E enjte, 18.04.2024, 05:58 AM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: 110 vjet ecje n’terr

E hene, 24.01.2022, 09:01 PM


110 VJET  ECJE  N’TERR

Nga Fritz RADOVANI

Zoti njëherit me ballin e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut shndriti edhe mendjen e të gjithë Atyne Shqiptarve që e mbajtën me nderë këte Emen në gjakun e vet, Atdheun dhe Flamurin, me Shqipen Dykrenare dhe Gjuhen e Bekueme të Imz. Pal Engjullit.

Ajo Gjuhë Shqipe e Bekueme mbi ballin e çdo Shqiptari, provoi se nuk shuhet as, nuk fshihet dhe as nuk humbet as edhe qinda e mija vjetë, nga Toka Ilire! E prova ma e sakta e Historisë së lavdishme të Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, asht edhe sot, Ajo rrenojë e vjeter shkodrane, ku u formue Shoqnia Atdhetare “Bashkimi” në 1899.

E nder shkambijt e Shirokës, në shtëpinë e Tom Mark Radovanit, camerdhokët e atij fshati nën kujdesin e Dom Zef Ashtës, mësonin prej vitit 1874 me shkrue Shqip. (Ky material historik i saktë me mësuesa dhe nxanësa u shkrue nga mësuesi i nderuem Gjush Sheldija në vitin 1933.)

Mbas vitit 1902 Françeskanët e vendosun në Shqipni që në Shekullin XIII, i japin një drejtim të posaçëm arsimit, kulturës, shkrimit, revistave, dokumentave historike dhe në bashkpunim me Jezuitët italianë, Shkodra asht nder qendrat kulturore t’Europës.

Në vitin 1908 asht At Gjergj Fishta, që na dha Alfabetin e Gjuhës Shqipe, aprovue ky alfabet nga Shqiptarët e të gjithë Trojeve të Shqipnisë në Kongresin e Manastirit.

Kishin kalue jo vite, po shekuj kur Flamuri i Gjergj Kastriotit kishte ra nga Kështjella e Krujës Heroike dhe bashkë me Heroin tonë Kombëtar ishin vorrosë për me u kalbë. Shtërgata e robnisë turke kishte mbulue me brraka uji gjithë Trojet tona, ku shuhej çdo ditë çdo virtyt dhe shpresë e Shqiptarëve. Ishin përdhosë kështjella e kulla ku dikur ndër ato hatlla varej me madhshti Lahuta, martina e huta; tashma ishin ba vetem vende të shkreta ku këndonte qyqja e kulumrija...Ishin thye e ra përtokë deri ndër vorret e të parëvet Kryqat e drunit të lisit e të çamit.  Deri poshtë ku derdhej gryka e lumit ishin shue shenjat e pushimit, vue me dalta ndër shkambij. Shqiptarët, rrugë pa rrugë, përditë e ma shumë zhyteshin në humnerën e mjerimit e të padijes. Dhuna kishte shpërba edhe gurin e kthye në ranë, thonë disa, po vende-vende edhe në pluhun e baltë të kuqe nga gjaku me të cilin mbruhej e njeshej për thundra të kuajve të robnuesit, i cili krenohej ngallnjimtar mbi eshtnat e nxjerruna nga vorret e shpuplueme, të shkapërndame e të tretuna në të katër anët. Mbi kumbonaret e Kishave të vjetra monumentale ngrihej nalt një copë zhele robnije, që tregonte se mbi këte “minare” nuk do të ketë kurrma Kryqa, dhe se Shqiptarët nuk do të dijnë “asnjëherë” çka u pat mësue dikur Imzot Pal Engjulli i Drishtit, rrenuem e ba rrafsh me tokë.

