Mendime
Adil Fetahu: Rade Radovanoviq - Lufta e parë serbo-botërore
E marte, 15.02.2022, 08:44 PM
“LUFTA E PARË SERBO-BOTËRORE”
(Fragment nga romani i Rade Radovanoviqit:
“QESHJA NËN TREKËMBËSHIN E VARJES”)
Zgjodhi
e përgatiti Adil Fetahu
Më 24 mars 1999, ushria zuri
pozicionet e veta nëpër Serbi, kurse Shtabi i Përgjithshëm u informua nga
kolegët e NATO-s në Mons, se gjithçka ishte e gatshme dhe se do të nisë së
shpejti. U pozicionua poshtë në Karash, dikur strehimorja më e
rëndësishme nëntokësore në is-Jugosllavi. Thuasje pa vërejtur, Karashi “zhytet”
pas Kishës së Apostujve të shenjtë Petri e Pavlli në Topçider, që nepërmjet
tunelit të gjatë 780 metra arrihet deri te dera e hekurt, që mund t’iu bëjë
ballë sulmeve bërthamore deri në 20 kilotonë. Tuneli më pas kthen djathtas në
kodër, ashtu që të arrihet tek dera e dytë e hekurt, njësoj rezistuese si dera
e parë, e mandej tek e treta, e katërta, e pesta…Vetëm pas derës së tetë të
hekurt, hyhet në korridorin ku has në
dyrtë normale. Aty Karashi degëzohet në pjesën civile dhe atë ushtarake.
Në pjesën ushtarake janë kabinetet dhe zyret për saktësisht 97 vende pune,
sikurse edhe dhomat dhe hapësirat e përbashkëta për pushim dhe strehim.
Në pjesën civile janë
apartamentet, kabinetet, hapësirat e punës, sallat e mbledhjeve, të mëdha dhe
luksoze. Furnizimi me rrymë, ujë, karburante, ushqime e pije është krejtësisht
autonom. Nga të dyja anët e strehimores janë paraparë ashensorët për rast të
evakuimit urgjent, në rast të luftës bërthamore.
Karashi është paraparë që Titos dhe udhëheqjes
jugosllave t’ua siguronte strehimin e sigurt, madje deri në dy vjet!
Edhe Udhëheqësi me të shoqen
Mira, më 24 mars u lsëhuan në Karash. Edhe kryetari i Serbisë, Millan
Millutinoviq me bashkësorten…edhe disa shokë e shoqe” të rëndësishëm dhe të
afërt të Udhëheqësit dhe të Mirës.
U shpall gjendja e luftës
dhe Lufta e Parë Serbo-Botërore mund të fillonte. Natën, nga baza e
Avianos, përplot me raketa e bomba u nisën aeroplanët e parë luftarakë. Nga
luftanijet britanike në Adriatk u nisën Tomahovkat e para drejt Serbisë
dhe Malit të Zi… U dëgjuan sirenat (e luftës, v.j.) për herë të parë pas Luftës
së Dytë Botërore dhe qytetarët u futën në strhimoret nëntokësore…
*
Heret në mëngjesin e 25
marsit, kryeshefi i Shtabit të Përgjithshëm, Dagolub Ojdaniqi, së bashku
me Branko Kërgan, kryeshefin e
Drejtorisë së Inteligjencës, i referuan Komandantit Suprem. Supremi është i
befasuar, por nuk pyet se përse Dragolubi e ka sjellë me vete edhe ndihmësin e
tij Bllagoje Grahovacin? Gjenerali
Ojdaniq me kujdes tregon krejt se çfarë ka synuar armiku dhe çfarë ka qëlluar
gjatë natës. E përmend se janë qëlluar edhe katër aeroplanë MIG 29,
porse Supremi nuk mërzitet fort e as që I intereson të dijë për fatin e
pilotëve të aeroplanëve të rrëzuar. Konsideron se sa më shumë të vdekur që ka,
aq më mirë. Le ta shohin edhe rusët dhe kinezët dhe e gjithë bota tjetër, se
çfarë po bëjnë Amerika dhe Evropa. Supremi është i disponuar dhe i gëzohet
faktit se NATO-ja ka gjuajtur predha edhe në Malin e Zi, e ky është kryetar
edhe i qytetarëve të Malit të Zi, por nuk është edhe Udhëheqës i tyre. Në
Podgoricë, Millo përherë e më shumë po bëhet udhëheqës, e kjo nuk i pëlqen
Udhëheqësit fare!
