Mendime
Ibrahim Kabili: Krimi dhe dhuna ndaj grave një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare
E enjte, 10.02.2022, 07:22 PM
Krimi dhe dhuna ndaj grave një fenomen shqetësues për shoqërinë shqiptare
Nga
Ibrahim Kabili
Krimi
dhe dhuna ndaj grave fatkeqësisht po bëhet një fenomen shqetësues! Rastet po
shtohen dhe kurba është në rritje. Në dy muajt e parë të këtij viti kemi tre
gra të vrara! Tre nëna të vdekura. Tre familje të shkatërruara! Disa fëmijë
jetim për nënat e tyre, aq shumë të domosdoshëm per to! Disa fëmijë që
pavarësisht moshës së tyre do t'ju mungojë kujdesi amëror! Disa familje të
ardheshme do jene me edukim të cunguar
falë vdekjes së prindit kryesor, nënës! Ajo është e shenjtë për fëmijët dhe e
pazevendësueshme për ata. Ky tranzicion i gjatë për shoqërinë shqiptare po na
çon në rënie, po na çon në humnerë, po na degradon si shoqëri, po na humbet
vlerat e krijuara në kohë, po na shthur deri në qelizën më të rëndësishme të
shoqërisë sonë, familjen, po na bën me probleme si shoqëri... Them tranzicioni,
pasi nuk ka funksionuar siç duhet gjygjësori. Unë shpresoj shumë në organet e
reja të drejtësisë që po dalin nga reforma dhe vetingu... Rezultatet tani po
duken...
Po
të vazhdonim me ato "potë" e mësipërme rreshtat dhe klithmat e këtyre
"pove" do të shkonin deri në hapesiren planetare, deri në vesh të
perëndisë... Po përse kështu? Çfarë zgjidh vrasja? Asgjë! Atëherë përse? Për
burrëri! Çfarë burri je ti vrasës? Një burracak je, një kriminel frikacak je, asgjë
më shumë! Ndaj ndërpriteni këtë fenomen. Ka zgjidhje alternative. Mjaft më!
Familja është djepi i shoqërisë. Po u cënua ajo, shoqëria është e destinuar të
vdesë. Të vdesë në mos sot, nesër... Ata që vrasin gratë duhen dënuar me dënim
kapital! Ata janë meshkuj që ngjasojnë me "sojin" e tyre në të gjithë
hapsirën organike... Ata janë pa koshiencë, pa personalitet, pa dinjitet,
thjesht ngjasojnë me paraardhësit e tyre të hershëm...
Disa
shkaqe që të çojnë këtu janë:
??Mungesa e arsimimit apo dhe arsimimi i cunguar.
??Mungesa e kulturës së përgjithëshme.
??Sjellja prej bajraktari në familje e burrit ndaj
gruas.
??Instalimi i kulturës së dhunës në familje.
??Gjendja e vështirë ekonomike dhe papunesia.
??Përdorimi i pijeve alkoolike, futja dhe
përdorimi i drogës, prostitucioni, etj.
??Mungesa e socializimit në shoqëri.
??Braktisja e shkollës nga moshat e reja, që më
pas me kohe do të ndërtojnë familjet e tyre.
??Indiferenca vrastare e shoqërisë.
??Mungesa e emisioneve edukative në mediat
televizive dhe ato të shkruara.
??Shikimi i filmave horror, telenovelave dhe
emisioneve jo edukative që jepen dhe propagandohen sot në studio të ndryshme
televizive etj.etj...
Rasti
i fundit i vrasjes së datës 07.02.2022 në Sheq i Madh të Fierit, i gruas 50
vjeçare Valdete Manaj prej bashkëshortit të saj Petrit Manaj, qe një krim
makabër. Vrasja që bëri 56 vjeçari Petrit Manaj tronditi opinionin shqiptar. E
tronditi më shumë për mënyrën e vrasjes
me gjakftohtësi të viktimës dhe krijimin e alibisë që ky nuk ishte në banesë
kur u "vetëvra", gruaja e tij. Monstra, në kuptimin më etik të
fjalës, pasi vrau bashkëshorten u mundua të fsheh krimin. Pasi piu kafe apo
hëngri mëngjes në lokal, pas krimit që bëri, kthehet me gjakftohtësi në shtëpi
dhe njofton vëllain për "fatkeqësinë" që i kishte ndodhur, pasi
bashkëshortja na qenka "vetvrarë". Ky monstër nuk është i pari që
vret bashkëshorten por shpresojmë të jetë i fundit... Dhe kjo mbetet dëshirë...
Unë nuk i di arsyet, nuk i di shkaqet, nuk i di motivet që çuan në vrasjen e
Valdetes po di të them se ky është një krim makabër. Për rastin në fjalë autori
është në duart e drejtësisë. Ai e ka pranuar krimin dhe drejtësia duhet ti japë
atij dënimin maksimal sipas ligjeve në fuqi. Dënimi më i mirë për burrin
kriminel do ishte dënimi me burgim të përjetshëm. Kjo do të ishte alternativa
më e saktë, në
pamundësi
të dënimit me vdekje.
Pavarësisht
problemeve që mund të kenë familjet, si:
??Probleme të varfërisë.
??Probleme sociale.
??Grindjet në familje.
??Mosmarrveshjet midis çfteve.
??Qoftë edhe tradhëtisë bashkëshortore etj.
Asnjëherë
nuk duhet të arrihet në krim. Krimet në familje, nuk mund të justifikohen me
asgjë, me asnjë problem që mund të kenë
bashkëshortët. Problemi më i rëndë nga ato të mësipërmit është tradhëtia
bashkëshortore. Edhe ajo e ka zgjidhjen e saj, divorcin. Vrasja është krim.
Divorci është zgjidhja më ideale. Jo vrasje! Nuk ke të drejtë t'ja marrësh
jetën tjetrit. Vrasja i lë fëmijët pa nënë. Vrasja sjell shumë probleme sociale
në familje dhe shoqëri. Respektoje të drejtën e jetës së tjetrit, o njeri! Ndaj
stop krimit dhe dhunës ndaj femrave, grave, nënave...
Ibrahim Kabili
Tiranë më 09.02.2022