Ishte shue jo vetëm rrezja e dritës së shpresës për Liri, po edhe dielli ishte zanë nga një tymnajë e vransinë që njillte kob. Vetullat e burrave ishin bashkue e ba hudhi si t’ u kishte shkrepë rrufeja në votër e shkimë me farë e fis gjithshka që u kishte falë i Madhi Zot brez mbas brezi. Vetëm kelkaza aty-këtu çilte ndonjë lule e vyshkej nën ferrat e morrizat e pafarë që e patën mbulue këte Dhé të bekuem dikur, ku, tashma as dallëndyshat nuk vinin në stinën e tyne, se as pranverë nuk kishte ma! Zhegu aziatik kishte përvlue e zharitë si mos ma keq fusha e male e kthye në shkretinë, ku ndonjë gomar fatzi kryente sherbimet e deves për pushtuesin barbar. Edhe qentë e fshatit nuk lehnin ma, se portarja ishte thye natën kur ndër shtëpija kishte msy e mëshef pabesia e shnderimi i robnuesit përbindsh. Burri nuk mbante ma as gurin unur të trashiguem ndër shekuj me llullën e vet prej druni ku ishte ma i forti, daltue nga çobajt fatzez që rritnin desht për me ua shtrue sofrat rrumbullake “felëshuesëve”.

Tue shfletue fletët e historisë së asaj kohë lufta e përgjakshme e Malësisë së Mbishkodres filloi në Marsin e vitit 1911 dhe vazhdoi në të gjitha ato krahina të pathyeshme shekullore deri në fundin e Gushtit të vitit 1911, ku nuk duhen lanë pa u zanë në gojë edhe klerikët katolikë që morën rrugët ndër male bashkë me Malësorët e vet besnikë, tue fillue nga Famullitari i Kastratit At Mati Prennushi, Famullitari i Bajzës së Kastratit At Lorenc Mitroviq, Famullitari i Grudës At Buonaventur (Buon) Gjeçaj, Famullitari i Vuksanlekaj At Karlo Prennushi, Famullitari i Traboinit At Luigj Bushati e Famullitari i Rrapshës At Sebastjan Hila, të gjithë bajtës të Nderuem të zhgunit të Shen Françeskut t’Asizit. Këta fretën asnjë ditë nuk pranuen me jetue në mëshiren e malazezëvet, por iu drejtuen Argjipeshkvit të Shkodres Imz. Jak Serreqit, i cili pat qendrue dorjashtë për disa kohë, e ma vonë, me ndikimn e Imz. Luigj Bumçit dhe Don Ndre Mjedjes, Famullitar në Kukël, vunë në dijeni Vatikanin, njëkohsisht edhe me konsullin Austriak në Shkodër, u lidhën në Austri me Arqiduken Franc Ferdinandi, tue i vue në dukje prirjen politike të Kryengritjes së Malësorëve të Mbishkodrës.

Kleri Katolik Shqiptar që ishte ndër Ato Malësi, kishte arrijtë deri aty sa me deklarue se: “Në kjoftë se turqit përpiqeshin me depertue ndër rrethet kishtare malore, ata do të kryesonin rezistencën me Kryq në dorë.” (The Times, Wednesday, May 10, 1911.)

110 vjet ma parë, me 6 Prill 1911, me Dedë Gjo’ Lulin.

I madh e vogël pa kursye as jeten e vet u banë mburojë! Mbarë Malësia me armë në dorë u rreshtue me e mbajtë nalt Emnin e pushken e Tij!

Atdheun filloi me e rrah flladi i freskët i Lirisë!

Fitorja e shpërblyeme me gjak prej Shqiptarve ndër shekuj erdhi!

Urata, lutja, kanga e falnderimi ndaj të Madhit Zot s’ pushonin!

Sejcili, sa kishte forcën, me një kurban i rrinte pranë shtizës.

Pikë lotit nuk shihej n’ Atë vend, veç gaz e hare në sytë e Atyne Burrneshave që këndonin e shkrepshin armët.

Edhe gratë me të zeza e gjetën një “shenjë” me u gazmue!

Aty pranë në trungun e një gështenje gjuhej në shej një kapicë...

Sa andej këndej kriste bataria e Malësorëve e zanet ma  të forta e të fuqishme thenin heshtjen shekullore me ushtimën e tyne ndër ato maje malesh, tue jehue e tue u derdhë me jone hyjnore drejt Qiellit paster me një Kushtrim të pafund, që zbriti ndër ato lugina të prarueme e u bashkue me valët e dallgët e harrlisuna të Adriatikut, tue zgjue nga kllapia shekullore mbarë një Europë: “Oooo... Burra bre.., çonju se Flamuri i Gjergj Kastriotit u ngrit edhe njëherë në Tokën Arbnore!

