Kulturë
Mikpritje në Ministrinë e Kulturës
E diele, 17.07.2022, 06:25 PM
Delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë hasi në mikpritje të sinqertë në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës
Dje,
më 13 korrik 2022, delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari
kulturore në Preshevë, në përbërje të: Xhemaledin Salihu, kryetar, Xhemaludin
Rexhepi, profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Agim Arifi, mësimdhënës i
artit dhe Musli R. Emini, student i arkeologjisë, anëtarë të kësaj Shoqate u
pritë në takim nga Znj. Nora Arapi Krasniqi, këshilltare e lartë në Ministrinë
e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.
Në
emër të Ministrit të Kulturës, mirëseardhje na dëshiroi këshilltarja e lartë që
gjatë gjithë takimit të përzemërtë shprehu mikpritje të lartë për
delegacionin e Preshevës.
Për
historikun, veprimtarinë, aktivitetet, problemet e Shoqatës , Znj. Nora Arapi e
njoftoi Xhemaledin Salihu, kryetar. Poashtu u shprehën edhe anëtarët e tjerë të
delegacionit.
Znj.
Nora Arapi Krasniqi na ndëgjoi me shumë vëmendje, me shumë interesim lidhur me
problemet dhe hallet e Shoqatës për Trashëgimi kulturore, por edhe për
problemet e shoqatave të tjera nga Lugina e Preshevës, sidomos pas shpalljes së
konkursit nga Ministria e Kulturës, nëpërmjet platformës E-Kosova, ku nuk patën
mundësi të konkurojnë shumica e Shoqatave.
Znj.
Nora Arapi Krasniqi u zotua se do ta njoftoj Ministrin e Kulturës, Z.Hajrullah
Çeku, bile edhe Ministrinë e Financave dhe do të kërkoj zgjidhje institucionale
për problemet e Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, po edhe të
shoqatave të tjera kulturore në Luginë të Preshevës.
Delegacioni
e falemnderoi Znj, Nora Arapi për mikpritje dhe i uroi shendet dhe suksese në
punën e saj dhe të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së
Kosovës, në mbështje dhe përkrahje edhe financiare të shoqatave kulturore në
Luginë të Preshevës. Asaj iu dorëzuan edhe dy
libra,
botime të Shoqatës.
Në
fund të themi se delegacioni e falemnderoi Znj. Nora Arapi, Ministrin Z.
Hajrullah Çeku dhe Ministrinë e Kulturës për përkrahjen dhe mbështetjen edhe
financiare të shoqatave kulturore, sidomos të Shoqatës për Trashëgimi dhe
Krijimtari kulturore në Preshevë, në kohën kur përshkak të mjeteve financiare
komuna e Preshevës nuk shpalli konkurs për shoqatat kulturore dhe kur në
Ministrinë e Kulturës në Beograd vështirë depërtohet më projekte të mirëfillta
kulturore.