Mendime
Enver Bytyçi: Xhafer Deva luftoi kundër Serbisë, por jo kundër hebrejve!
E merkure, 09.02.2022, 07:54 PM
Xhafer Deva luftoi kundër Serbisë, por jo kundër hebrejve!
Nga
Enver Bytyçi
Xhafer
Devës do t'i restaurohet shtëpia në Mitrovicë. Ministria e Kulturës e Kosovës
ka marrë një vendim për kryerjen e restaurimit të kësaj shtëpie, me qëllim që
ajo të shndërrohet në një objekt historik për një personazh kaq të përfolur e
të kontestuar nga Serbia dhe e majta ekstreme shqiptare.
Por
këtë akt e kontestoi edhe ambasadori gjerman në Prishtinë. Argumenti i tij
ishte se "Xhafer Deva paska asgjësuar hebrejtë gjatë Luftës së Dytë
Botërore, përmes batalionit SS
"Skanderbeg" të komanduar nga Bedri Pejani është I pabazë. Më
rezulton se ambasadori i nderuar i Gjermanisë në Kosovë të jetë dezinformuar
qëllimisht nga historianë dhe propagandistë anti-shqiptarë në Serbi. Megjithatë
ambasadori gjerman ra në kurhin e kësaj propagande dhe e përhapi edhe më gjerë
atë. Serbia është angazhuar fuqishëm të dëshmojë se shqiptarët jo vetëm nuk
janë mbrojtës të hebrejve, por janë edhe dhunuesit e tyre. Këtë mesazh dha
gjithashtu ambasadori.
E
vërteta është krejt tjetër! Xhafer Deva ka qenë ministër i Brendshëm i
Shqipërisë nën komandën gjermane. Qeveritë shqiptare si ato të kohës së
pushtimit italian dhe ato të pushtimit gjerman, nuk kanë pranuar të
bashkëpunojnë me fashistët dhe nazistët për asgjësimin e hebrejve në Shqipëri
dhe në Kosovë. Të dhënat janë në Izrael dhe askush nga Izraeli nuk ka pohuar se
shqiptarët, qoftë ky dhe Xhafer Deva, të kenë bashkëpunuar me nazistët në dëm
të jetës së hebrejve.
Prandaj
duhet përshëndetur iniciativa e minisrisë së Kulturës për restaurimin e
shtëpisë së Xhafer Devës, sepse aktiviteti i tij politik kishte në themel interesat
e kombit shqiptar, bashkimin kombëtar dhe luftën kudër komunizmit. E majta
ekstreme shqiptare e ka anatemuar dhe mohuar rolin e Xhafer Devës, duke ia
faturuar atij edhe krime që nuk i ka bërë, por nuk i ka faturuar "krime
kundër hebrejve"! I kuptojmë edhe falsifikimet serbe, sepse mbrojtja e
hebrejve e nxjerr propagandën e Beogradit për inhumanitetin e shqiptarëve
zbuluar. Në fund të fundit Xhafer Deva iu bashkua pushtuesve për të luftuar
kundër Serbisë, por nuk luftoi kundër hebrejve! Ndaj nuk e kuptoj pse
ambasadori gjerman u angazhua kundër vendimit të ministrisë së Kulrurës së
Kosovës?!