E enjte, 31.10.2024, 11:58 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Politikë me përqindje dhe sulme partiake

E enjte, 07.04.2022, 07:00 PM


POLITIKË ME PËRQINDJE

DHE SULME PARTIAKE

NGA KALOSH ÇELIKU

Partia Neokomuniste, me vite na e ndaloi edhe rakinë  e rrushit si shqiptarë. Përpak, desh na bëri me dhunë si popull “musliman” para syve të Botës. Mos, them: edhe atë ujin e burimeve të “Përronit Thanës”, rakinë e dëllinjave?! Është “haram”, tha: Edhe, Mikja Di me Dy shtama verë. Shami, lidhur për brezi. Vizitat familjare. Farefisin. Tavernat. U gëzuam, se: e varrosëm Partinë Komuniste me nderime, fjalime partiake, dhe lule mbi varr. Po, ajo Sot: u zgjua nga varri, lugat. Lëmsh, i bëri institucionet e Shtetit të “përbashkët”. Duke i politizuar deri në palcë: lindi plotë kopila partiak, rrufjanë, argatë dhe shërbetorë pas porte, te Pragu i Shtëpisë. Sulme partiake ndaj kundërshtarëve politik. Artistëve, dhe arsimit… Kulturës Shqiptare. Porosi: pini çaj rusi! Nateditë, lutuni para këmbëve të hoxhës Allahut, në xhami!...

Edhe, tinëz na i ndërseu këlyshët me zgjebe shqiptarë pas shpine për një vend pune, asht shpërblim, me një torbë taxhi përqafe. Nuk ka problem, thashë me vete. Edhe, Unë po u jap një shpërblim, shkrim publicistik. Po, nuk ka problem, edhe “vëllazërim-bashkimin” e keni falë nga unë si shkrimtar, “vëllezër” të Njerkës në Shtetin e “përbashkët”, pa të drejta të barabarta kombëtare: Gjuhë shqipe. Arsim dhe kulturë. Themelet e një shoqërie. Shteti demokratik. Flamurin kuqezi me shqiponjën e zezë  Dykrenare, që këto të drejta kombëtare i kemi pasur edhe në sistemin komunist ish jugosllav. Robëri. Shkaku, se: e kam Oxhakun. Dhiaret e “Përronit të Thanës”. Burimet e tij kreshnike, nën Dardhat Gorrice… Penën me dy tyta… Ehu, sa dëshirë kisha, dashur Sot: të më rrasni edhe në burg!... Liri…

Porosia e radhës e këtij shkrimi publicistik partive politike: Qofshin ato shqiptare, apo “maqedonase”. Pse, jo: edhe bullgare. Ose, politikës “madhore” të partive politike shqiptare: nuk bëhet barabarësi kombëtare me pazare dhe përqindje partiake! Kaq e kaq përqind, si popull shqiptar jemi në shtetin e “përbashkët”. Kaq, e kaq “maqedonas”. Bullgarë, dhe pakica kombëtare: vlleh, turq, boshnjak dhe romë. Po, me arsim, dhe kulturë!

Politikë e përditshme partiake, që nga sistemi komunist, dhe sot Neokomunist, sesa janë    shqiptarët në këtë shtet të “përbashkët demokratik”, kur numrin e tyre e di Evropa përparimtare demokratike, se: popull shumicë në Maqedoninë e Veriut, janë shqiptarët. E di, edhe mbarë Bota: sesa pula e gjela i kemi nëpër katunde. Popull shumicë, janë edhe “maqedonasit”, dhe bullgarët me pakicat kombëtare: vllehët, “turqit”, “boshnjakët”, dhe romët.

