Kulturë
Elena Kocaqi: Arvanitët
E diele, 24.07.2022, 06:20 PM
ARVANITËT
Nga
Elena Kocaqi
Kam
nderin, kënaqësinë dhe privilegjin t’i
jap publikut shqiptar, por edhe atij te Greqisë dhe ndërkombëtar, një studim
të plot për madhësinë e popullsisë arvanite në Greqi. Ky është një
studim që ndryshon historinë.
Për
te gjetur përmasat e popullsisë shqiptare në Greqi, ishte e rëndësishme që të
shikoheshin të dhënat bizantine, veneciane, por vendimtare janë të dhënat e
regjistrimit të popullsisë të kadastrës osmane të shek te XV-XVI të
Peloponezit, Atikës, Beotisë, Thesalisë etj.
Kam parë emër për emër, kryefamiljarët e gjithë Peloponezit dhe te
pjesëve të tjera te Greqisë, ku kemi regjistrat osman. Është e vetmja mënyrë
për të nxjerr numrin e saktë te popullsisë shqiptare, pavarësisht se është
tepër e lodhshme. Janë numëruar kryefamiljarët shqiptar të Peloponezit,
Etolisë, Eubesë, Atikës një me një, mbi bazën e këtyre te dhënave janë bërë
llogaritë dhe konkluzionet. Për Botine janë parë te dhënat qe kemi pasur për
fshatrat shqiptar dhe numrin e familjeve përkatëse.
Rezultati është spektakolar qe sa as unë vet nuk e
kisha menduar ne këto përmasa, para se te shikoja arkivat osman te popullsisë
së Greqisë. Nga regjistrat osman te shekullit te XV- XVI rezulton se;
1-
Shqiptarët apo arvanitët kanë 100% te pronësisë mbi tokën ne zonat rurale te
gjithë Peloponezit, Atikës, Etolisë, Beotise, ishujve. Ne Thesali, Beoti,
Larisa ata ishin maxhoranca absolute dhe minoritet ishte ai vlleh.
2-
Vendbanimet e pastra shqiptare janë uniforme tek 80%, por edhe tek 20% që janë
qytetet jetojnë po shqiptar, por kane taksim tjetër dhe jetonin se bashku me
hebrejt, osmanët, latinët, vllahet etj.
Në Peloponez shohim se 90% e lagjeve te qytetit mbanin emra shqiptar, që
do të thotë se ishin lagje të themeluara nga shqiptarët dhe të banuara
kryesisht prej tyre.
3-
Popullsia shqiptaret ishte ne disa zona si Atika dhe ishujt tek 100% dhe ne
disa te tjera tek 80%.
4-
Ne Peloponez 2/3 e popullsisë jetojnë ose ne një fshat shqiptar që është
shkruar ne regjistrin osman si (arnavudan), ose kane emër ose mbiemër shqiptar.
5-
Nga dokumentet venecian nga analiza e emrave dhe mbiemrave të stratiotëve që
vinin nga Peloponezi rezulton se janë 99% shqiptar.
6-
Grekët nuk përmenden as si minoritet, as si etni, thjesht është një kategorizim
fetar i popullsisë kryesisht shqiptare. Historianët quajnë grek termin fetar
multietnik rum, por qe ai nuk tregon etni, por fenë e disa etnive. Keto dhe shumë të dhëna të tjera jepen në të
dy studimet.
Ka
një pyetje pse janë shqiptaret atje dhe nuk ka grek? Përgjigja është e thjesht
se, ose grekët antik janë zhdukur dhe vendi ishte bosh, ose shqiptarët janë
grekët antik dhe fakti që shqiptarëve sot ju del ADN si grek antik, ka filluar ti veri
studiuesit ne mendime, por qe është e qartë nga ana historike, pasi fiset në
antikitet ishin të një prejardhje.
Me
vjen keq, por faktet janë kaq të forta, saqë grekët sot ose duhet te pranojnë
se, ata antikët janë zhdukur, ose që ata janë, por janë shqiptarët,tjetër rruge
nga ana e fakteve historike nuk ka. E vetmja mënyrë që grekët e sotëm të
vërtetojnë autoktoninë e tyre, është që të vërtetojnë se janë arvanit apo
shqiptar, pasi faktet historike atje nxjerrin autoktonë vetëm shqiptarët.
Pavarsishtë se ka pasur emigrime popullsia shqiptare është në maxhorancë
absolute dhe kjo nuk mund të vij nga emigrimet.
Arvanitët
filluan te asimiloheshin nga shteti bavarez dhe nga kisha në shek XIX e këtej,
me gjuhën teknike, ku kjo e sotmja është vendosur nga shtetit vetëm ne 1970 ,
pasi atje nuk kishte grek te asimilonin shqiptarët, ashtu siç është gënjyer
deri me sot. Ata janë e vetmja popullsi autoktone që kanë gjetur osmanët në
Greqi në shek e XV dhe të cilët luftuan me një kryengritje qe quhet Kryengritja
shqiptare e Peloponezit e viteve 1453-1459 e udhëhequr nga një princ Bua ,me 30
mijë luftëtar më tepër se Skëndebeu kishte ne Krujë. Ky studim jo vetëm hedh drite mbi te
vërtetën, por duhet te jetë një bazë, mbi te cilën duhet te ngrihen
marrëdhëniet midis dy shteteve këtej e tutje.
Me vjen keq, por me duhet te them te vërtetën dhe e di qe kjo dhemb pasi
shteti ka mashtruar popullin e vet sistematikisht dhe e kanë përvetësuar
popullin shqiptarë. Ka ardhur momenti qe e vërteta te thuhet me fakte dhe
dokumente dhe me te sigurt se regjistrat osman te popullsisë, nuk ka për ketë
temë.
Ka
qenë tepër e vështirë me gjet regjistrat osman të Greqisë të plota që janë në
disa gjuhë të huaja. Kam kontaktuar personalisht te gjithë osmanologët qe kanë
botuar pjesërisht, apo tërësisht
faksimiljet e dokumenteve jashtë Greqisë, pasi vet Greqia nuk i ka
publikuar ato dokumente. Dua t'i falënderoj te gjithë kolegët e mi qe janë
historian te huaj për bashkëpunimin. Çdo informacion ne te dy librat është i
cituar në dokumentacion. Unë vet kam kryer punën dhe llogaritë dhe nuk kam
mbajtur asnjë qëndrim subjektiv, në asnjë rresht të librave, pasi me është
dashur te jem tepër e ftohtë.
Me
ketë studim (që duhet të ketë edhe një vëllim te 3 nga 1800 e këtej) unë
plotësoj detyrimet e mija historike. Me pas do të shikoj se ku do fokusohem.
Ju
faleminderit
https://www.facebook.com/elena.kocaqi