*
Gjenerali Kërga i raporton
Supremit për fuqinë e madhe të armikut, të cilën menjëherë e ve në kundërpeshë
me unitetin e pathyeshëm dhe mahnitës të popullit, të ushtrisë dhe të
udhëheqjes. Tingëllon e njohur, sikurse
dikur i klithej një udhëheqësi tjetër (Titos, v.j.), ndaj të cilit bota
kurrë nuk kishte luftuar, përkundrazi…
Gjenerali Grahovac i dëgjon
të gjitha me kujdes dhe shikon e mendohet se përse e kishte ftuar Ojdaniqi. Më
pas, përnjëherë thuase e kishte pritur momentin e duhur, Supremi i drejtohet
kryeshefit të Shtabit të Përgjithshëm:
-“A nis Smilaniqi”?
Gjenerali Ojdaniq e shikon
gjeneralin Grahovac, thuase po i jep një sinjal të fshehtë, kollitet pak dhe
belbëzon:
-“Ja, edhe pak… veçsa nuk
ështënisur”, e tha me gjysëm zëri, dhe sërish e shikon ndihmësin e vet për
Aviacionin Ushtarak dhe Mbrojtjën Kundërajrore.
Edhe pa e ditur se nga ishte
nisur Smilaniqi, gjenerali i aviacionit (Grahovac,v.j.), e pati krejt të qartë.
Pa kërkuar leje, thuase nuk qëndron para Supremit,të cilit të gjithë i
frikësoheshin, gjenerali Grhovac me ashpërsi dhe në formë urdhëdhënëse e thotë:
-“S’ka Smilaniqi ku të
shkojë! Do të pres në territorin e vet, bashkë me ato që i kanë mbetur. Të
presë dhe të rrëzojë krejt çka të mundet”!
Supremi mërrolet. E çon
kokën lart dhe nisë të hetojë… Ia lëshon një sy gjeneralit Kërga, e më pas gjeneralit
Ojdaniq, e prapë gjeneralit Grahovac,dhe
ky (Grahovaci, v.j.) e ngritë zërin edhe më shumë:
-“ Çfarëdo lëvizjeje tjetër
e Smilaniqit do të ishte vrastare për shtetin”, përfundon pa e hequr shikimin
nga Udhëheqësi.
Heshtje… Supremi e kthen kokën nga Ojdaniqi, ‘fajtori
kryesor”…
-“Dragolub, ti rri e
generalët janë të lire”, urdhëroi
pasjellshëm, duke mos dashur të rrezikonte asgjë në praninë e
dëshmitarëve!
Gjeneralët Kërga dhe Grahovac i morën kapelat
dhe dolën. Posa u larguan nga dera, kryeshefi i Inteligjencës (Kërga v.j.),
nisi ta lavdëronte kolegun. Edhe ai mendonte njësoj si Grahovaci.
-“E pse o sokol nuk ia the
këto deri derisa ishim brenda”, i kthen Grahovac.
-“Njeri i mdh je”, e
admironte Dragolub Ojdaniqi Gralen, posa u gjendën në distancë të
sigurtë lag komandantit suprem.
*
Pas lajmeve për sulmet e
NATO-s,shtypi i censuruar në Serbi po informonte të nesërmën se “aviacioni ynë
ka kryer sulme të fuqishme ndaj caqeve në aeroportet në Tuzlla, në Petrovec të Shkupit dhe në Rinas të Tiranës…”.
Dikush që gjeneralit Spasoje Smilaniq, kryeshefit të Aviacionit Ushtarak e të
Mbrojtjes Kundprajrore ia kishte përcjellë urdhërin: “Anulohet…Mos u nis”,
kishte harruar tua thoshte edhe redaktorëve të mediumeve të regjimit që të mos
e publikonin rrenën për “ndërmarrjen
brilante të aviacionit tonë”!