Mëkat investimi politik dhe “kulturor” me vite i trurit shkencor dhe kulturor në shtetin e “përbashkët”, të “vëllazërim-bashkmimit”, arsimor dhe kuturor të politizuar deri në palcë nga partitë politike shqiptare me partizanët e tyre politik, kokë më kokë me “vëllezërit”, në shtetin e “përbashkët”. Partizanët e tyre besnikë nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët” në pushtet, si shërbetorë dhe argatë politik, që gjithë jetën u morën me  politikë “madhore”: 20 % , herë dhe 25 % - shin. I mbushën Institucionet e Shtetit të “përbashkët” me partizanë partiak, si policë arsimorë dhe kulturorë antishqiptar. Dhe, jo me vlera politike dhe artistike. Pavetëdije, se: shteti  “përbashkët”, i ka institucionet e  veta policore shtetërore, dhe shërbimet informative mbi nivelin e tyre partiak të Katundit. Që, lakmi, sot: do t’ia kishin edhe CIA, KGB -ja dhe UDB -ja jugosllave. Dhe: nuk ka nevojë për këto policë partiak gjysmëanalfabetë arsimor dhe kulturor, qofshin “maqedonas”, apo shqiptarë të shitur për një vend pune, një asht. Ose, një torbë taxhi përqafe. Që, Sot: ta shesin, arsimin, kulturën shqiptare, edhe vëllain e vet për pak lekë te Policia Letrare. Bota, moti i ka tejkaluar këto informacione policore të partive politike shqipare.

Popullit shqiptar, Sot: i jepni nënshtetsi, në Trojet e tyre Etnike Shqiptare… Bukë… Jetë… Dhe, Liri… Vetëm, kështu do të shkoni në Evropë. Popull, që Dje e shpallët dhe e regjistruat si turq, dhe pas demonstratave të studentëve të vitit ’81, nacionalistë, në Prishtinë… Irredentistë… Armiqë të Shtetit jugosllav të “përbashkët”. Popull, që pas demonstratave të studentëve në Prishtinë (1981), Trojeve Etnike Shqiptare e asimiluat si “turqë” dhe “maqedonasë”. edhe sot e kësaj dite pa nënshtetësi nëpër katunde dhe lagje të braktisura mes Shkupit.

Luftën e 2001 -shit e shpallët “terroriste” dhe “irredentiste”?! Shkupin, kyeqytet historik shqiptar gjithë jetën i rrethuar me fshatra shqiptarë. Historikisht, që: në Perandorinë osmane dhe serbe, e niste nga një luftë përvjet, duke e çliruar nga pushtuesit historik, dy herë me radhë nga kryengritësit shqiptarë (1844, 1912). Kryeqytetin e banuar me shqiptarë asaj kohe edhe më shumë se Tirana dhe Prishtina. Që, Sot: në “demokraci”, ende vazhdoni t’i manipuloni shqiptarët nga partitë politike dhe regjistroni me përqindje si turq “muslimanë ehamdurila”, pa e ditur ato as edhe një fjalë në gjuhën turke.

Shkaku, politikës “madhore” të partive politike shqiptare, ende nuk e dini, sesa: shqiptarë jetojnë në R. e Maqedonisë Veriut. Dëshmi, se: duke u turrur pas pushtetit  dhe pasurisë, i keni lënë me vite në harresë, jashtë institucioneve të sistemit komunist maleve, në Shtetin e “përbashkët” Neokomunist, edhe, Sot:  me tespi kuqezi dhe çaj rusi nëpër çajtore dhe xhami  me katër e dy minare, para këmbëve të Hoxhës Allahut.

Sot, ende në “demokraci”, dhe në shtetin e “përbashkët” me gjithë këto parti politike shqiptare, edhe, “maqedonase”, që janë bërë si Nastradin Hoxha dhe Nastradineca me pashterkë të kuqe: kush i pari t’i hipi gomarit me samrë… Herë i hipë gomarit Nastradini me 50 kg. Herë, Nastradinica me mbi njëqind kg. mbi shpinë. Ende, pa nënshtetësi shqiptare, duke i keqpërdorur dhe dalldisur shqiptarët si turqë muslimanë, vetëm për vota të hipin në pushtet. Porosinë, e Hoxhës Allahut: Nataeditë, shkoni dhe lutuni në xhami!...