Në vitin 1994 Profesor Gjon Sinishta, në revistën e drejtueme prej Tij, Albanian Catholic Bulletin, 1994, vol. XV, fq.150, University of San Francisco USA, botoi një dokument që u pat shkrue nga amerikani Profesor Dr. Stephen Schwartz:

On March 24, 1911 the Albanian double-headed eagle flag was raised for the first time in five centuries since the death of Scanderbeg. The flag was raised on the top of Deçiq mountain, near the toën of Tuzi. It had been wrapped and secretly carried from Shkoder by Franciscan Father Mati Prennushi under his religious habit.” Që në gjuhën shqipe domethanë: “Më 24 Mars 1911, pesë shekuj mbas vdekjes së Skënderbeut, për herë të parë u ngrit Flamuri Shqiptar me shqiponjën dykrenare. Flamuri u ngrit në maje të malit Deçiq, afër qytetit të Tuzit. Atë e solli në mënyrë të fshehtë nga Shkodra, Françeskani At Mati Prennushi, i cili e kishte palosë nën zhgunin e tij.” U ngrit për mos me zdrypë kurrma, kurrma!

Tingujt e Lahutës.., vazhdonin Kangët e veta...Ky dokument i randësishëm Historik ka të shenueme datën që u firmue nga Atdhetarët: Gërçe, 23 Qershor 1911.

Sigurisht, kjo lejon me pranue pa kushte edhe pjekuninë e Tyne  politike dhe kulturore, të cilën sot fatkeqsisht e dishrojmë në të gjitha hallkat Shtetin Shqiptar, deri tek Presidenti, që kur pret qeveritarë turq heqë nga zyra e vet bustin e Heroit kombëtar Gjergj Kastriotit..

Me 28 Nandor 1912 Shqipnia fitoi Pamvarsinë vetem me kambnguljen burrnore të Luigj Gurakuqit, i cili me revole mbi tavolinë u tha të gjithë pjesmarrësve n’ Vlonë:

“Sot me 28 Nandor 1912, o do të Shpallet Pamvarsia e Shqipnisë, ose nuk del i gjallë asnjeni prej këtu ku jemi të mbledhun!” Dhe, ashtu u ba!

Eshtnat e Ded Gjo’ Lulit i treguen Shqiptarëve e Shqipnisë mbarë, se:

Për Ty vdiqa, Për Lirinë tande! Nuk kam dashtë tjetër!”

Shqiptarët dolën nga robnia Turke me armë në dorë dhe janë të gjithë tradhëtarët e vendit që po me armë e vrasje të pabesa u shërbyen serbëve me sjellë një okupacion tjetër, vetëm pse nuk arrijtën asnjëherë me u çveshë nga fanatizmi anadollak, i cili ndër shekuj e ka tregue këtë qendrim të tyne antikombëtar, tue i shërbye kujtdo përveç Atdheut! E persa vite, mbas 1912, nuk u gjet asnjë Shkodranë me drejtue  një ditë të vetme Shtetin Shqiptar?

***

Qeveria e parë e Shqipnisë u krijue në vitin 1912 me kryeministër Ismail Qemal beu, nga data 29 nëntor 1912 deri më 1914.

Mbas qeverisë së tij radhiten 44 kryeministra të tjerë deri tek kryeministri i sotëm të cilët kanë ushtrue këtë detyrë për periudha të ndryshme kohore:

Mehmed Fevzi bej Alizoti; janar-mars 1914.

Turhan Pashë Përmeti; 15 mars deri më 3 shtator 1914, dhe 1918 deri në vitin 1920.

Esat pashë Toptani; 5 tetor 1914 – 27 janar 1916.

Sulejman bej Delvina; 30 janar 1920 – 14 nandor 1920.

