E marte, 15.10.2024, 02:38 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: Harresa asht themeli i 'rilindjes'

E merkure, 08.09.2021, 09:04 PM


Nga Fritz RADOVANI:

HARRESA  ASHT   THEMELI  I  “RILINDJES”

DERI  KUR  KY  TURP ?

EUROPA E NJOHU: “MJEKU ME DUER T’ARTA”.

M U E J    SHTATOR  2 0 2 1 :  K u j t o j m ë ...

?4 Shtator 1886 U le Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Argjipeshkëv i Tiranës e Durrësit. Predikues e poet i njohun në letersi Shqipe.Vdiq në burgun e Durrsit me 19 Mars 1949.

2 Shtator 1892 U le në Shkoder Don Lazer SHANTOJA. U pushkatue me 5 Mars 1945 nga komunistët. Asht Kleriku i parë Katolik që pushkatohet dhe as sot nuk ka vorr. Letrar me vlera të mëdha...

25 Shtator 1901 U le i paharrueshmi At Pjeter MESHKALLA S.J.(1901 – 1988).Nder Figurat ma të Nderueme per qendrim Burrnor antikomunist.

29 Shtator 1902 U le Kardinal Mikel Koliqi. Mbas 1945 kaloi jeten në burgje komuniste per 38 vjet i pafaj. 26 Nandor 1994 u ba Kardinali i I.

3 Shtator 1903 U le At Donat KURTI O.F.M. Drejtori i fundit i Gjimnazit “Illyricum”. Shkrimtar i njoftun per frazeologjinë Shqipe.

21 Shtator 1904 U le Imzot Gjergj VOLAJ. U pushkatue nga komunistët me 3 Prill 1948.

16 Shtator 1905 U le At Augustin ASHIKU. Mbas sa viteve burg vdiq me 16 Shtator 1986.

24 Shtator 1905 U le At Giakomo GARDINI (1905 – 1996) Misionar Jezuit që bani 10 vjet burg nder kampet e shfarosjes komuniste në Shqipni... U rikthye në vitin 1992...

27 Shtator 1907 Në Shkodër u le Dr. Federik SHIROKA. Ka vdekë me 15 Dhjetor 1955 dhe, asht vorrosë në Shkoder me porosinë e Tij.

10 Shtator 1908 U le Prof Namik RESULI (1908 – 1985) Kritik dhe letrar i madh… Nder penat e nderueme të letersisë Shqipe (1941).

2 – 9 Shtator 1909: U mbajt Kongresi i Elbasanit per hapjen e shkollave Shqipe.

23 Shtator 1912 U le Papa Josif MIHALI në Elbasan, u arrestua në vitin 1945, sepse ishte prift katolik dhe u dërgue me punë të detyrueme në Korçë, e mbyten më 26 tetor 1948, tue e zhytë të gjallë nder balta...

7 Shtator 1913, U le At Filip MAZRREKU O.F.M. Muzikant dhe një nga organizatorët e korit Fretenve në Shkoder. La gjurmë tek elementi i rij me prirje muzike.

24 Shtator 1915 U vra tradhtisht Ded Gjo Luli (1840–24 September 1915)

30 Shtator 1919 U le Mark ÇUNI në Rranxa të Bushatit (Shkodër).Asht  pushkatue 26 vjeç per pikpamjet demokratike të grupit antikomunist “Bashkimi Shqiptar” në 1946. Asht në të parët Demokrat Shqiptar...

16 Shtator 1922 Frati i Zadrimës, At Gjergj FISHTA, i shkruen Mikut të vet Provincialit At Palë Dodaj, një lajm të panjohun në historinë tonë.

2 Shtator 1925 U le Gjelosh LULASHI në Shosh (Dukagjin). U pushkatue tradhtisht nder Bjeshkët e Nemuna me 4 Mars 1946.

15 Shtator 1943 vritet me atentat nga komunistet në Tiranë ingj. Ludovik ZOJZI. Ai ishte  projektuesi i varrezave të Rrëmajit në Shkoder. Nuk pranoi me bashkpunue me komunista.

Shtator 1945 mbytet në tortura në sigurimin Mirditë Don Mark XHANI nga krimineli B.Biba, trupin e Tij e dergojnë në Shën Pal, ku ua hedhin me e shkye qejve të fshatit.

