E enjte, 28.03.2024, 09:06 AM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Gjon Gazulli, astronomi i famshëm i kohës së Gjergj Kastriotit

E merkure, 13.07.2022, 07:02 PM


Gjon Gazulli, astronomi i famshëm i kohës së Gjergj Kastriotit

Nga Gjon Keka

Kur jemi tani tek zbulimet astronomike, dhe risit nga astronomët me teknologjinë e avancuar, nuk mund të mos na vie në mend se edhe ne si popull e komb, edhe përkundër pushtuesve të ndryshëm dhe problemeve të mosaftësisë për të ndërtuar, mbajtur e zhvilluar shtet në kohët moderne,  ne kishim më parë një astronom të njohur ndërkombëtarisht që në kohën e Gjergj Kastriotit,  ky astronom ishte edhe diplomat,  emri i tij i artë ishte Gjon Gazulli.

Kjo tregon se ne arbërorët kishim astronom me famë të cilin e ftonin edhe mbretërit e kohës në simpozume shkencore bashkë me astronomët tjerë të njohur europian.

Arbëria nuk ishte e bekuar vetëm me Gjergj Kastriotin dhe shumë personalitete tjera humaniste arëbrore,  por edhe me një figurë të rëndësishme në epokën Kastriotiane,  sikur që ishte astronomi dhe diplomati Gjon Gazulli një nga astronomët arbëror në zë dhe i njohur ndërkombëtarisht.

Vepra që ai kishte nëpër duar mbi astronomin si profesion i tij, komunikimet e tij me astronom tjera europian të kohës,  e bënë atë një astronom të kërkuar, pasi ai vetëm kishte dal me idetë e tij me veprat e tij me punën e tij kërkimore shkencore mbi fushën që zotëronte, saqë zëri i tij kishte shkuar edhe tek tryeza e mbretit të Hungarisë e Polonisë Matias Korvini.

Sikur që shihet në letërkëmbimet mbreti Matias Korvini i dërgoi kërkesë astronomit tonë arbëror Gjon Gazulli të cilin e vlerësonte lartë duke e cilësuar si „astronom me famë“ për fushën e profesionit që ai zotëronte.

Kështu në letrën e 24 Shkurtit të vitit 1459 për kërkesën e tij, njoftohet Mbreti i Hungarisë dhe Polonisë Matias Korvini me këto fjalë: Profesionisti apo „mjeshtri Gjon Gazulli,  astronomin me famë të cilin madhëria juaj e kërkon që t'ua dërgojmë sëbashku me të gjitha veprat e fushës së profesionit të tij,  ne e kemi ftuar dhe i kemi dhënë kërkesën tuaj me anë të letrës që dërguat, duke e porositur që të mos përtonte të nisej e t'i bashkohej astronomëve tjera...“(Lett.et Comm, di Lev.1454, 60, f.73 d.b.m.) Sikur që mësojmë nga letërkëmbimet,  astronomi, diplomati e humanisti ynë arbëror Gjon Gazulli,  „është në mendime dhe ende nuk ka vendosur, për shkak të gjendjes shëndetësore dhe moshës së tij.“ Poashtu sikur mësojmë në këto letërkëmbime, arsyeja tjetër ishte se ai nuk donte të largohej nga vendi i tij, familja dhe rrethi i tij.

Por, kërkesës së mbretit Matias Korvinit, astronomi ynë Gjon Gazulli nuk donte t'i thoshte jo, pra ta refuzonte atë,  për shkak të respektit dhe nderimt ndaj tij dhe raporteve që ai kishte me mbretin arbëror Gjergj Kastriotin, por i la hapësirë dhe i lutet atij „për mirëkuptim që kjo kërkesë për udhëtimin e tij tek ai të realizohet më vonë në një kohë më të favorshme.“

Astronomi ynë për arsye të tij personale,  nuk pati mundësi t'iu bashkohet astronomëve tjere të ftuar nga mbreti i Hungarisë dhe Polonisë Matias Korvini, por ai duke vlerësuar lartë këtë dhe duke qenë i hapur për bashkëpunim shkencorë në fushën e përbashkët,  ai dërgoi disa nga shkrimet e tij që i kishte në dorëshkrim të cilat u trajtuan në atë simpozium dhe u vlerësuan si punë studimore me interes dhe me shumë vlerë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora