Mendime » Radovani
Fritz Radovani: Kush asht ky kryekuq me ameba?
E enjte, 23.09.2021, 05:46 PM
Nga Fritz RADOVANI:
VIRUSI PYET PO KET A
E DINI:
KUSH ASHT KY…
KRYEKUQ ME
AMEBA?
Kryeminister
me drita të kuqe ka vetem Shqipnia! Ai sheh vetem kuq!!
Thonin
se ka pasë edhe parardhës të tij që shikonin vetem këte ngjyrë...
Duket
dishka e pakuptueshme, por kjo nuk asht aspak e pabesueshme...
Edhe
po kje se historia nuk e dishmon dishka kësi soji, e tregon kulltuku!
Edhe
pse Ever Hoxhës i pat premtue Dushani “drejtimin e PKSh”, pak ma parë e vuni në
kulltukun e kryeministrit, per me pa ngjyren si shikon, e kur u sigurue se
Everi “shifte vetem kuq”.., i tha Tito: “Besoja PKSh”, që domethanë: “Besoja
Partinë e Kuqaloshve Shqiptarë”... E, per me e vertetue këte, shikoni listat e
kryeministrave, presidentave dhe pasuesit e Everit, e keni me kenë të bindun se
të gjithë shikonin kuq, se ata ashtu kishin trunin e veshun me ameben e kuqe të
Stalinit, që ai tru ushqehet vetem me gjak të freskët Atdhetarësh dhe
intelektualë të vendit vet...
Kokat
me tru të kuqe nuk i kanë mungue asnjëherë Popullit Shqiptar!
Edhe
po të studjohet historia prej kohës së shpalljes së Pamvarsisë, edhe atëherë
doli një “kryeminister” që kerkonte ngjyren e kuqe...Dhe realizoi vrasjen e
Luigj Gurakuqit në 1925 në Bari t’ Italisë... Kush dreqi e di shka i kishte
dhanë me hanger daja Esad Pashë Toptani, nipit vogel Zoglushit e, këtij (të
shkretit) ia lypte syni ngjyren e kuqe, sa u kthye në Shqipni...
Disa
thonë se kjo “ameba në tru” trashigohet, ata dishka dijnë se kot nuk e thonë
këte. Nder kryeministra tjerë, mbas 1944, të gjithë kanë pa kuq... Mbas 1990 dishka
ju kjartësue disave pamja... Kishin të drejtë ata që e shpresonin ndryshimin e
pamjes së kuqe prej kryeministrave që vinin, por, se po e han dreqi Shqipninë,
me “rilindjen kuqaloshe”, e po vrapon me hy nen mrrelen e Anadollit, e nder
brakeshat e kuqaloshave serb, bash si t’ ishte nipçe i Ahmet zogolloviqit...
Shka t’ ban “ameba kuqe”!!
Per
disa asht e vështirë me e kuptue “ameben në tru”, kryesisht ndikimin që ka ajo
në jeten e lirë, mbasi asnjëherë Shqipnisë së shkretë, nuk po ju hiqen rreziqet
sllavoruse – anadollake, qysh se doli shtet në vedi...
Asnjëherë
fotokopjo e Esat Pashës nuk ishte kaq prezent si sot në Tiranë!
Edhe
vrasja e Avni Rrustemit ishte mallkim i madh per Shqiptarët!..
Nanë
Tereze sigurisht lutet që “Zoti t’ ja heqin mallkimin Shqiptarve!..”
Melbourne, 23 Shtator
2021.