Iljaz bej Vrioni; 10 dhjetor 1920 deri 19 tetor 1921

Pandeli Evangjeli; 19 tetor 1921 deri 6 dhjetor 1921

Qazim Koculi; 6 dhjetor 1921 deri 7 dhjetor 1921

Hasan Prishtina; 7 dhjetor 1921 deri 12 dhjetor 1921

Idhomene Kosturi; 12 dhjetor 1921 deri 30 dhjetor 1921

Xhafer Ypi; 30 dhjetor 1921? deri 4 dhjetor 1922

Ahmet Zogu; 4 dhjetor 1922 deri 5 Mars 1924

Shefqet bej Vërlaci; 5 Mars 1924 deri 2 qershor 1924

Iljaz bej Vrioni; 2 qershor 1924 deri 16 qershor 1924

Fan Noli; 16 qershor 1924 deri 26 dhjetor 1924

Ahmet Zogu; 26 dhjetor 1924 deri 30 janar 1925

Koço Kota; 10 shtator 1928 deri 5 Mars 1930

Pandeli Evangjeli; 5 Mars 1930 deri 22 tetor 1935

Mehdi bej Frashëri; 22 tetor 1935 deri 9 nandor 1936

Shefqet Vërlaci; 12 prill 1939 deri 4 dhjetor 1941

Mustafa Kruja; 4 dhjetor 1941 deri 19 janar 1943

Eqrem bej Libohova?; 19 janar 1943 deri 13 shkurt 1943

Maliq Bushati; 13 shkurt 1943 deri 12 maj 1943

Eqrem bej Libohova?; 12 maj 1943? deri 9 shtator 1943

Ibrahim bej Biçaku; 9 shtator 1943 deri 24 tetor 1943

?Mehdi bej Frashëri; 24 tetor 1943?deri 3 nandor 1943

Rexhep bej Mitrovica; 3 nandor 1943 deri 18 korrik 1944

Fiqri Dine; 18 korrik 1944? deri 26 tetor 1944

?Enver Hoxha;?1 janar 1946 deri 20 korrik 1954?

Mehmet Shehu; 20 korrik 1954 deri 18 dhjetor 1981

?Adil Çarçani ;18 dhjetor 1981 deri 22 shkurt 1991

?Fatos Nano; 22 shkurt 1991 deri 5 qershor 1991

?Ylli Bufi; 5 qershor 1991 deri 10 dhjetor 1991

Vilson Ahmeti; 10 dhjetor 1991 deri 13 prill 1992

?Aleksandër Meksi; 13 prill 1992 deri 11 Mars 1997?

Bashkim Fino; 11 Mars 1997 deri? 24 korrik 1997?

Fatos Nano; 24 korrik 1997 deri 2 tetor 1998?

Pandeli Majko; 2 tetor 1998? deri 29 tetor 1999?

Ilir Meta; 29 tetor 1999 deri 22 shkurt 2002

Pandeli Majko; 22 shkurt 2002 deri 31 korrik 2002

?Fatos Nano;31 korrik 2002 deri 11 shtator 2005

?Sali Berisha; 11 shtator 2005 deri 8 shtator 2013?

Edi Rama; 8 shtator 2013 -?Kryeministër në detyrë...

Nga viti 1939 e deri në vitin 1944, 29 Nador Shqipnia asht e pushtueme.

PRESIDENTA TË SHQIPNISË:

AHMET ZOGU, president i 1-rë i Republikës

Ditëlindja: 8 tetor 1895

VENDLINDJA: Burgajet, Mat.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 30 janar 1925  deri më 1 shtator 1928

ARSIMIMI:I paarsimuem në Turqi dhe Austri dhe i padiplomuar në Akademi. PËRKATËSIA FETARE: Musliman

DETYRA TË TJERA SHTETËRORE: Mbret, kryeministër, ministër i Brendshëm, deputet.

VDEKJA: 9 prill 1961, I daignostikuem me kancer. Vorroset në Francë.

OMER NISHANI, presidenti i 2-të i Republikës (President i presidumit të Kuvendit Popullor)

Ditëlindja: 1887

VENDLINDJA: Gjirokastër.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 10 janar 1946 deri më 31 korrik 1953

ARSIMIMI: Mjek, i diplomuar në Stamboll, Turqi.

PËRKATËSIA FETARE: Orgjinë muslimane. Ateist

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Jashtëm, deputet.

VDEKJA:  25 maj 1954 me vetëvrasje.

HAXHI LLESHI, presidenti i 3-të i Republikës (Kryetar i presidumit të Kuvendit Popullor)

Ditëlindja: 19 tetor 1913

VENDLINDJA: Dibër,

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 1 gusht 1953 deri më 21 nëntor 1982.

ARSIMIMI: Arsimim fillor, i padiplomuem.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Brendshëm, deputet.

PËRKATËSIA FETARE: Me orgjinë muslimane, atesit.

