Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Çka parashikonte At Pjeter Meshkalla?
E marte, 26.10.2021, 07:33 PM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa XLVI) II.
?Çka parashikonte AT PJETER MESHKALLA
S.J. nga këto libra Diplomatësh mbi 75
vite para?
“Shqipnia prej shiut
shkoi e ra në breshën!”
Për mos me ndikue
lexuesin e këtij materiali me mendimet e mija në lidhje me këto ngjarje
tragjike të fatit të popujve të Botës, do të kaloj në disa dokumenta tjera
shumë me rendësi, që i përkasin po kësaj periudhë historike të Luftës së Dytë
Botnore.
?HENRY KISSINGER “DIPLOMACIA”, “Leximi në
kancelaritë e Perëndimit, duhet të fillojë detyrimisht nga ky libër”Alan Clark,
The Times.
Përkthye P. Pojani; Red.
M. Raxhimi. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999. Shtypur në
Shtypshkronjën LAERT Tiranë, 1999.
Henry A. Kissinger asht
betue me 22 shtator 1973, si Sekretar i pesdhjetegjashtë i Shtetit, detyrë që e
mbajti deri me 20 janar 1977. Ka marrë çmimin “Nobel” për Paqen në vitin 1973,
si dhe çmime të tjera të rëndësishme të Shteteve të Bashkueme të Amerikës.
?Faqe 333: “Stalini futi katekizmin rigoroz të
formimit të tij të hershëm fetar në interpretimet e pamëshirshme të botkuptimit
bolshevik dhe e shndërroi ideologjinë në një instrument politik... Stalini
ishte vërtetë një përbindsh; por në drejtimin e marrëdhenjeve ndërkombëtare ai
ishte realisti më i madh – i duruar, dinak e i paepur.
Risheljeja i kohës së
vet... Rreptësia e Stalinit shtrihej vetëm në ideologjinë komuniste.”
?Faqe 337: “Fobia e Stalinit u shpreh gjerësisht në
eleminimin prej tij të të gjithë kundërshtarëve poltik, të mundshëm, të
brendshëm dhe në vrasjen e internimin e miljona të tjerëve që e kundërshtonin
atë, vetëm në fantazitë e tij.”
?Faqe: 339: “Rasti ishte Kongresi i XVIII i PK të
BRSS, ...Mbledhja e parë mbas pesë vjetësh .., nga 2000 delegatë, merrnin pjesë
vetëm 35 nga ata të pesë viteve më parë; 1100 të tjerë ishin arrestuar për
veprimtari kundërrevolucionare; ishin likujduar 98 nga 131 anëtar të komitetit
qendror, sikundër edhe tre nga pesë mareshalët e Ushtrisë së Kuqe dhe 11 zëvendëskomisarët
e mbrojtjes, të gjithë komandantët ushtarakë të rajoneve dhe 75 nga 80 anëtarët e Këshillit të Lartë të Mbrojtjes.”
?Faqe 343: “Çdo ushtri “çlirimtare” sovjetike do të
kthehej në një ushtri pushtuese.”
?Faqe 344: “Stalini, i cili e ndjente që lufta është
e paevitueshme, donte përfitimet nga lufta, pa marrë pjesë në të.”
?Faqe 370: “Çdo udhëheqës i madh ka rrugën e vet...Ruzvelti
kishte krejt karakterin, energjinë e mjeshtrinë e diktatorëve dhe ishte në anën
tonë.”
?Faqe 371: “Deri në raportin para Kongresit mbi
Jaltën me 1945, Ruzvelti qëndronte gjithmonë më këmbë sa herë që mbante ndonjë
fjalim të rëndësishëm. Duke qenë se media i përshtatej përpjekes së Ruzveltit
për të luajtur rolin e tij me dinjitet, shumica dërmuese e amerikanëve,
asnjëherë nuk e kuptuan sesa i gjymtuar ishte Ruzvelti ose perceptimet e tyre
kishin ngjyra mëshire... Ishte një kombinim i papërcaktuar i manipuluesit dhe
ëndërrimtarit politik. Ai drejtonte më tepër në bazë të instiktit, sesa
analizës...”
?Faqe 396: Ruzvelti deklaroi: “Britania e Madhe
duhet të mbronte Europën, pa asnjë ndihmë nga Amerika... Unë nuk dua që Shtetet
e Bashkuara të kenë barrën e rindërtimit të Francës, Italisë dhe Ballkanit...
?Në shkurt 1945, në konferencën e rëndësishme të
fituesve në Jaltë, Ruzvelti qortoi Çerçillin në prezencë të Stalinit.., ai vuri
në lojë qellimin e tij...”
?Faqe 410: “Ruzvelti mbështetej në marrëdhënjet me
Stalinin në një mënyrë që Çërçilli kurrë nuk do ta bënte..,në Teheran nga 28
nëntori e deri me 2 dhjetor 1943, dhe në Jalta nga 4 deri me 11 shkurt 1945.
...Ruzvelti parapëlqente të shihte te Stalini më mirë një mik si xhaxha, sësa
një diktator totalitar.”
?Faqe 443: “Stalini mundi të impononte kufijtë e
Europës Lindore, pa ndermarrë një rrisk të
tepruar, sepse ushtritë sovjetike i kishin pushtuar këto zona. Por, kur
puna erdhi për të imponuar regjime të tipit sovjetik në këto territore, ai u tregua
shumë më i kujdesshëm.
?Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe
Shqipëria vendosën diktatura komuniste.”
Shenim nga F.RADOVANI: Mendoni pak minuta dhe shikoni se, në çfarë llomit
na zhyti komunizmi !!
At Meshkalla shpesh
persëriste:“Ndaj Klerit Katolik u ushtrue një Gjenocid i vertetë, i panjoftun
n’ Europën Lindore komuniste... Torturat janë kenë në heuesitë tona të
pakrahasueshme me vendet tjera komuniste...
Nuk duhet me harrue
fjalët e Kardinalit Minzenti, në Revolucionin Hungarez të vitit 1956, që pat
thanë se, po rashë në duart e komunistëve, mos merrni asgja për bazë se çka
mund të flas mbas arrestimit, mbasi torturat mund të me bajnë mos me kenë ma ky
që jam sot; e sigurisht, torturat e Sigurimit Hungarez as, nuk mund të
krahasohën asnjëherë me torturat e Sigurimit Shqiptar. Po, ajo që asht edhe ma keq tek na
sot, edhe:
Pa asnjë
shpresë shpetimi.” (1964).
Melbourne, 24 Tetor 2021.