Kulturë
Albert Zholi: Frederik Rreshpja vuajti 17 vjet burg, por mbijetoi me poezinë
E marte, 19.07.2022, 06:15 PM
Frederik Rreshpja vuajti 17 vjet burg, por mbijetoi me poezinë
-82-vjetori-
Përgatiti:
Albert Z. ZHOLI
“Rreshpja nuk ishte poet, i cili vetëm shkroi
poezi, por edhe jetoi poetikisht. Në mënyrë të çuditshme, aq sa ishte e rëndë
jeta e tij, po aq e fuqishme u bë shprehja e tij poetike”……Sipas Dr. Gazmend
Krasniqit: “Rreshpja është poeti shqiptar më i lakuar sot për sot dhe se prirja
për ta përkthyer ka marrë përmasa të mëdha”. Ndërsa në libri “Frederik
Rreshpja, që s’e kuptuam kurrë”, shkruar nga Petrit Palushi, paraqiten kujtime
tronditëse, dramatike, poetike të poetit Frederik Rreshpja, në Kukës, disa muaj
para se ai të ndërronte jetë.
Jetëshkrimi dhe burgosja
Frederik
Rreshpja lindi në Shkodër më 1940. Disa biografë ditëlindje të tij marrin vitin
1941. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Shkodër. Për shkollimin e tij të
mëtejmë nuk ka të dhëna të mjaftueshme, por dihet se në vitin 1967 iu botua
vepra e parë letrare, përmbledhja me poezi „Rapsodi shqiptare“. Kjo vepër dhe
punimet e tij të botuara në gazetat e përditëshme dhe revistat e kohës u pritën
mirë nga kritika e avancuar, por u morën edhe si shembull për ta ndëshkuar.
Frederik Rreshpja u burgos dhe vuajti 17 vjet burg. Konkretisht, më 1975 veprat
e tij hiqen nga qarkullimi. Arrestohet dhe dënohet …si një person që paraqet
rrezikshmëri shoqërore që synon në minimin, dobësimin dhe përmbysjen e
pushtetit popullo me 4 vjet. Ridënohet disa herë dhe në fund del nga burgu dhe
shkon në Sarandë. Ai, herët ishte kualifikuar si armik i vendit, që kur ishte
nxënës i fillores, kur një fqinj i tij, punëtor i Shërbimit informativ, nuk e
la vajzën e vet të shoqërohet me Rikun. Opusi krijues i Frederik Rreshpjes nuk
dihet në saktësi, por, thuhet se ka thasë përplot me dorëshkrime. Pasi doli nga
burgu, botoi vëllimet “Erdhi ora të vdes përsëri” - 1994, „Lirika të zgjedhura“
- 1996, përmbledhje kjo që u shpall më e mira për vitin përkatës, si dhe
vëllimin me poezi “Në vetmi“ që u botua në vitin 2004, i cili ia solli titullin
–poet i vitit 2004. Në një intervistë të botuar në vitin 1992 Frederik Rreshpja
pat thënë:” Gjithë ç’kam pasur e kam humbur. Nuk ankohem nga fati im…Nëse rri
me njerëz, këtë e bëj vetëm për edukatë…Kohën e kaloj në dhomën time, i
vetmuar…’’ Megjithëkëtë, Riku, siç e quanin shokët, të cilët i kishte të paktë
pasi doli nga burgu, jetonte në Tiranë, por shpesh ndodhej edhe në Shkodër në
ndonjë promovim apo manifestim kulturor. Nuk ishte i interesuar që të
përcaktohet politikisht, sepse thoshte, “… mua nuk më intereson politika. Arti
është më i gjërë…”, andaj Frederik Rreshpja iu përkushtua punës letrare. Ai
ishte kryeredaktor i gazetës „Ora“, udhëheqës i një shtypshkronje dhe pronar i
Shtëpisë Botuese „Evropa“, veprimtari këto që nuk i sollën përfitime të mëdha,
por kishte pasuri të madhe bujarinë e tij, sepse, edhe pse e dinte se kush
ishte denoncuesi që e rraskapiti nëpër burgje, ai nuk u hakmorr.
Poezitë e Frederik
Rreshpjes
Poezitë
Frederik Rreshpjen e bënë të famshëm që herët, sepse u përfaqësua në antologji
të ndryshme e në literaturën shkollore, por, pasi e denoncuan, ato ia hoqën.