8 Shtator 1946 Shugurohet Meshtar Don Lazer JUBANI. U mbyt nga sigurimi i shtetit pabesisht...

9 Shtator 1946 Lëvizja e Postribës: Numri i të zhdukunve, të vramve dhe të burgosunve nder kampet e shfarosjes, nuk dihet as sot... Vetem me 9 Shtator janë vra mbi 250 vetë.

9 Shtator 1946 Arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Romancieri i parë Shqiptar.

Shtator 1946. Pushkatohet Fran MIRAKAJ (1916 – 1946). U le në Iballë (Pukë)në 1916. Urdhni i pushkatimit lëshohet nga tirani E. Hoxha.

30 Shtator 1946,  Dy nga vrasësit ma barbar të sigurimit të shtetit Zoji Thëmeli dhe Vaskë Koleci, mbysin në tortura Avokat Muzafer PIPEN (1914 – 1946), në sigurimin e Shkodrës.

20 Shtator 1948 Arrestohet Don Vlash MUÇAJ, mbas një qendrese burrnor...

12 Shtator 1949 Vdes në tortura Don Jak BUSHATI (1890 – 1949), në hetuesi të Lezhës...

5 Shtator 1951 Vdes në burgun e Shkodres At Pal DODAJ…I njohun per “Ditarin” e Tij.

16 Shtator 1954 Vdes At Zef SARAÇI S.J. Nder klerikët Shqiptar ma të kulturuem.

3 Shtator 1956, ora 17.00 VETVRASJA e Prof. Prek KAÇINARIT (1910 – 1956 ) në Tiranë.

10 Shtator 1967 vdes At Pjeter TUCI S.J. Profesor i Gjimnazit Jezuitëve Shkoder.

27 Shtator 1967 Vdiq At Çiril CANI ((1875 – 1967) Figurë e nderueme Françeskane.

20 Shtator 1971 pushkatohet Don Shtjefen KURTI, se ka Pagzue një fëmij. Nder Figurat e Nderueme të Klerit Katolik.

17 Shtator 1976 Arrestohet  Don Lec SAHATÇIJA. Bani 225 ditë hetuesi pa nenshkrue procesin. Vdes në burgun e Tiranës me 4 Prill 1986.

11 Shtator 1981 Vdes Don Mark HASI në kampin Ballsh…Mbas 21 vjetësh i burgosun... Predikatar i njohun i Klerit Katolik.

13 Shtator 1985 Vdiq skulptori Odhise PASKALI, (1903- 1985) Skulptor i bustit Gjergj Kastriotit Skenderbeut në pllakatin e Kalendarit të Vitit 2018, nga F.R. (siper).

15 Shtator 1985 Interrnohet Don Nikolin PERGJINI. Asht Shugurue  Meshtarë në ShBA.

28 Shtator 1985 Vdes At Ferdinand PALI O.F.M.,  Besnik i Urdhnit vet deri në vdekje...

10 Shtator 1988 Vritet pabesisht Don Lazer SHELDIJA nga agjenta të sigurimit komunist shqiptar në ShBA.

5 SHTATOR 1997 Vdes Nanë TEREZA. Vorroset me 13 Shtator 1997 në INDI me ceremoni madhshtore...

12 Shtator 1998 Vritet pabesisht në Tiranë deputeti Azem HAJDARI (1963 - 1998).

?7 Shtator 1991 Rivendosen mbas 1945 mardhanjet diplomatike  në nivel Ambasadash VATIKAN – SHQIPNI. Shqipnia komuniste ka pre mardhanjet me Vatikanin në Maji 1945, kur ishte në Tiranë Imz. Leone G.B. Nigris. Kaluen prap tashti 9 vite pa Ambasador në Vatikan...

7 Shtator 2001 Vdiq në Laç Luk KAÇAJ (1926 – 2001) Kangtar i madh i njohun n’ Europë per zanin e Tij.

3 SHTATOR 2000 PAPA GJON PALI Beatifikon Papët Piu IX dhe Gjonin XXIII. Romë. Papa Gjoni XXIII asht Papa që foli i pari në Vatikan në gjuhë Shqipe.

Melbourne, Shtator 2021.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora