Mendime » Radovani
Fritz Radovani: “Edhe një Hero ma pak!”
E diele, 25.07.2021, 10:38 AM
Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXIX.)
“Edhe një HERO ma pak!”
1988, KORRIK 28... Në
Shkoder...
Një
ditë vere e nxehtë me të marrë frymen, si ngjet jo rradhë në qytetin tonë të
Veriut. Një taft si në gryken e furrës...
Edhe
pse kishte kohë që At Pjeter Mëshkalla nuk ndihej mirë me shndet, lajmi i asaj
ditë ishte i papritun per shkodranët.
Ai
lajm u hap në kater anët si t’ binte rrfeja: “At Mëshkalla nuk rrnon ma!” E,
ndoshta, per shumicen ishte i pabesueshëm...
Kur
perfundoi 25 vitet e burgut komunist Ai ishte 76 vjeç, po a e besonin këte ata
që kanë pasë fatin me e njoftë atëherë? Nuk besoj! Ai kishte një mendje të
freskët dhe gojen shpatë, po kur e lypte rasa, fjala e Tij ishte aq e ambel e
joshëse sa, ne nuk na bahej me u shkëputë prej Tij me orë të tana. Atë ditë nuk
besoj se ka mbetë kush në Shkoder pa u pikllue në zemer!..
E
pra, na la edhe Pader Mëshkalla! Populli i Shkodres pa dallim Feje e percolli
me dhimbje në Shpirt Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij.
Dijetarin mendjendritun e puntorin e palodhun për unitetin e Atdheut,
Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të
Demokracisë dhe të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të
rinisë e kundërshtarin e papërkulun dhe të pathyeshëm përballë diktaturës
barbare komuniste.
Shqipja
me kthetrat e Saja ka skalitë atëditë në një shkamb:
“Edhe një HERO ma pak!”
Melbourne, Korrik 2021