Mirëpo, për të edhe më tej shkruhet në superlativë. Ja ç’ka thonë disa njohës
të letërsisë, e posaçërisht të poezisë: Hans Joacim Lanksch „ vepra e Frederik
Rreshpes është poezi e dorës së parë e kalibrit europian“, Robert Elsie :“… që
në rininë e tij Rreshpja ka qenë një poet tronditës“,
Henri
Izrael, botues amerikan: “… është një poezi tronditëse dhe me një mjeshtëri që
ne amerikanëve na mungon“,
Ivanov,
kritik rus: “ Ne kemi Pushkinin,
Jeseninin, dhe shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë një poet të tillë”. Leo
dë Rua, kritik francez: “… u trondita nga ky njeri që përmban një gjenialitet
ballkanik, që është vendi i lindjes së artit” Ismail Kadare: “… Frederik
Rreshpja është ndër poetët më të mirë të Shqipërisë”.
Frederik
Rreshpja jetonte në Tiranë, i vetmuar, sepse nuk ishte i martuar. Vdiq 17
shkurt Shkodër, nga një sëmundje e zemrës, i rrethuar nga vëllëzërit dhe
familja e gjërë, dhe u varros më 18 shkurt 2006, në varrezat „ Rrëmaj“ të
kishës katolike në Shkodër. /Wikipedia
Tituj të veprave
1. Rapsodi shqiptare - 1967
2. Erdhi koha të vdes pësëri - 1994
3. Lirika të zgjedhura - 1996
4. Në vetmi - 2004
Shpërblimet
• Vëllimi më i mirë me poezi (Lirika të
zgjedhura)-1996
• Poeti i vitit 2004-për vëllimin me poezi
"Në vetmi"
Poezi nga Frederik Rreshpja
Dita e gjahtarëve
Na
zuri mëngjesi në udhë,
moj
kapelja ime e vjetër.
Rrugë,
ré. Përpara hieroglifja e madhe e ditës.
Kyçin
e saj e mban nata.
Lumi
Je është shumë larg.
Po
mua pse më zë malli për toka që nuk i kam parë kurrë?
Vetëm
zërin e tyre e kam parë te Li Bo.
Verës
që shkoi kisha një stap që u bë shelg te prroi i vjetër.
Do
vinë zogjtë, do bëjnë fole,
dhe
ne nuk do të jemi më të vetmuar
Moj
kapelja ime e vjetër.
deri
në ditën e gjahtarëve,
gjahtarëve
të mallkuar.
Dimër
Bie
dëborë. Rënkojnë
qerret
e lodhura si një kor tragjedish antike.
Në
udhën e fshatit
dhe
mua m'u kujtua pabesia jote.
Sigurisht
dëborën e ka shpikur një hyjni e pabesë.
Më
pastaj Zoti i tradhtuar vështronte
fushën
e mbuluar me qefin,
si
për një të vdekur madhështor.
Ah,
si të shkoi ndërmend pabesia?
Si
të shkoi ndërmend dëbora?
Më
ke dashur shumë.
Por
erdhi një ditë që shpike dëborën.
Tani
udhët janë zënë.
Dhe
unë rri e vërej fushën ku vdes madhërisht dashuria.
Mike e vjetër
Jo,
ti nuk je zbardhur mikja ime e vjetër,
por
amalgami i çmendur i pasqyrave
të
ka mbuluar në dimër.
Ik
nga pasqyrat:
Pellgjet
janë më të ndershëm,
sepse
të bëjnë narçiz.
Si
ike kaq befas?
Kështu
tërë ikje ke qënë dhe në rini...
Të
kërkova nëpër hollet e hoteleve,
vetëm
diku në një bar të vjetër,
si
një krah i thyer pulëbardhe,
kishte
mbetur pak dimër nga ti.
Vizatime
I
Mos
i beso magjisë së mallkuar
të
telefonit të zi!
Dërgomë
një fjalë nëpër telat e vetëtimave,
II
një
dorë plumba mbi xhamin e stendës.
metal
vrasës! Atje te rrënjët e tërmeteve.
Vallë
nuk e ke ditur që në këtë botë ka edhe statuja?