E marte, 10.12.2024, 05:38 AM (GMT)

Kulturë

Tahir Bezhani: Doli nr.9 i revistës 'urat'

E enjte, 21.07.2022, 05:05 PM


DOLI NR. 9 I REVISTËS “URAT”, BOTIM I KLUBIT TË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE TROPOJË

Nga Tahir Bezhani

Sot doli nga shtypi  revista kulturore periodike,  “Urat”,  të cilën e boton Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropojë. Kjo revistë është edhe urë lidhëse e bashkëpunimit disavjeçar i dy klubeve letrare,  atë të “Gjon N.Kazazi” nga Gjakova me atë të Tropojës. Në këtë  numër janë radhitur botimet e një numri të konsideruar  krijuesish nga mbarë trojet tona shqiptare dhe diaspora,  duke e pasuruar revistën me  nga disa  lloje të gjinisë letrare,  punime të dërguara nga vet autorët.

Vlen të ceket që në fillim humaniteti i Dr.  Mahmut Liles  nga Gjakova,  i cili është edhe sponsor i revistës” Urat” që disa vite me radhe,  dhe njëri nga dashamirët e shumtë të fjalës së bukur artistike. Njëherit,  Dr. Mahmut Lila , është drejtor i revistës në fjalë,  ku pasojnë: kryeredaktor,  Lulëzim Logu,  redaktor; Sejdi Berisha. Pason përbërja e redaksisë nga: Muharrem Kurti,   Migena Arllati, Manjolla Braha,  Gjon Neçaj.

Revista fillon në faqet e para me krijuesin e mirënjohur,  poetin e kritikun e dëshmuar të letrave shqipe,  z. Vezir Ukaj,  i cili vjen për këtë numër me një cikël poezish të zgjedhura nga penda e lirizmit poetik , mjaft të bukura. Pastaj,  në radhë të revistës vjen poeti i vargjeve te lira,  Gjon Neçaj,  i cili  me frymën freskuese nga Alpet tona,  spikatë me  vargje të cilat  përherë  janë shprushje ndjenjash të melankolisë shpirtërore.  Servet Bytyqi , një poet nga diaspora jonë,  pasuron revistën me poezitë e tij të nivelit të lartë artistik,  ku penda e tij,  po e dëshmon angazhimin permanent me mbresa krenarie.

Pal Nikaj vjen me shkrimin studimor “Pesë javë në Arkivin Sekret të Vatikanit, ” ku këmbëngulja studimore e autorit është aspekti historik,  si pasion shkencor i z. Mark Palnikaj,  gjithnjë me rezultate të dëshmuara kohore. Revista pasurohet ne vazhdim me kritikë letrare,  me shkrimin e Adem Xheladinit, ”E Kuqja e Qelqtë-La Rouge EN VERRE”ku bëhet fjalë për veprën e poetes Migena Arllati

Me poezi reprezentative në faqet e këtij numri të revistës “Urat” vijohet  me emrat e poetes së re,  Diamira Prenga nga Athina,  pastaj me Fasli Ferati,  nga Klina,  Maxhun Osmani i mirënjohur dhe Gëzim Ajgeraj,  për të vijuar me   Azgan Berbati.

Me një cikël poezish të theksuara vjen poeti Zefi Bardhi, poezitë e të cilit padyshim se do lënë mbresë të këndshme tek lexuesit e revistës “Urat”. Vikto Gjikolaj,  Muharrem Kurti,  padyshim se janë krijues të mirënjohur në rrafshin kombëtarë,  të cilët me poezitë e tyre,  begatojnë edhe këtë radhë revistën tonë,  ”Urat”. Drita Ademi,  ” Jam Vrastare apo hini im”,  poezi te ndjeshme që zbërthejnë talentin e kësaj poeteshe me perspektivë krijuese.  Grigo Jovani,  Pal Neçaj,   Alfons Zenelaj,  emra të njohur për lexuesin dhe dashamiret e artit poetik,  të cilët me poezitë tyre , janë pasuri e letërsisë shqipe. Për këtë arsye kanë zënë vend meritor edhe në faqet e kësaj reviste prestigjioze.

Kryeredaktori i revistës “Urat” z. Lulëzim Logu,  me një respekt të veçantë iu ka përkushtuar poetit të mirënjohur,  fituesin e shumë shpërblimeve brenda e jashtë vendit,   të ndjerit Xhevdet Bajri,  i cili iki nga kjo botë para pak ditësh.

Rubrikës së kritikës së mirëfilltë letrare i bashkëngjiten dy emra të spikatur të këtij zhanri,  z. Sejdi Berisha dhe Prend Buzhala,  te cilët si profesionistë,  shkoqisin bërthamën e librave për të cilët bëjnë fjalë.

Sejdi Berisha trajton poezitë nga libri “Mall dhe vetmi, ” botuar këto ditë,  të autorit nga diaspora,  z.  Sherif Bllaca. Vet titulli simbolik i këtij libri me autorin nga diaspora,  nënkupton zjarrin autorial që gufon në vargun e z. Bllaca. Ndërsa z. Prend Buzhala,  trajton me finesë të jashtëzakonshme poezitë nga  libri “Kohë përtej dhimbjeve” të autorit të afirmuar,  Mehdi Krasniqi nga Malisheva.

Një reportazh plot dhimbje e nostalgji,  radhitet në faqet e kësaj reviste,  nga autori Tahir Bezhani  , kushtuar mikut nga Shëngjini,  z. Zeqir Lushaj,   i cili iki nga kjo jete para tetë muajsh. Takimi me derën e shtëpisë së mbyllur të mikut,  nga autori i shkrimit,  ishte një çast mjaft prekës dhe i paharruar...

Proza “Ekscedentja” e krijuesit lezhjan,  Azem Baliaj,  ”Ëndrra” e krijuesit e redaktorit të revistës,  z Luzim Logu,  thuaja se e mbyllin  këtë numër të kësaj reviste kulturo-letrare me mjaft simpati për lexuesit e artit letrarë.

Krejt në fundfaqe,  lexojmë kroniken e jetës kulturore kushtuar personalitetit të kësaj ane të Malësisë së Gjakovës,  Deli Metaliaj,  i cili këto ditë u dekorua nga Presidenca me Dekoratën “Nderi i Kombit”,  si përfaqësues dinjitozë i Ansamblit “Dardania” ndër vite dhe si bashkëthemelues i Klubit të Shkrimtarëve dhe Artistëve Tropoja

Revistës “Urat” i urojmë jetëgjatësi,  ndërsa kryeredaktorit të saj,  gjithsesi meritueshëm një FALENDERIM për punën e palodhshme që po e bënë tani e sa vite,  vetëm e vetëm për të mbajtur të fortë shtyllat e bashkëpunimit mes krijuesve të Malësisë së Gjakovës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora