Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Shkatrrimi i atdheut asht themeli i rilindjes komuniste
E marte, 01.02.2022, 08:44 PM
SHKATRRIMI ATDHEUT ASHT THEMELI I RILINDJES KOMUNISTE
Nga
Fritz RADOVANI
Një
vajzë Angleze dijetare dhe dashamirse e vertetë e Tokës Shqiptare, që ka lanë
vepra të provueme dhe të shkrueme nder rrasa e pllaka ku kishte vue shumë
shekuj para Asaj kamben edhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me një dashuni aq të
thellë në zemer shkruen: “Sllavët urrenin ma shumë Katolikët se Myslimanët!” E
kjo asht e perjetëshmja dhe e pazevendsueshmja në histori: Mery Edith Durham.
Në librat e Asaj gjejmë të shkrueme dhe të provueme fakte e dokumenta që sot,
ata vertetojnë jo vetem urrejtjen Fetare të serbëve nder shekuj, po edhe
vazhdimsinë e asaj urrejtje me shkatrrimet e vllavrasjet e pashembullta të bame
prej tyne deri në ditët tona.
Kam
studjue nga tekstet e Saja kryesisht udhtimet në Malsinë e Madhe, në Mirditë
dhe bashkpunimin e Saj me Abatin e Mirditës, Imz Preng Doçin, ku kam gjetë nder
enët e dheut mija vjeçare, mjalten e ruejtun nder fashoj të Atdheut tim
Shqipnisë, me shenjat e gishtave të tradhëtarve t’ Atdheut, tue fillue nga Esad
Pashë Toptani, kur shiti lirinë e Shkodres në 1913, vazhdimsinë e Ahmet
Zogollit me Pashiqin në 1924, dhe pafundsinë e gjakderdhjes vllavrasëse të
terroristit Ever Hoxha, me pasuesit e vet deri tek Edi Rama i ditve të fundit,
me “Ballkanin e Hapun” shkatrrimtar.
Asht
kenë fat i madh që në vitet e fundit të “Rilindjes komuniste”, tue dashtë me e
kalue në “harresë” historinë Veriut, tue fillue nga Ded Gjo’ Lluli, Luigj
Gurakuqi, Don Nikoll Kaçorri e tue vazhdue me kohen e Zogollit tek Pashiqi,
asht kalue në heshtje edhe periudha e vllavrasjeve të Luftës per çlirimin e
Shqipnisë së Jugut, pikrisht ajo kohë kur “partizanët trima” vrane pamëshirë
Ballista e zogista, tue i futë në një thes.
Vllavrasjen
ata e quejtën “antifashiste”, ndersa luften në sherbim të sllavëve të Titos e
vlersuene si “nacional – çlirimtare”, tue fillue nga ditët e para të Janarit
1945, kur Mehmet Shehu me halabakët e Jugut i ra mbas shpine bashkë me forcat
komuniste të Titos, Malsorëve të Veriut që kryesonte atdhetari Prenk Cali. Pse
deri sot nuk u botue asnjëherë lista e 118 Burrave të Malsisë së Madhe, që u
vrane dhe u tretën të gjithë trupat e Tyne nder lumej e prroska, pa tregue
asnjë Emen të Tyne? E sa vetë u pushkatuen në çdo “Ditë të Premte” nder Malësi,
me plotsue numrin 200 ?!
Ndersa
per Malet e Mirditës, mos të shkruejn kurr ma mirë, se me vue shifra fallco.
E
fatkeqësisht, me ata shifra po pajtohen edhe të burgosunit politik!
E
vetmja fatkeqësi që keni fillue me kuptue, asht gremina ku po ju prinë Edi
Rama, e mos harroni se nuk do të vonojnë me “ju dhanë të shtymen edhe ju!”
Shkatrrimi
i Atdheut asht themeli i Rilindjes Komuniste!!
Ndersa
“Shkatrrimi i Veriut” asht realizimi i plotë i planeve të vrastarëve komunistë.
Melbourne,
1 Shkurt 2022.