Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Takimi i fundit
E diele, 12.12.2021, 12:32 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa LVIII.)
TAKIMI
I FUNDIT:
FOTOKOPJE E LETRES
ORIGJINALE
SHKRUE PREJ
AT PJETER MESHKALLëS
S.J.
N’ ARKIVIN E MINISTRISë
Së MBRENDSHME TIRANë 1998. (DOSJA NR.4191/1-1967).
Padër
Mëshkalla ia mbërrijti asaj ditë që pat profetizue ma parë. Ai e pa me sy shka
paralajmëroi. Diktatorët me të vërtetë hangrën kokat e njeni tjetrit dhe këtij
nuk patën shka me i ba. Ai dhe Ideali i Tij FITOI!
E
takova edhe njëherë përkrahu me Zef Mirditën (Bukën), pak pa mbërrijtë tek dera
eme dhe shkëmbyem pak fjalë rreth shëndetit, për të cilin m’u ankue dhe para se
të ndahëshim e përqafova si zakonisht.
Nuk
më shkoj mendja aspak në ato ditë se ai ishte kenë takimi i fundit me Té! Ai
nuk kaloi kurrma andejpari.
Edhe
pse kanë kalue shumë vite, shpesh e kujtoj dhe prap me veti mendoj e më duket
se një ditë, unë prap do ta takoj !
Ai,
bashkë me veprën e Tij, nuk vdes kurr në kujtesën teme dhe t’ atyne që e njohën
ose i kanë dëgjue vetëm emnin!
Unë
kam besim tek Kisha, dhe Besoj se, një ditë jo aq larg, Martiri At Pjetër Mëshkalla do të jetë në
vendin që meriton! Ajo ka prova të mëdha
prej Tij!
Prof.
Arshi Pipa, shkruen për Padër Mëshkallën: “Por, 25 vjet burg ndër burgjët
staliniste, peshojnë ndoshta edhe ma randë në kandarin e martirizimit, se
pushkatimi”(1993).
Melbourne, 1 Dhjetor 2021