Gra, dhe burra: ikni sa më herët nga pushteti i “vëllazërim-bashkimit! “ Nënsjetullat e Partive politike, dhe institucioneve të Qeverisë të “vëllazërim-bashkimit”! Lufta e tyre për pushtet. Padyshim, jo, nga insitucionet Shqiptare, të themeluara me shpirt dhe gjak! Koha është, politikanët t’i zbresin pak gomarit, dhe të merren me problemet e popullin shqiptar, ende edhe sot e kësaj dite pa nënshtetësi! Edhe, pse me shekuj në Trojet e veta shqiptare, lindi dhe po vdes në këtë shtet të “përbashkët” pa nënshtetësi. E ju, ende merreni me përqindjet të këtij populli. Politikë “madhore” me  përqindje në Qeveri: polici, ushtri, ekonomi, arsim, kulturë, sport…

Politikë e gabuar ish jugosllave. Që, vazhdon edhe sot e kësaj dite si Neokomuniste. Dikur, në komunizëm: politika e asaj kohe duke hapur fabrika nëpër vendbanime shqiptare (Shkup, Hekuranën), dhe duke i zbrazur me punësime, shtëpi falas fshatrat maqedonase, për ta pasuruar Shkupin me “maqedonas”. Sot: ndodhë, po e njëta politikë neokomuniste me fshatrat malor shqiptar të rrethinës Shkupit, pas Luftës të 2001 -it, duke i zbrazur katundet shqiptarë në Shkup pa kushte elemnetare për jetesë: vende pune, shtëpi. I lanë shtëpitë e fshatit, pasuritë ku i kishin për jetesë: kafshët shtëpiake, malin e dhentë. Lisat… Dhe, Natyrën… Erdhën, në Shkup mes bërllokut, kontenierëve, duke u strehuar nën çatitë e partive politike: pa shtëpi, vende pune. Lisa… Dorën në zemër: e shtuan papunësinë, varfërinë, kriminalitetin në duart e partive politike.

I vetmi institucion për punësime, u mbeti: partitë politike. Tezgat, e tregut në “Bit- Pazar”. ?ajtoret, dhe xhamitë me dy e katër minare. Edhe, atë: pa çerdhe të fëmijve, pa shkolla fillore. Universitete me taban shqiptar. Që, Sot: i  kemi me shumicë e pakicë për partizanët e partive politike, prodhimin e diplomave universitare dhe titujve shkencor. Po, fatkeqësisht: pak artistë dhe shkencëtarë. E, shumë partizanë partiak me qerre, vetëm e vetëm që, partitë politike për të ardhur në pushtet. Ditën, e fushatave parazgjedhore, kur me brohoritje, pankarta në duar, dhe flamuj kuqezi, u prinin në ballë: Skënderbeu, Ismail Qemali, Adem Jshari… Flamuri kuqezi, që: pas fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare, ardhjes në në pushtet me “fitore” për poste politike, e harronin Flamurin Kombëtar kuqezi me shqiponjën dykrenare varur të kalbet nëpër bandere, bashkë me popullin shqiptar nëpër podrumet e “Idrizovës”…

Edhe, për fund: mos e dalldisni më popullin shqiptar! Shkaku, se: mjaftë e dalldisi Turqia, Serbia... Sistemi komunistë… Neokomunizmi… Partitë politike të  shqiptarëve me “vojvoda” shqiptarë… Dhe, sot: Populli shqiptar, nuk duhet lënë në duart e dalldisura të Partive Neokomuniste, pa rrugëdalje, në qorrsokak. Hojdodoleve, brez pas brezi Neokomunisite. Që, i ndërrojnë burrat natë për natë pasmesnate në Shtëpinë Publike. Edhe, sot, që: po na dalin Hojdodole me Dy shtama verë në Lëmë. Dy shami të kuqe, lidhur për brezi, duke i ndërruar përnatë burrat në shtrat. Vite me radhë, duke na izoluar nga “armiku i padukshëm”, në karantinë me masa të ashpra Qeveritare: ndalimin e vizitave familjare. Mos dilni në rrugë pa maska! Larg, dy metra edhe me Gruan besnike! Miket. Tavernat, i mbyllën, edhe kufinjt politik.

Thanë: dilni, dhe këndoni këngë në verandat e shtëpive! Hiqni valle me shami!...



(Vota: 17 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora