Mendime
Sali Berisha: Vendimi per Tahirin eshte plotesisht i trukuar dhe qesharak!
E shtune, 05.02.2022, 03:49 PM
Vendimi per Tahirin eshte plotesisht i trukuar dhe qesharak!
Nga
Sali Berisha
Negociat
me Tahirin per kete vendim Edi Rama i filloi me Gaz Demin dhe i perfundoi
direkt me Engjell Agaçin dhe Ulsi Manjen.
Prandaj
dhe avokati i tij si per te fshehur suksesin e negocimit te vendimit 3.4 vite,
qe ne çdo vend normal nuk mund te ishte kurre nen 42 vite, bertiste ne kup te
qiellit para kamerave “Visi i çoni dy paketa”.
Vendimi
shenon triumfin e plote te narkodrejtesise se narkoshtetit! Keshtu pusetes se
narkoshtetit ju vu kapaku.
Kreu
i Meduzes, madam Radari, Gjeneral Hashashi dhe e tere nomenklatura kanabiste e
narkoshtetit mbreme festuan marreveshjen me Tahirin. Rama dhe madam Radari,
gjeneral Hashashi etj nuk folen pas vendimit por respektuan heshtjen e kodit te
mafies. Vendimi u bekua edhe nga Guvernatorja Kim, e cila fill pas denimit u
tha shqiptareve se askush nuk eshte mbi ligjin.
Ne
reagim ndaj pretendimit te saj per barazi para ligjit mediat nxoren rastin e
nje gruaje 65 vjeçare qe ishte denuar me 3,5 vite burg per nje krem dielli dhe
nje deodorant qe kishte pervetsuar ne nje supermarket.
Te
dashur miq, sot gjykata e apelit te Tiranes pas nje tejzgjatje disa vjeçare dha
se fundi nje denim simbolik per ekzekutorin e politikes kriminale te kreut te
meduzes Edi Rama ate te shnderrimit te Shqiperise ne Kanabistan dhe ndertimit
te narkoshtetit te pare dhe te vetem te Europes apo siç therrasin shpesh ne
Kolumbine e Europes.
Ne
kete kontekst procesi Tahiri eshte dhe drama e shkaterrimit nga Edi Rama i
shtetit ligjor ne Shqiperi dhe ndertimit ne vend te tij te narkoshtetit
shqiptar.
Per
Sajmir Tahirin, skafoministrin e pare te Shqiperise, rolin e tij kriminal ne
kanabizminin e vendit, lidhjet e tij ne trafiqe, skafin dhe me veturen e tij
personale dhene Habilajve, lidhjet e tij direkt me Shullazin dhe banda te tjera
nga data 31 korrik e vitit 2013 gjer sot kam bere ne FB, paralament, konferenca
shtypi dhe ne studio televizive mbi 520 denoncime.
Ish
ministrin e brendshem Tahiri e denoncuan fill pasi mori detyren per lidhjet e
tij ne trafiqe me klanin Habilaj, perdorimin per trafik droge nga ky klan te
skafit dhe vetures se tij me targa dhe pronesi ministrore qe çante çdo
postbllok policie.
Sajmir
Tahirin, 120 komisare te larte policie i kishte denoncuar edhe Sherbimi
Informativ Kombetar si te implikuar direkt ne kanabizimin e Shqiperise ne vitin
2017.
Por
me gjithe keto ai do shpallej nga Edi Rama, Kreu i Meduzes si super ministri i
tij dhe po ate vit, para qindra policeve te rrjeshtuar, Policia e Shtetit do
merrte dhe pergezimet me te medha nga ambasadori i SHBA, Donald Lu per suksesin
ne luften kunder droges ne Shqiperi.
Si
per ti garantuar imunitet absolut Edi Rama dhe ambasadori Donald Lu ne nje rast
unik do te dergonin yllin e tyre, skafoministrin Tahiri te ulej ne tryeze
perballe Presidentit Obama ne Shtepine e Bardhe.
Por
te gjitha keto nuk penguan antimafien italiane qe ne zbatim te ligjeve te
vendit te vet te zbuloje dhe vertetoje me dokumenta lidhjet e Tahirit ne
trafiqe me klanin me te fuqishem te mafies se droges ne Shqiperi qe ishte klani
i kushurinjve te tij Habilaj, perdorimin nga ky klan me qindra here te skafit dhe
vetures se Tahirit per trafikun e dhjetra e dhjetra tonelatave droge, dhuratat
e tyre te superkushtueshme per kushon minister trafikant.
Bazuar
ne dosjen e ardhur nga Italia prokuroria shqiptare i paraqiti parlamentit
kerkesen per hetimin dhe arrestimin e Tahirit. Por pas kercenimit publik qe
Tahiri i beri Edvinit dhe ndermjetesimit
siç u tha te Gaz Demit, Edi Rama jo vetem nuk i hoqi imunitetin Tahirit por
perkundrazi sulmoi me ashpersi dhe brutalitet prokurorin e çeshtjes per
kerkesen e tij.
Fuqia
e narkoshtetit eshte e jashtezakonshme.
Ne
mbrojtje te hapur publike te Tahirit, akuza e te cilit bazohej vetem ne dosjen
e ardhur nga antimafia italiane doli njelloj si Edi Rama dhe ambasadori Donald
Lu, i cili krahasoi procesin ndaj Tahirit me proceset politike qe zhvilloheshin
gjate diktatures komuniste ne Shqiperi.
Qendrim
te kundert me kolegun e tij ne Tirane mbajti ambasadori i SHBA ne OSBE ne
Viene.
Megjithe
perpjekjet e jashtezakonshme Rama-Lu per mbrojtjen e Tahirit dhe zevendesimin e
tij Llallen, Bundestagu gjerman, Bashkimi Erupian percaktuan si nje kusht per
progresin e Shqiperise drejte BE drejtesine ndaj Tahirit.
Ketu
fillon pastaj procesi komik i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar dhe
denimi i Sajmir Tahirit me 3,4 vite, nje muaj me pak se sa nje grua 65 vjecare
te cilen drejtesia e pareformuar shqiptare ne vitin 2016 e denoi 3,5 vite burg
per nje krem dielli i dhe nje deodorant te vjedhur ne nje supermarket.
Ky
eshte nje denim i turpshem i narkodrejtesise se narkoshtetit shqiptar,
qesharak, gjysmak dhe i trukuar nga kreu i Meduzes vetem e vetem si mburoje per
veten e tij dhe te nomenklatures se narkoshtetit shqiptar. sb
https://www.facebook.com/SaliBerisha