VDEKJA: 1 janar 1998, natyrore. 84 vjeç, 9 muaj e 18 ditë.

RAMIZ ALIA, presidenti I 4-ët I republikës (Kryetar i presidumit dhe president)

Ditëlindja: 18 tetor 1925.

VENDLINDJA: Shkodër. (Ardhë nga Bosnja)

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: Që nga 22 nëntori 1982 deri më 2 prill 1992.

ARSIMIMI: Diplomuar në shkollën e Partisë, Moskë, Rusi.

PËRKATËSIA FETARE: Me orgjine muslimane, ateist.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Arsimit, deputet.

VDEKJA: 17 tetor 2011, natyrore.

SALI BERISHA, presidenti I 5-të i Republikës.

Ditëlindja: 15 tetor 1944.

VENDILINDJA: Vuçidol, Tropojë.

MOSHA KUR MORI DHE LA DETYRËN: E mori detyrën në moshën 47 vjeç, 5 muaj e 25 ditë dhe e la 52 vjeç, 8 muaj e 26 ditë.

ARSIMIMI: I diplomuar për Mjekësi në universitetin e Tiranës.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Kryeministri i 32-të i shtetit shqiptar, deputet.

REXHEP MEIDANI, presidenti i 6-të i republikës.

Ditëlindja: 17 gusht 1944.

VENDILINDJA: Tiranë

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 1997 deri më 24 korrik 2002.

ARSIMIMI: I diplomuar për fizikë në universitetin e Tiranës.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Deputet.

ALFRED MOISIU, presidenti i 7-të i republikës

Ditëlindja: 1 dhjetor 1929.

VENDLINDJA: Shkodër. (Me origjinë nga Jugu)

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 2002-24 korrik 2007.

ARSIMIMI: I diplomuem ushtarak.

PËRKATËSIA FETARE: Ortodoks

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Mbrojtjes.

BAMIR TOPI, presidenti i 8-të i Republikës.

Ditëlindja:24 prill 1957

VENDLINDJA: Durrës.

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: Nga 24 korriku 2007 deri më 24 korrik 2012

MOSHA KUR MORI DETYRËN: E mori detyrën 50 vjeç e 3 muaj.

ARSIMIMI: I diplomuem si mjek veteriner në Universitetin Bujqësor, Kamëz.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje mulsimane.

DETYRA TË TJERA NË SHTET: Ministër i Bujqësisë, deputet.

BUJAR NISHANI, presidenti i 9-të i Republikës.

Ditëlindja: 29 shtator 1966.

VENDLINDJA: Durrës

KOHA E QENDRIMIT NË DETYRË: 24 korrik 2012–24 korrik 2017

ARSIMIMI: I diplomuar ushtarak dhe jurist.

PËRKATËSIA FETARE: Familja me prejardhje muslimane.

DETYRA TJERA SHTETNORE: Ministër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë, deputet.

ILIR META, presidenti i 10-të i Republikës

Ditëlindja: 24 MARS 1969

VENDLINDJA: ÇEPAN, SKRAPAR.

DITA KUR U ZGJODH PRESIDENT: 28 PRILL 2017, ORA 18.00.

ARSIMIMI: DIPLOMUAR PËR EKONOMI NË UNIVERSITETIN E TIRANËS.

PËRKATËSIA FETARE: Musliman Bektashi.

***

Janë plot 110 vjetë që Shqiptarët kujtojnë se kanë fitue Pamvarsinë Kombtare, me 28 Nandor 1912. Por prej asaj ditë, me 29 Nandor 1912, Shtetin Shqiptar e ka drejtue Ismail Qemal beu i Vlonës që s’ishte dakord me  “Pamvarsi të plotë nga Turqia”.

E Shqiptarët tash 110 vjetë vazhdojnë të qeverisen nga disa“mbeturinat anadollake”!

Shteti ma i mbrapambetun i Europës, dhe gjithnjë jashta Saj, ku sundon korrupsioni, hajnia, imoraliteti, vllavrasja, shfarosja, pabesia, paburrnia, urrejtja, ateizmi, shperdorimi i detyrës, injoranca, mendjemadhsia, kapadailleku, trafikantët e drogës. E gati harrova: Shkatrrimtarët e vertetë të Shtetit Shqiptar!

Melbourne,  21 Janar 2022.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora