Mendime
Avokati super-intelektual Spartacus: Erdhi koha që shqiptarët të krijojnë qeverinë drejtuese të Arbërisë Veriore që quhej Malci
E hene, 07.02.2022, 06:38 PM
Spartak Ngjela:
Shqiptari
Dritan Abazoviç ka krijuar shumicën për të qenë kryeministër i Malit të Zi.
Kjo
pritej, por në këtë rast po na jep shenjën e parë për eskalimin e mëtejshëm të
shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Është
në lëvizje politika amerikane. Por duhet të kuptojmë se e vetmja forcë
real-prëmdimore në Mal të Zi, janë shqiptarët.
Trevat
e Malit të Zi janë në fakt Malcia katolike e Arbërisë. Dhe sot erdhi koha që
shqiptarët të krijojnë qeverinë drejtuese të Arbërisë Veriore që quhej Malci;
dhe që serbët e kthyen dhe e quajtën me emrin Mal i Zi.
Gjithsesi,
ky është një sukses i radhës drejt zhvillimit të vijueshëm të botës shqiptare
në Ballkanin Perëndimor. Dhe, ky sukses, do të ecë drejt aspektesh të tjera të
rritjes se ngjarjeve kombëtare, jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, në këtë trevë
gjerësisht shqiptare: sepse ngjarje të tjera të karakterit kombëtar do të
vijojnë dhe po vijojnë edhe në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë
Maqedonia e Veriut është e çliruar nga shtypja historike kundër etnisë
shqiptare; dhe po shkon drejt konstatimit historik që shqiptatrët janë aty
shumicë absolute.
E
gjithë kjo kohë po vjen; ngaqë shqiptarizmi do ta dominojë patjetër Ballkanin
Perëndimor, se kjo ka qenë dhe mbetet të jetë një e vërtetë historike.
https://www.facebook.com/spartak.ngjela