojnë kurorën rrezatuese të Nënës
së Zotit” .
Së këndejmi, edhe
Flamuri i Bashkimit Evropian ka “Dymbëdhjetë Yje” të artë si sinonim i unitetit, që nuk ka të
bëjë fare me numrin e vendeve anëtare, prandaj nuk do të ndryshojë as kuptimi
abstrakt i tij. Por kur të futemi në thellësitë e mitologjisë biblike, mund të
shpjegohet edhe ky abstraksion magjik dhe mund të zbërthehet enigma e
simbolikës së Dymbëdhjetë Yjeve të arta Evropiane.
Pa asnjë dyshim,
katërvëllimshi “Hyjnorja ime je ti, 1-4”, përveçse “janë dëshmia më e
mirëfilltë artistike e punës krijuese të Sabit Rrustemit, gjithashtu edhe në
rrafshin e lartë shtjellues e shprehës të poezisë shqipe të këtij lloji në
përgjithësi” . Me të drejtë redaktori i kësaj kryevepre, prof. dr. Anton N.
Berisha, shprehet: “Asnjë poet i yni deri më sot nuk ia doli të japë një mozaik
poetik kaq të veçantë e kaq të pasur për dashurinë”!...
Përfundim
Në kërkim të
këtyre njësive tematike e motivore duhet parë lirikën e dashurisë e cila është
strumbullari i kësaj qasje kritike, e cila grishë (fton ) për një studim edhe
më të kompletuar.
Poezitë e Hyjnores
... nuk janë iluzione por janë përkushtime artistike për të kompletuar mozaikun
e tërësishëm të mundësisë shprehëse dhe aftësisë për të përjetuar si duhet
metamorfozën e dashurisë e cila shkon në dy kahe:
E para, si
manifestim biologjik përcakton ndryshimin e trajtës së jashtme të një procesi
empatik, përkatësisht procesi i përjetuar emocionalisht që shprehet përmes
reagimit të syve dhe mimikës së individit, mënyrë e shenjës, e sinjalizimit si
refleksion i cili kalon shkallë – shkallë duke konkretizuar metamorfozën e
procesit të ndijuar – përjetuar mirë.
Dhe e dyta: si
shprehje lirike, paraqet ndryshimin e madh estetik të vargut lirik, që mund të
kategorizohet si metamorfozë e ideve në sendërtimin e motiveve dhe të simbolit
poetik.
Në të gjitha
poezitë e kësaj kryevepre, poeti i shfaqë këto ndjenja të përjetuara, në
nivelin e ideve mirë të konkretizuara, që janë përpjekje e poetit për të
ndërtuar botëkuptimin lirik në funksion të dashurisë si një nocion më i
thelluar kuptimor, ku në pikëpamje
tematike po dhe në planin estetik, shënon suksesin më të lartë të kësaj poezie
në letërsinë tonë.
____________________________
( Autori është
poet, kritik letrar e publicist i shquar që jeton e vepron në Zvicër.
Ky vështrim kritik
është shkëputur nga një studim më i gjatë... )
_________________
1. Empátheia,
(greqisht/ ????????), term që ndërlidhë marrëdhënien emocionale
të autorit me lexuesin e tij.
2.Anësore/devijuese
3.Fluorescenca
(fluor?s?t?s?nt?s), është emetimi
spontan i dritës.
4.WorldofTales,
"Fairy tale by The
BrothersGrimm";https://www.worldoftales.com/.../The_Twelve_Brothers.html...
5.FromWikipedia,
"The
TwelveBrothers",https://en.wikipedia.org/wiki/The_Twelve_Brothers...(German,in%20The%20Red%20Fairy%20Book
6.The
HansChristianAndersenCentre;https://andersen.sdu.dk/.../hersholt/TwelveByTheMail_e.html
7.
BrigitteLutz-Westphal, profesoresha e matematikës në Universitetin e
Berlinit.Artikulli, “Geheimnisvolle 12: Wases mit derZahlaufsichhat”; https://www.sonntagsblatt.de/.../geheimnisvolle-12-was-es...
8.Po aty, Brigitte
Lutz-Westphal, profesoresha e matematikës në Universitetin e
Berlinit.Artikulli, “Geheimnisvolle 12: Was es mit der Zahl auf sich
hat”;https://www.sonntagsblatt.de/.../geheimnisvolle-12-was-es...
9.Po aty,
Sontagsblatt: https://www.sonntagsblatt.de/.../geheimnisvolle-12-was-es...
10, Shih;
"Dhjata e re". Në Bibël, Jerusalemi ka një mur qyteti që është 144
kubitë ose 12² kubitë i lartë. Krahaso; Bedeutung der Zahl Zwölf (12):
Numerologie, Erklärung; https://www.bedeutungonline.de/bedeutung-der-zahl-zwoelf.../
11. Wikipedia; https://de.wikipedia.org/wiki/Zw%C3%B6lf
Krahaso:
"Bedeutung", https://www.bedeutungonline.de/bedeutung-der-zahl-zwoelf.../
12.Zahlenmystik; https://www.heiligenlexikon.de/Glossar/Zahlenmystik.html
13.Handelsblatt
"Warumhatdie EU-Fahnezwölf Sterne?"; https://www.handelsblatt.com/.../europa.../9162882.html
14. Anton N.
berisha, "Shënim shoqërues i redaktorit", botuar në dy vëllimet e
para, "Hyjnorja ime je ti", Prishtinë 2019.